1
Pėr Alesandro Nestėn ka pėrfunduar sezoni prej 13/3/2010, 10:43
Mjeshtri
♫ Anėtar/e ♫

Alesandro Nesta duket se i ka dhėnė fund sezonit, pas dėmtimit nė gju tė pėsuar nė ndeshjen ndaj Romės dhe qė e la jashtė nė transfertėn ndaj Manchester Unitedit tė mėrkurėn. Vizita e kryer tė premten nė Romė ka konfirmuar se mbrojtėsi i Milanit ka kėputur tendinėn e gjurit tė djathtė dhe koha e rikuperimit duket vėrtetė e gjatė. Nė ditėt e ardhshme do tė shohim nėse ėshtė nevoja e njė operacioni apo jo, ėshtė shprehur vetė Nesta. Nuk e di nėse sezoni im ka pėrfunduar, pasi edhe nėse bėhem operacion do tė rikthehem vetėm pėr fundin e kampionatit, deklaroi ai. Gjithsesi, bėhet fjalė pėr njė hipotezė tė guximshme, pasi edhe nė rast se nuk do ti nėnshtrohet operacionit, atij i duhen tė paktėn 45 ditė qė tė rikthehet. Stafi i Milanit megjithatė nuk kėrkon tė rrezikojė vetėm tė shkurtojė kohėn e rikuperimit, pasi do ta kishte tė gatshėm lojtarin vetėm pėr javėt e fundit tė kampionatit. Goditjen e parė mora qė nė ndeshjen me Atalantėn, ndėrsa ndaj Romės pasoi goditja finale, sqaroi Nesta. Mungesa e tij u ndje jo pak nė ndeshjen e Champions League ndaj Manchesterin, ku Milani pėsoi 4 gola.













