BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM

You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Prishtinė, 26 shkurt - Nė mbledhje e sotme Qeveria e Kosovės ka aprovuar vendimin pėr mbėshtetjen e forcimit tė Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės, Raportin e Punės sė Qeverisė pėr vitin 2009 si dhe vendimin pėr riorganizimin e Hekurudhave tė Kosovės ne dy ndėrmarrje tė reja aksionare. Qeveria nė kuadėr tė angazhimeve pėr luftė kundėr korrupsionit dhe kundėr krimit tė organizuar, nė koordinim tė plotė edhe me EULEX in dhe institucionet tjera, ka aprovuar vendimin pėr mbėshtetjen e Zyrės sė Prokurorisė Speciale tė Republikės sė Kosovės. Nė kuadėr tė kėsaj prokurorie do tė formohet departament i veēantė pėr antikorrupsion me 5 prokurorė vendės dhe 3 ndėrkombėtarė. Qeveria e Kosovės do tė vėrė nė dispozicion tė kėtij departamenti tė gjitha resurset dhe mbėshtetjen pėr funksionimin e tij. 30 hetues policorė do tė angazhohen nė mbėshtetje tė kėtij departamenti dhe 5 ekspertė pėr fushėn e tatimeve dhe shpėlarjes sė parave. Qeveria gjithashtu do tė ofrojė gjithė mbėshtetjen financiare pėr funksionalizimin e kėtij departamenti. Prokurorėve tė kėtij departamenti do t'u sigurohet mbrojtje e afėrt fizike, pėr ata personalisht dhe pėr familjet e tyre.

Raporti vjetor i Qeverisė paraqet zhvillimet dhe tė arriturat kryesore tė Qeverisė dhe progresin gjithėpėrfshirės tė shoqėrisė sonė pėr vitin 2009. Pėrmes kėtij raporti vjetor, Qeveria paraqet punėn dhe arritjet e saj drejt realizimit tė synimeve dhe objektivave pėr njė Kosovė - shtet tė qytetarėve, nė pėrputhje me parimet demokratike, me njė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm, shtet i sundimit tė ligjit, dhe njė Kosovė tė pėrkushtuar qartė nė drejtim tė proceseve pėr integrime evropiane, euroatlantike dhe mekanizmat tjerė ndėrkombėtarė. Duke u bazuar nė Ligjin mbi Hekurudhat nė Republikėn e Kosovės, Qeveria e Kosovės ka aprovuar vendimin mbi ristrukturimin e Hekurudhave tė Kosovės. Hekurudhat e Kosovės do tė organizohen, nė tė ardhmen, nė dy kompani tė pavarura si shoqėri aksionare. 1) Infrastruktura e Hekurudhave tė Kosovės Sh.A., e cila ėshtė e ngarkuar me menaxhimin, mirėmbajtjen, pėrmirėsimin, renovimin dhe ndėrtimin e infrastrukturės hekurudhore, si dhe 2) Operimet me Trena tė Hekurudhave tė Kosovės Sh.A., e cila ėshtė e ngarkuar me menaxhimin, mirėmbajtjen e mjeteve lėvizėse dhe ofrimin e shėrbimeve tė transportit hekurudhor tė udhėtareve dhe atij tė mallrave. Qeveria ka miratuar kėrkesėn e Ministrisė sė Kulturės, Rinis dhe Sportit, pėr tė rialokuar mjetet e mbetura tė Fondit pėr rindėrtimin e objekteve fetare tė dėmtuara gjatė trazirave tė marsit 2004, pėr tė pėrfunduar projektet e papėrfunduara. Qeveria ka ndarė 50.000 euro pėr tė mbėshtetur familjet e atyre qė kanė pėsuar, dhe tė lėnduarit nga njė aksident i komunikacionit nė afėrsi tė Vjenės, nė Austri, nė tė cilin kanė humbur jetėn 6 qytetarė tė Kosovės dhe shumė tė tjerė janė lėnduar rėndė.


_________________________________________________________________________________


● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto