BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Kryetarja e parlamentit,nė aksionin e saj tė radhės, pėrmes diplomacisė parlamentare, kėrkon mbėshtetjen e Gjermanisė pėr heqjen e vizave pėr shqiptarėt.

Nė udhėtimin e saj pėr vizitė zyrtare nė Suedi,gjatė ndalesės nė Berlin,Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit nė Busdestag nga kryeparlamentari Norbert Lammert i cili i shprehu kėnaqėsi dhe interes tė veēantė pėr takimin.Jozefina Topalli e falėnderoi Presidentin e Bundestagut,Lammert qė, megjithė impenjmet e tij tė mėdha, i dha mundėsinė Kryetares sė Parlamentit pėr njė takim qė zgjati pėrtej kohės sė parashikuar.Topalli bėri njė ekspoze tė zhvillimeve mė tė fundit nė Shqipėri. Ajo i bėri tė njohur reformat qė ka ndėrmarrė qeveria nė drejtim tė plotėsimit tė detyrimeve nė proceset integruese.Nė mėnyrė tė veēantė e njohu kolegun e saj gjerman me pėrmbylljen e tė gjitha kėrkesave lidhur me menazhimin e kontrolluar tė kufijve,me vėniėn nė funksion tė teknologjive tė reja mė tė avancuara nė kėtė drejtim, tė gjitha kėto tė lidhura me procesin e heqjes sė vizave.Gjithashtu Jozefina Topalli u ndal nė punėn nė parlament dhe nė numrin e madh tė ligjeve tė reformave tė kaluara kėto muajt e fundit.

Duke diskutuar lidhur me ēėshtjet ekonomike, ajo shprehu krenarinė pėr vlerėsimet e FMN-sė dhe Bankės Botėrore pėr Shqipėrinė si i vetmi vend nė rajon qė edhe pse I rrethuar nga kriza financiare globale vazhdon me rritje ekonomike tė qėndrueshme.Nė bisedėn e gjatė me kryetarin e Bundestagut, Kryetarja e Kuvendit u pėrqėndrua kryesisht nė angazhimin e plotė e serioz tė instutucioneve shqiptare pėr heqjen e vizave si njė objektiv qė i ka ardhur koha pėr t’u vėnė nė jetė.Jozefina Topalli shprehu shpresėn dhe besimin se Gjermania sėrisht do ta mbėshtesė Shqipėrinė nė heqjen e vizave pėr qytetarėt e saj.Nė aksionin e saj pėrmes diplomacisė parlamentare kesaj radhe Kryetarja e parlamentit ėshtė pėrqėndruar tėrėsisht pėr tė marrė mbėshtetjen nga vendet e BE-sė pėr gjėnė mė tė shtrenjtė e tė rėndėsishme pėr shqiptarėt – heqjen e vizave.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto