Vlerėsohet pianistja shqiptare

Share
avatar
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Francė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19029
<b>Pikėt</b> Pikėt : 37312
<b>Votat</b> Votat : 106
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

Buzqeshje Vlerėsohet pianistja shqiptare

Mesazh nga Albatros prej 26/2/2010, 21:10

Shtypi austriak ka vlerėsuar lart koncertin e pianistes sė re nga Kosova, Ardita Statovci.

Kritikėt nga gazeta tė njohura austriake, kanė vlerėsuar lartė performancėn e pianistes Ardita Statovci, e cila ka ekzekutuar nė Schloss Traun. Balduin Sulzer nga gazeta “Kronenzeitung” e ka cilėsuar recitalin si shumė tė kėndshėm “Nė skenė njė pianiste e re nga Prishtina, Ardita Statovci, e cila nė pjesėt poetike tė programit nga Schuberti dhe Brahmsi tė priste me njė formim tingulli tė butė tė e tė diferencuar”. Statovci ka interpretuar me njė “tingėllimė telash” eksplozive, tė fuqishme e tė kthjellėt tė njė cilėsie super-elitare, pjesė tė shkėputura nga Chopinit e veēanėrisht Sonatėn e Bartokut tė vitit 1926.

Kritikėt gjithashtu kanė vėrejtur se diku nė mes tė kėtyre veprave u dėgjua njė lojė e kristaltė margaritarėsh tė Sonatės sė Moxartit.

Ndėrkaq vlerėsime tė tjera pozitive kanė ardhur nga Christina Gruber e “Neues Volksblatt”, e cila ka nėnvizuar “ Institucioni kulturor i Traunit, Vest, ia ka dalė qė ta ftojė njė pianiste tė re nga Prishtina pėr njė mbrėmje nė Schloss.

Ia vlen qė tė udhėtosh pėr tė shkuar nė Traun apo edhe kudo tjetėr, pėr tė dėgjuar Ardita Statovcin, e gjate dhe elegante ashtu siē u paraqit nė skenė”.

Gruber ka vlerėsuar veēanėrisht kapjen e fuqishme tė njė morie tingujsh tė dendur, siē gjenden tek Sonata e Bartokut .

“Kur ajo pastaj pėr Bis e bėri tė rrėshqiste si margaritar njė pjesė bravuroze nga György Kurtag, ishte e qartė: emri Statovci duhet tė mbahet mend” ka pėrfunduar Gruber.


    Ora ėshtė 15/12/2018, 22:17