1
Disa ushqime pro dashurisė! prej 10/3/2010, 17:31
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫


Tė shijosh nė ēift para se tė shijosh njė natė magjike. Pėr tė shtuar libidosin e saj dhe rezistėncėn pėr e tij, ja cilat janė ushqimet qė bėjnė mirė pėr dashurinė dhe seksin. Harrojeni kinemanė, teatrin, baletin, koncertet, koktejet, festat.
Pėr njė takim tė realizuar duhet njė vend i qetė dhe njė bashkėpunim i mirė mes partnerėve.
E nėse dėshironi qė mbrėmja tė pėrfundojė mė njė triumf poshtė carēafėve, nuk ka mėnyrė mė tė mirė sesa ajo e shijimit tė minutave e orėve nė shoqėrinė e ushqimeve qė ndryshe quhen edhe afrodiziakė.
Nuk ka asnjė gjė mė interesante qė mudn tė bėsh nė ēift, pėrveē seksit, sesa tė luash me ushqimin. Organizoni njė darkė. Nė njė restorant me ambient romantik, akoma mė mirė nėse do tė organizohej nė shtėpi. Femrat adhurojnė meshkujt qė gatuajnė pėr to. Pas njė ushqimi tė shėndetshėm, ja se cilėt janė ushqimet qė rrisin libidosin e saj dhe rezistencėn e tij.
Goca deti tė gjalla
Ėshtė e vėrtetė qė do tė shpenzoni pak, por gocat e detit janė tė pazėvendėsueshme nė sferėn e ndjelljes sė epshit. Ato janė tė pasura me zink, qė stimulon prodhimin e testosteronit tė meshkujt dhe pėrmbajnė dopaminė qė nxit shpėrthimin e libidosit femėror. Edhe mėnyra se si i konsumojmė ato ėshtė seksi nė tė njėjtėn kohė. Pėrpiquni tė jeni sa mė tė pėrfshirė dhe ta shihni njėri tjetrin nė sy, teksa i merrni me gjuhė nga guacka e tyre (pa rėnė nė vulgaritet).
Pėrgatitja
Blini goca deti tė freskėta nė njė vend tė sigurt pėr cilėsinė. Gjashtė pėr person janė njė dozė mėse e mjaftueshme pėr njė antipastė. Nuk do tė kishte problem edhe nėse do tė ishin vetėm 3 pėr person. Lėrini nė ujė tė rrjedhshėm dhe mė pas fėrkojini pėr tė larguar papastėrtitė pėr njė periudhė kohe. Mė pas hapini njė e nga njė , me delikatesė dhe vendosini mbi njė pjatė tė nderė tė mbushur mjaftueshėm me akull tė thyer. Dekorojini me alga apo me feta limoni. Mund ti spėrkasni edhe me lėng agrumesh direkt nė to, por vetėm pak ēaste para se ti konsumoni.
Mango, pjeshkė dhe luleshtrydhe
Nuk kanė hormone dhe as lėndė kimike. Nė kėtė rast stimulimi vjen nga aroma ekzotike, nga pjesa e butė e frutave dhe lėngu qė rrjedh nė gojė dhe gjuhė. Nė fund tė darkės njė miks frutash ėshtė njė lojė dashurie qė vlen mė shumė se ēdo gjė tjetėr.
Pėrgatitja
Zgjidhni fruta tė pjekura mirė dhe mė aromė tė theksuar. Nėse nuk janė me aromė atėherė ēmund tė prisni se do tė ndodhė? Mė pas lajini me ujė tė bollshėm. Qėroni mangon dhe pjeshkėn dhe hqini bishtat e luleshtrydheve. Pritini frutat nė feta tė mėdha dhe mė pas ushqehuni me to, duke lėnė lėngun tė rrjedhė
Bajame
Edhe ky frut i thatė stimulon libidosin e femrės dhe prodhimin e hormoneve te mashkulli. Pėrmbajtja e lartė e yndyrnave nė to ėshtė burim energjie, kanė shumė kalori, pėr kėtė konsumoni pak. Nėse aroma nuk ju ngacmon aq sa duhet, atėherė ndizni qirinj aromatikė me aromė bajamesh. Do tė kenė tė nėjtin efekt edhe nė humorin e femrės. Nė fund tė darkės dhurojini njė masazh me vaj bajamesh. E nėse nuk jeni aq tė druajtur, finalja do tė jetė me siguri sublime.
Ēokollatė
Ēokollata i bėn mirė dashurisė. Kjo nuk ėshtė njė legjendė. Kur femrat thonė se edhe njė kuadrat i vogėl i bėn tė ndihen mirė, ato kanė tė drejtė. Kompozimi kimik nuk gėnjen: ēokollata ndihmon tė ndiheni tė dashuruar dhe shkrin tė gjithė akujt. Ēokollata e zezė ėshtė akoma mė efikase dhe mė e pasur me antioksidantė.
Pėrgatitja
Shkrini nė banjėmari kutizat e ēokollatės, shtoni pak krem qumėshti (pana) nėse doni qė tė jetė mė e butė dhe delikate. Mė pas pėrpiquni qė tė jeni pranė sobės ku po e pėrgatisni, pasi temperatura e lėndės sė shkrirė nuk duhet tė ndryshojė. Fikni dritat dhe zhysni nė kėtė ēokollatė tė gjitha frutat qė dėshironi.
Mėlēi
Ėshtė e vėrtetė qė kanė njė aromė tė fortė, por edhe shija ėshtė e tillė. Efekti i tyre pėr libidosin ėshtė i padiskutueshėm, edhe nė personat qė nuk shquhen pėr forcė dhe ndjesi tė madhe epshi.
Pėrgatitja
Hidhni dhe skuqni nė njė tigan fetat e vogla tė mėlēisė me vaj ulliri dhe qepė. Shtoni pak piper tė zi dhe mė pas mbulojeni gjithė masėn nė krem. Mė pas hidheni nė feta tė thekura buke tė prera nė forma tė ndryshme, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė ushqim tė pėrdorur nė Francė, tė quajtur fois gras patč.
Fiq
Pėrmbajnė aminoacide dhe rrisin dėshirėn seksuale nė mėnyrė tė habitshme. Dėshira pėr tė parė njėri-tjetrin do tju vijė qė nė momentin qė prekni me buzė frutin me formė sensuale femrėore. Mund ta shoqėroni edhe me masėn me mėlēi tė pėrgatitur me bukė tė thekur. Gjithēka qė vjen mė pas ėshtė e mrekullueshme.
Selino
Njė nga mėnyrat mė ekonomike pėr tė arritur efektin e dėshiruar, mund edhe tė mos jetė i njohur si afrodiziak. Bėhet fjalė pėr kėrcellin e selinos, i cili pėrmban androsteron, njė hormon qė pėrhapet pėrmes djersitjes nga trupi i mashkullit dhe stimulon femrėn dhe dėshirėn e saj. Pėr tu konsumuar sa mė mirė, priteni nė pjesė tė vogla dhe shtojini kubikė djathi sipėr. Gorgonzola do tė ishte perfekt pėr kėtė rast, por mrekulli do tė ishte edhe djathi Philadelphia.
_________________________________________________________________________________



Forumi



