Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Lėvizja Socialiste pėr Integrim po pėrgatitet pėr zgjedhjet e ardhshme vendore. Kėshtu deklaroi dje nga qyteti i Lushnjės kreu i LSI-sė, njėherėsh edhe zv.kryeministėr dhe ministėr i Jashtėm, Ilir Meta. Gjatė takimit, ku shoqėrohej nga nėnkryetari Dritan Prifti, Meta tha se LSI-ja ėshtė forcė kryesore nė qytetin e Lushnjės. Nė bashkėbisedimin me anėtarėt dhe simpatizantėt e kėsaj force politike, ai u ndal nė procesin e strukturimit tė partisė. Duke theksuar domosdoshmėrinė e pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor, Kryetari i LSI-sė u shpreh se LSI ka filluar punėn pėr pėrgatitjen e njė platforme pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vėna re gjatė zgjedhjeve tė 2009-ės. Ai theksoi nė tė njėjtėn kohė se ky pėrmirėsim duhet tė bazohet mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR nė raportin e saj pėr zgjedhjet e fundit parlamentare nė vend. Nė fjalėn e tij ministri i Jashtėm ėshtė ndalur gjerėsisht nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė dhe reformat integruese qė pėrbėjnė angazhimin kryesor tė kėsaj Qeverie. Meta u shpreh se koalicioni midis Partisė Demokratike dhe Lėvizjes Socialiste pėr Integrim ėshtė garancia e qytetarėve pėr realizimin e kėtyre reforma. Duke konsideruar vitin 2010 si vitin mė tė rėndėsishėm pėrsa i pėrket konkretizimit tė reformave dhe proceseve integruese tė vendit, Meta ftoi opozitėn sėrish nga qyteti i Lushnjės qė tė kryej rolin e saj, jo vetėm nė pėrmbushjen e standardeve tė BE-sė, por edhe nė realizimin e aspiratave tė qytetareve shqiptarė dhe vet votuesve tė saj.
_________________________________________________________________________________
● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●



Forumi




No Comment.