Dashuri apo Mashtrim?

Share
avatar
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Dashuri apo Mashtrim?

Mesazh nga Vizitor prej 4/3/2010, 08:32


Me do apo nuk me do?
Pyetje qe shume shpesh shtrohet ne mendjen e dy personave qe shohin njeri-tjetrin ne syrin e idealit. Nje pyetje kjo qe ndonese eshte e pranishme me force tek ta, gjen strehe ne subkoshiencen e tyre dhe druhet te dale e te zeje vend aktiv ne koshiencen e tyre. Por si mund ta kuptosh dike qe ke prane, qe e do me aq force e pasion, prane te cilit ndjen emocione aq te fuqishme, ndjenja dashurie dhe erotike aq te shprehura, ne syte e te cilit sheh vetveten te pasqyruar, plot sharm, drite dhe jete? Cdo njeri prej jush, mund te kete patur rastin te dashurohet njehere ne jeten e tij me nje person, ne te cilin e ndjen veten te plotesuar, dhe larg te cilit jeta i duket e kote. Tentoni te shihni partnerin tuaj ne sy, perpiquni te mbani kontakte te vazhdueshme pamore, vazhdoni te ndiqni me vemendje cdo levizje apo ndryshim qe evidentohet ne syte e tij ndersa ju sheh, ndersa ju flet, ndersa ju perkedhel, ndersa qendron prane jush, ndersa ju puth, ndersa ju shpreh dashurine, ndersa ju respekton, ndersa ju mbron, ndersa ju emocionon, ndersa ju ben te ndiheni ne parajse. Shume shpejt do te kuptoni se dashuria e tyre eshte e paster, fjalet e tyre jane te verteta, reagimet e tyre jane te sinqerta, perkedheljet dhe puthjet e tyre dalin nga nje zemer vertet e dashuruar. Nje person qe jua ka me hile, dhe tek ju shikon vecse nje mjet ne te cilin mund te gjeje vetem kenaqesine e momentit, cdo fjale, veprim apo reagim i te cilit ndaj jush eshte fallco; eshte i perndjekur nga nje qellim i parapercaktuar dhe teper i pasinqerte dhe fyes ne dashuri. Nje person i tille qe ne cdo xhest te tij eshte fallco, ne cdo fjale qe hedh, ne cdo puthje qe ju jep, ne cdo situate qe ju ndodhet prane, ne cdo moment qe ju “perkrah”, ne cdo impenjim qe zoton ndaj jush, ne cdo dhurate qe ju ben, ne cdo emocion qe ju jep, shume shpejt bie viktime e qellimit te tij jo paqesor ne dashuri. Si mund ta kuptoni? Kur jeni te dashuruar, tashme e keni humbur ate mburojen qe ju shoqeronte gjate jetes suaj, qe ju bente me te forte, me te llogjikshem, me te drejte dhe me te matur ne veprimet tuaja, tashme jeni pre e lehte e “agresoreve maniakale seksualisht aktiv”. Prandaj ne kete moment perpiquni qe ti bindeni instikteve tuaja, sepse ne kete moment zemra komandon dhe truri behet vartes i saj. Perpiquni te luftoni ato ndjenja dashurie qe ju verbojne syte, dhe ne cdo moment beni tentativa “te zbutura” prove ndaj dashurise suaj. Syte jane pasqyrim i shpirtit te njeriut, dhe ne to personi nuk arrin dot te nderhyje per ti manipuluar apo per ti korruptuar ato. Besoni ne to, besoni ne embelsine dhe ndricimin e tyre plot jete, ndersa personi ju shpreh dashurine. Ne nje person qe eshte vertet i dashuruar, qe eshte vertet pjese e ketij procesi veprimtaria e te cilit nuk kontrollohet nga llogjika, zemra rreth ne cdo prekje, ne cdo pamje vizive, ne cdo kontakt me ju. Nese nje person qe ju dashuron, eshte gjithmone i mendueshem, dhe disa here e humb te “qenurit” prane jush, mos valle nuk eshte “dashuria” qe ju mendonit? Shpesh ne mendjen e te dashuruarve mbizoteron nje ndjenje “frike”, e cila eshte aleate e xhelozise dhe shpesh e mistershme dhe realizon ate qe mund te quhet “amnezi momentale e vemendjes”, ne ate moment partneri juaj kalon ne nje fluks te madh impulsesh negative qe bejne qe ndjenjat dhe emocionet e tij te kalojne nje periudhe dridhjeje dhe lekundjeje persa i perket qendrimit te tij ne dashuri. Nuk eshte prove e padiskutueshme per te vertetuar se partneri juaj nuk ju “do” apo nuk ju “dashuron”. Eshte nje miniperiudhe reflektimi gjate te ciles subkoshienca integrohet ne koshience dhe impulse te pashprehura vijne ne jete dhe e bejne personin konfuz, dhe humbet ne mendime, te cilat jane teper te pakuptueshme dhe te pashpjegueshme ne momentin ne fjale. Ke frike se personi te mashtron? Fokusohu ne kete ide, deri ne momentin qe vertetesia e saj i humbet ngjyrat e realitet dhe kalon ne irracionale. Si mund ta zbulosh? Tento te mbeshtetesh tek instikti, pasi ai eshte i vetmi qe ruhet dhe shperthen kur “ju” ndodheni vertet ne nje situate delikate dhe “armiqesore” kundrejt “unit” tuaj. Por une e dua, besoj ne fjalet e tij/saj, ai/ajo eshte i/e ndershem, i/e dashur, i/e embel, tek ai/ajo gjej vetveten, tek ai/ajo shoh jeten me ngjyra te bukura, ndihem i/e lumtur dhe tanime jeta me duket plot kuptim. Dashuria eshte mister, rrenjet e saj jane shume mire te pozicionuara ne ate terren ku askush nuk ka te drejta te plota, por te minimizuara ne ate nivel, saqe cdo kush ndihet i distancuar dhe ne nivelin e nje sllavi ne te. Dashuria te ben te lumtur, te gezuar, te dhuron emocione dhe ndjenja te forta, te ben te ndihesh mire, dhe te krijon situata teper lehtesuese per zemren dhe shpirtin, por megjithate, ajo asnjehere ju tregon gjithcka, asnjehere nuk ju ben te njohur me cdo pjese te saj, dhe ne shumicen e rasteve ju jep vetem ate “pak gje” e cila eshte vetem ana pozitive e saj, dhe ju “fsheh” ato ane negative, qe ne fakt duhen bere te qarta per te vene ne levizje mekanizmin tuaj mbrojtes, ne menyre qe te mos humbni ne nje lufte me disa persona manipulatore te ndjenjave te bukura qe ajo ju dhuron. Mashtrim apo dashuri e paster? Kjo eshte dicka qe ska nje kufi te prere, pasi jane dy ane qe e mbeshtjellin dashurine dhe e vendosin si veshka mes dhjamit.
avatar
majlinda
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/04/2010
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 215
<b>Pikėt</b> Pikėt : 475
<b>Votat</b> Votat : 11
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Lindaaa

Buzqeshje Re: Dashuri apo Mashtrim?

Mesazh nga majlinda prej 8/4/2010, 15:14

Per Mua EShte Dashuri evertet , nuk ka mashtrim ,dhe as nje her nuk do te ket mashtrim prej meje gjithmon do ta dashuroj deri ne vdekje ,,, flower

    Ora ėshtė 27/4/2017, 03:18