BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Tradita e festės pagane nė zonėn e Shpatit. Nė kėtė ditė Elbasani mbledh miq nga e gjithė Shqipėria


Kush nuk ka dėgjuar pėr festėn e Ditės sė Verės, jo vetėm nė qytetin, por edhe nė tėrė rrethin e Elbasanit. Ėshtė njė festė pagane, shumė mė e hershme se krishtėrimi. Nė kėtė ditė tė shėnuar, Elbasani mbledh miq nga e gjithė Shqipėria. Dhe kjo edhe pėr faktin se nė kėtė ditė tė shėnuar zhvillohen njė sėrė aktivitetesh tė larmishme, duke filluar qė nga ekskursionet nė natyrė dhe deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungon asnjė herė ballakumja, nė pėrgatitjen e sė cilės askush nuk mund t'ua kalojė amvisave elbasanase. Po tė lemė mėnjanė atė qendėr tė lashtė banimi me pėrmasa tė vogla tė quajtur "Skampini", qyteti i Elbasanit u formua si i tillė vetėm pas shekullit tė 15-tė nga ardhės prej fshatrave rreth e qark e, nė mėnyrė tė veēantė nga Shpati.

Si e feston Shpati Ditėn e Verės


Prandaj pėr tė ndjekur zanafillėn e kėsaj feste po nisemi nga zona tradicionale e Shpatit rreth 22 kilometra larg Elbasanit (duke pėrfshirė edhe zonėn e ulėt kodrinore). Nė zonėn malore tė kėsaj krahine kjo festė niste me njė ekskursion shpateve tė Bokanikut, ku tė rinjtė qė njė ditė mė parė kishin pėrgatitur shilarthe e sheshe pėr lodra tė ndryshme. Nė to merrnin pjesė me kėnaqėsi jo vetėm mosha e re, por edhe burra tė moshuar dhe gra. Kjo ditė e 14 marsit, qė ndryshe quhej edhe dita e luleve, gjithnjė shoqėrohej me bisqe tė gjelbėruar drurėsh apo lule tė hershme. Dreka e bollshme me mish gjahu shtrohej kolektivisht. Pas kėsaj u mbetej fėmijėve pėr ta mbyllur kėtė festė me trokitje nėpėr dyer tė fshatit, ku gostiteshin me vezė, pala fiku, fruta tė ruajtura pėr kėtė ditė etj.

Vitet kaluan dhe kjo festė pak nga pak i humbi disa nga veēoritė e saj. Sė fundi ajo ka mbetur si festė e fėmijėve, por qė ruan akoma me fanatizėm drekėn e bollshme dhe lulet. Por nė fshatin Shėnavlash kjo festė nuk ka humbur asgjė nga tradita. Kėtu pėrgatitjet pėr kėtė festė fillojnė qė dy ditė pėrpara. Janė fėmijėt ata qė merren me kėtė parapėrgatitje.

Kryetari i Komunės Gjinar, Gani Hida, thotė pėr ATSH se "ata shkojnė nė pyllin pranė dhe mbledhin lloje bimėsh, si llastare ferrash me dy krerė, sepse ferra ka rrėnjė nė tė dy segmentet e saj, ferra miu si dhe kėrcure tė thatė me miza dheu. Kėto vendosen nė dyer stallash dhe besohet se i shėrbejnė shtimit dhe mbarėsisė nė blegtori. Ndėrsa nėpėr vende tė dukshme nėpėr shtėpi vendosin bisqe thane, dhe lule qė sapo kanė ēelur, si kace, zymbyla apo manushaqe si dhe njė bimė qė i kthen vezėt gjatė zierjes nė ngjyrė tė kuqėrremė".

Riti i fėmijėve

Mėngjezi i ditės sė verės i gjen tėrė fėmijėt e fshatit, grupe-grupe, me hithra nė duar, duke trokitur derė mė derė. Askush nuk kthehet duarbosh. Pjesa ruhet edhe pėr ndonjė fėmijė qė ka munguar. Pasi mbaron riti i fėmijėve, tė rinjtė dhe tė moshuarit dalin nga shtėpitė dhe urojnė njėri-tjetrin "Gėzuar Ditėn e Verės! Qoftė njė verė e mbarė!" Gratė atė ditė as qepin, as bėjnė punė dore me shtiza sepse, siē besohet, janė tė mbrojtura nga gjarpėri. Dymbėdhjetė ditė pas festės sė luleve, fshati feston ditėn e Baba Nevruzit, ditė nė tė cilėn nuk pritet asnjė lloj druri, sepse besohet se atė ditė tėrė pylli falet.

Nė fshatra tė tjerė tė rrethit tė plotfuqishėm tė festės sė Ditės sė Verės kanė mbetur vetėm fėmijėt, tė cilėt mėngjezi i gjen dyerve tė fshatit, prej nga kthehen tė gostitur me gjithfarė frutash dhe embėlsirash. Gurabija e mbrujtur me maja miell misri e gjalp erėkėndshėm dhije dhe e ėmbėlsuar me sheqer tė bluajtur, me emrin joshės ballakume, i ka mbetur vetėm Elbasanit, edhe pse gjetkė, por pa sukses janė bėrė pėrpjekje pėr ta imituar. Kaq shumė lule dhe ėmbėlsira na sjell qė nga lashtėsia kjo festė pagane, sa qė nuk mungon nė asnjė nga trevat shqiptare.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto