BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Dino


♥ Stafi Moderues ♥
♥ Stafi Moderues ♥
Kombetarja shqiptare ka fituar sonte ne miqesoren me Irlanden e Veriut me rezultatin 1-0

http://www.botashqiptareforum.com/
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Mesazh prej Thu 4 Mar 2010 - 0:41 nga LePuRuShJa (Online)

duartrokitje duartrokitje Shqiperi

Mesazh prej Thu 4 Mar 2010 - 0:44 nga LePuRuShJa (Online)

Shqipėria triumfon ndaj Irlandės sė Veriut



Kombėtarja e Shqipėrisė nė futboll bėri mė tė mirėn nė miqėsoren e zhvilluar nė stadiumin "Qemal Strafa". Kombėtarja Shqiptare me rezultat minimal 1:0 mposhti Irlandėn e Veriut. Shqipėria ka dominuar gjatė 45 minutave me raste tė shpeshta nė portėn kundėrshtare. Ky dominim i kombėtares shqiptare ka dhėnė edhe fryt, duke shėnuar gol nė pjesėn e parė tė ndeshjes. Golin pėr kuqezinjtė e ka shėnuar Ervin Skela nė minutėn e 25-tė tė takimit, pas nje goditje dėnimi. Pėrgjigjja e portierit irlandez ishte e pamundur pasi topi pėrshkoi kėndin e majtė tė portė. Ky ishte gėzim jashtėzakonisht i madh i dashamirėve nė stadiumin "Qemal Stafa". Edhe nė pjesėn e dytė tė ndeshjes Shqipėria ruajti rezultatin me sukses tė plotė, duke dėshmuar lojė burrėrore dhe thyen edhe traditėn e keqe qė ka pasur me irlandeszėt. Pėrzgjedhėsi Josip Kuzhe ka qenė i kėnaqur jashtėzakonisht me lojėn e tė pėrzgjedhurve tė tij, tė cilėt bėnė mė tė mirėn dhe treguan shpirt luftaraku nė fushė.

Pra, nė minutėn e 8-tė, mbrojtėsi i Tiranės, Andi Lila, dha njė krosim nė zonė pėr Bogdanin, por ky i fundit nuk arriti ta shfrytėzojė topin e bukur. Kulmi i 20 minutave tė para ėshtė ekzekutim i bukur i njė goditjeje tė lirė nga ana e Ervin Skėlės, por portieri dhe kapitemi i Irlandės sė Veriut, Majk Tejlor e devijoi nė goditje kėndi. Nė minutėn e 23-tė, Majkėll O’Konor ndėrhyri keq ndaj kapitenit tė Shqipėrisė, Altin Lala, duke u ndėshkuar me karton tė verdhė nga gjyqtari boshnjak. Ervin Skela tregoi klasin e tij “ala Ronaldinjo”, duke realizuar njė gol spektakolar falė njė gjuajtje tė kalibruar nga 25 metra, e qė la tė shtangur portieri Majk Tejlor nė minutėn e 25-tė. Shqipėri-Irlandė e Veriut 1:0. Goli i 12-tė i Skelės me Kombėtaren, duke barazuar Erjon Bogdanin, e duke qenė tė dy vetėm dy gola larg rekordmenit absolut, Alban Bushi (14 gola). Ervin Skela ėshtė lojtari i pestė qė i shėnon Irlandės sė Veriut, duke u bashkuar kėshtu me Robert Jasharin, Mehdin Zhegėn, Altin Rrakllin dhe Altin Haxhin.

Nė minutėn e 41-tė, njė nga mbrojtėsit irlandezoveriorė i dhuroi gabimisht njė top Ansi Agollit, por mesfushori i Krivbasit nė Ukrainė nuk ia doli tė dyfishojė rezultatin pėr Shqipėrinė. Dy minuta pėrpara pėrfundimit tė fraksionit tė parė, Ervin Skela i dha njė asist Erjon Bogdanit, i cili po tė ishte treguar njė gjahtar i vėrtetė golash mund ta kishte shtyrė topin nė rrjetė. “Natyrisht qė jam kėnaqur. Kisha njė vit pa luajtur me kombėtaren. Terreni ėshtė i keq, por nė pjesėn e parė bėmė njė ndeshje vėrtet tė mirė”, - tha Lala, pas zėvendėsimit. Nė tė 68’, Lorik Cana goditi bukur me kokė nga jashtė zone, por Tejlor reagoi mirė. Nė tė 70’ Hidi u bė shpėtimtari i portės, kur Shils goditi me kokė, duke konfirmuar momentet mė tė mira tė kundėrshtarėve. Tri minuta mė pas, ishte shtylla pingule ajo qė shpėtoi portėn tonė nga goli i barazimit, duke u shndėrruar nė lojtarin e 12-tė tė Kombėtares sonė. Littėl ekzekutoi nga rreth 30 metra njė goditje tė lirė, por sfera pėrfundoi ngjitur me shtyllėn horizontale. Shqipėria, e lodhur nė pjesėn e dytė. Hyka riktheu emocionet nė “Qemal Stafa”, duke rrezikuar nė minutėn e 78-tė. “Goli i shkėlqyer? Pjesėn e parė luajtėm njė futboll tė bukur. Fusha ishte shumė e keqe. Kundėrshtari na vuri nė presion. Bėmė njė lojė tė bukur”, - tha Skela.

Shqipėria-Irlanda e Veriut 1:0 (1:0)

Stadiumi “Qemal Stafa”, Tiranė.

Shėnues: Ervin Skela (25’)

Shqipėria: Hidi, Lila, Dallku, Vangjeli, Angolli (Cana 63'), Lala (Hyka 63'), Curri, Bulku (Kapllani 84'), Duro (Bakaj 74'), Skela (Vila 80'), Bogdani (Salihi 46').

Irlanda e Veriut: Taylor, Little, McGivern, McCartney, Craigan, O'Connor, McGinn, Davis, Healy, Lafferty, McCann.

B O X 1

Armenia - Bjellorusia 1:3

Ivory Coast – Korea Jugut 0:2

Greqia - Senegal 0:2

Sllovakia - Norvegjia 0:1

Qipro - Islanda 0:0

Bosna - Gana 2:1

Gjeorgjia - Estonia 2:1

Moldavia - Kazakistan 1:0

Malta - Finlanda 1:1

Turqia - Honduras 2:0

Algjeria - Serbia 0:3

Afrika e Jugut- Namibia 1:1

Hungaria - Rusia 1:1

Rumania - Izrael 0:2

Luksemburg - Azerbajxhan 1:2

Zvicra - Uruguaj 1:3

Polonia - Bullgaria 2:0

Austria - Danimarka 2:1

Gjermania - Argjentina 0:1

Holanda - SHBA 2:1

Shqipėria – Irlanda V. 1:0

Italia - Kameruni 0:0

Sllovenia - Katar 4:1

Uellsi - Suedia 0:1

Franca - Spanja 0:2

Skocia - Ēekia 1:0

Anglia- Egjipti 3:1

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto