BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LePuRuShJa


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Diplomatė amerikanė shprehin interesimin pėr procesin e liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt, ndėrkohė qė disa kongresmenė pritet tė vizitojnė muajt e ardhshėm vendin

Ēėshtja e liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt e Shqipėrisė nuk ėshtė vetėm njė dėshirė e shqiptarėve, aq mė tepėr e qeverisė sė Kryeministrit Berisha. Ky proces i paralajmėruar, tashmė ėshtė listuar si njė ndėr ēėshtjet ku mund tė investojė interes, ndėrhyrje dhe dialogim edhe diplomacia ndėrkombėtare. Nė Bruksel, ardhja e komisionerit pėr Zgjerimin nė Tiranė, zotit Fule, shihet si njė akt qė e bėn edhe mė aktiv interesimin e administratės sė lartė tė BE-sė pėr Shqipėrinė dhe progresin e kėrkuar tė saj. Shumica e ambasadorėve tė BE-sė, qė vijojnė kontaktet me autoritetet e qeverisė sė zotit Berisha, shprehen se “procesi i liberalizimit dhe ai i statusit tė kandidatit pėr anėtar nė BE, ėshtė nė duar tė vetė shqiptarėve”.

Por matanė kėsaj diplomacie, investohet edhe njė interesim prej diplomacisė amerikane, e cila kur bėhet fjalė pėr rajonin ballkanik, nė mėnyrė tė veēantė pėr Shqipėrinė, vlerėson raportet e sigurisė qė karakterizojnė atė me fqinjėt. Nė mėnyrė tė pėrsėritur, ambasada amerikane nė Tiranė ėshtė shprehur pėr standardet dhe shtimin e kapaciteteve integruese tė Shqipėrisė nė raport me BE-nė, sikundėr ėshtė kėrkuar me kėmbėngulje rritja e vlerave tė demokracisė dhe sidomos mbrojtja e asaj nė institucione dhe prej institucioneve.

Nga burime diplomatike nė Uashington mėsohet se diplomatė amerikanė qė merren me ēėshtjet e Europės dhe sidomos ato tė Ballkanit, po dėshmojnė interesim tė veēantė pėr procesin e liberalizimit tė vizave pėr shqiptarėt, si dhe pėr procesin e shumėdėshiruar tė fitimit tė statusit tė kandidatit pėr vend anėtar nė BE. Kėto burime konfirmojnė se gjatė muajit tė fundit nė takime dhe komunikime diplomatike ėshtė folur pėr forcimin e diplomacisė sė lobingut mes Tiranės dhe Brukselit, si dhe kryeqyteteve tė tjera tė BE-sė, pėr shtuar besimin dhe pėr tė fituar pėrkrahjen e Brukselit zyrtar nė nevojėn pėr liberalizmin e vizave, por edhe pėr tė prishur raportet pėrjashtuese qė ka krijuar ecuria e kėtij procesi nė raport me vendet e tjera tė rajonit dhe sidomos tė Europės Juglindore.

Kėto burime bėjnė tė ditur se, nė kuadėr tė intensifikimit tė shkėmbimeve diplomatike mes Uashingtonit dhe Tiranės, nė muajt e ardhshėm pritet edhe mbėrritja e njė grupi kongresmenėsh, si dhe diplomatė tė veēantė, tė cilėt do tė informohen mbi pėrpjekjet e autoriteteve shqiptare, si dhe do tė ofrojnė interesim pėr shtimin e mbėshtetjes europiane ndaj shqiptarėve nė kėtė proces. Ivan Bizjak, drejtor i pėrgjithshėm pėr Drejtėsinė dhe Ēėshtjet e Brendshme, nė sekretariatin e pėrgjithshėm tė Kėshillit tė BE-sė, dy ditė mė parė u shpreh nė Tiranė: “Jam i sigurt se dhe Shqipėria e Bosnje-Hercegovina e kanė tė qartė se ēfarė duhet tė pėrmbushin.

Liberalizmi i vizave ėshtė vetėm njė aspekt i rrugės plot sfida drejt anėtarėsimit tė plotė nė BE. Kjo kėrkon shumė punė dhe energji. Duhen konsoliduar institucionet, tė garantohet sundimi i ligjit, tė luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar, tė respektohen tė drejtat e njeriut, tė ketė konkurrencė tė lirė nė treg etj., reforma bindėse dhe qė japin efekte pozitive te qytetarėt dhe mirėqenia e tyre. Kjo arrihet jo vetėm me fjalė, por dhe me vepra konkrete”. Ndėrsa pak ditė mė parė, raporti i Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr ēėshtje tė trafiqeve dhe drogės vlerėsonte situatėn e pėrmirėsuar nė Shqipėri, por sidomos inkurajonte institucionet shqiptare pėr mė tepėr pėrgjegjėsi dhe forcė tė veprimit ligjor.





http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto