BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi mori pjesė sot pasdite nė Forumin ekonomik tė biznesit shqiptaro-gjerman, tė mbajtur nė Berlin, me pjesėmarrjen e njė grupi tė rėndėsishėm tė biznesit tė tė dy vendeve.

Pas ēeljes sė punimeve tė Forumit nga Drejtori i Marrėdhėnieve me Jashtė tė Dhomės Gjermane tė Industrisė dhe Tregtisė sė Berlinit, zotit Aksel Niēke, Presidenti shqiptar, Bamir Topi, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, pasi shprehu kėnaqėsinė e veēantė tė takimit me pėrfaqėsues tė komuniteteve tė biznesit, veēanėrisht, tė komunitetit tė biznesit gjerman, falenderoi sipėrmarrėsit gjermanė dhe tė gjitha strukturat shtetėrore dhe private ekonomike dhe financiare gjermane, tė cilat kanė shprehur interes pėr Shqipėrinė dhe qė aktualisht “ndodhen nė vendin e donatorit mė tė madh pėr vendin tonė, duke dhėnė mbėshtetjen e tyre tė madhe nė procesin e gjatė tė transformimit demokratik dhe evropian qė Shqipėria tashmė ka ndėrmarrė”.

Gjithashtu, nė fjalėn e tij, Presidenti Topi vuri nė dukje se: “Shqipėria po pėrjeton sot ndryshime tė jashtėzakonshme politike, ekonomike dhe sociale dhe procese tė thella pėrshtatėse me njė shoqėri tė lirė, demokratike e tė ekonomisė sė tregut. Ne jemi tė vendosur tė arrijmė me sukses kėtė qėllim. Cili mė mirė se ky qytet ku ne ndodhemi sot do tė pėrfaqėsonte shembullin ideal se kur ka vullnet politik, kur ka politika tė drejta ekonomike dhe sociale, kur qėllimi i bashkon njerėzit, kur tregu gjen hapėsirė, kur sipėrmarrja shpėrblehet dhe kur njeriu shijon lirinė, ėndrra kthehet nė realitet. Ky realitet politik, ekonomik dhe social quhet sot Berlin, kryeqyteti i vetėm i Gjermanisė”.

Mė tej, duke nėnvizuar se niveli i shkėlqyer i marrėdhėnieve politike dhe diplomatike ndėrmjet dy vendeve tona jep garanci qė hapėsirat e bashkėpunimit e sidomos tė pjesėmarrjes sė potencialit ekonomiko-tregtar gjerman nė ekonominė dhe nė tregun e Shqipėrisė tė shumėfishohen nė raport me ato aktualet, Presidenti shqiptar vlerėsoi punėn dhe kontributin e sipėrmarrėsve shqiptarė, tė cilėt, pėrkrah biznesmenėve gjermanė, janė kthyer nė partnerė tė rėndėsishėm tė shtetit shqiptar dhe promotorė tė ekonomisė shqiptare, si dhe po i kontribuojnė tė ardhmes sė pėrbashkėt tė interesave tė tyre e pėr pasojė tė interesave tė vendeve tona dhe tė popujve tanė.

Nė vijim tė fjalės sė tij, Presidenti Topi shprehu mbėshtetjen e tij tė plotė pėr tė pėrkrahur misionin e rėndėsishėm tė sipėrmarrėsve tė biznesit, gjermanė dhe shqiptarė, nė fuqizimin e marrėdhėnieve mes dy vendeve tona, jo vetėm nė fushėn ekonomike, tregtare e tė turizmit, por dhe nė ato tė telekomunikacionit, infrastrukturės, energjisė, aviacionit civil e ushtarak, etj, duke theksuar se do tė “pėrkrahė ēdo nismė, ēdo interes tė shfaqur, ēdo qėllim tė ndershėm, ēdo marrėveshje dhe ēdo dėshirė qė do tė lindė nga ky forum i rėndėsishėm”.

Nė pėrfundim tė fjalės sė tij, Presidenti Topi theksoi: “Shqipėria e sheh komunitetin e biznesit gjerman njė partner tė rėndėsishėm tė interesave ekonomike tė saj dhe unė sot gjej rastin tė shpreh besimin e plotė se ju me pėrpjekjet tuaja tė pėrbashkėta do ta ēoni mė tej zhvillimin e marrėdhėnieve ekonomike mes Gjermanisė dhe Shqipėrisė”.

Gjatė punimeve tė Forumit e morėn fjalėn gjithashtu: Presidenti i Shoqatės Ekonomike Gjermani – Shqipėri, z. Hans-Jyrgen Myler, Presidenti i Komitetit pėr Evropėn Lindore dhe Qendrore, z. Mihael Rabe, Kryetari i Dhomės sė Tregtisė sė Shqipėrisė, z. Nikolin Jaka, si dhe mjaft pėrfaqėsues e sipėrmarrės gjermanė e shqiptarė tė biznesit.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto