Biografia e Elvana Gjatės

Share
avatar
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Re: Biografia e Elvana Gjatės

Mesazh nga Vizitor prej 21/2/2010, 22:36


Emri i Elvana Gjatės nuk ėshtė i rastėsishėm nė botėn e muzikės dhe as thjesht pėr tė plotėsuar ndonjė nga kapriēiot e moshės. Rruga e saj artistike ka filluar qė fėmijė, me debutimet e saj tė para nė pallatin e pionierėve. Qė nė pjesėmarrjen e saj tė parė, nė Festivalin e Zėrave tė Rinj, vlerėsohet me ēmimin e tretė, me kėngėn 'Tė kėndojmė sė bashku'. Ky ēmim e inkurajon edhe mė tej nė rrugėn e saj tė saponisur. Merr pjesė nė spektaklin 'Kėrkohet njė yll', dhe nė interpretimin e kėngėve tė Laura Pauzinit del nė finale, nėn shkėlqimin e njė ylli tė fshehur tek kėngėtarja e re.
E shtyrė nga i ati merr pjesė nė edicionin e parė tė show-t televiziv, 'Ethet e sė premtes mbrėma'. Elvana, me njė paraqitje tė admirueshme skenike, por edhe me zėrin e saj tė ėmbėl dhe melodioz do tė fitojė simpatinė jo vetėm tė stafit realizues, por edhe tė publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtėsisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do tė jetė njė nga dhjetė finalistėt e njė prej spektakleve mė tė ndjekur nė Shqipėri, ku evidentohet talenti i kėngėtarėve tė rinj. 'Ethet e sė premtes mbrėma', mė hapi dyert e suksesit, nė rrugėn e profesionalizmit muzikor', thotė Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakėl , i cili ndezi dritėn jeshile nė rrugėn e saj muzikore. Pas kėtij spektakli, emri i Elvana Gjatės, nuk do tė jetė mė i panjohur, por do tė fillojė bashkėpunimet me emra tė njohur tė muzikės shqiptare. Menjėherė pas 'Etheve', merr pjesė nė njė duet me solistin e grupit 'The Dreams' nė 'Maratonėn e kėngės popullore' dhe arrijnė tė dalin edhe nė finale, ku Elvana dallohet edhe nė interpretimin e kėngėve popullore. Nė vitin 2003, merr pjesė pėrkrah emrave tė njohur tė muzikės shqiptare, nė festivalin e RTVSH, me kėngėn 'Pranė teje', me njė tekst tė shkruar nga ajo vete, ku shumė shpejt do tė realizojė ėndrrėn e saj mė tė madhe. Sė fundi, tek 'Kėnga Magjike' e zhvilluar nė Kosovė, paraqitet nė njė bashkėpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ.
Kėnga e saj 'Vetėm Zoti e di', ka pushtuar majat e hit-paredeve nė Kosovė, por, edhe nė Shqipėri ėshtė njė nga kėngėt mė tė dėgjuara nė valėt e radios 'Energy'. Njė nga qėllimet e saj nė kėtė koncert ishte qė kėnga tė kishte sukses nė tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotėsuar dhe me fansa tė shumtė. Ėshtė vetėm 18 vjeē dhe ka filluar pėrgatitjet pėr albumin e saj tė parė, qė pritet tė dalė nė tregun muzikor nė korrik tė kėtij viti. Kėngėt e albumit janė tė rrymave tė ndryshme, por mbizotėron rryma R&B, njė nga rrymat mė tė preferuara nga tė rinjtė pėr momentin. Deri tani janė rregjistruar 11 kėngė, tė cilat janė punuar me mjeshtėri nga Flori Mumajesi, producenti artistik i albumit. Kurse kėngėt tė gjitha janė tė regjistruara nė studiot e radios Energy, dhe Andy Dj, i cili e ka mbėshtetur edhe financiarisht. Albumi do tė shoqėrohet edhe me njė videoklip, qė do tė filmohet jashtė vendit dhe qė do tė jetė edhe supriza e publikimit tė albumit. Krahas pėrgatitjeve pėr albumin e saj tė parė, ajo po pėrgatitet edhe pėr fillimin e studimeve tė larta nė Akademinė e Arteve, dega regjisurė. Nuk do ta tradhėtojė kėngėn, por nė kėtė degė ajo mendon tė kompletohet artistikisht, qė nė tė ardhmen pėrveē se njė regjizore e mirė, shpreson tė bėhet njė show-girl e famshme.

Dy motra kėngėtare Ka qenė Migena, motra e madhe e Elvanės, ajo qė e ka zbuluar si kėngėtare.Ajo e ka shtyrė gjithmonė pėr pjesėmarrjet nė konkurse dhe spektakle tė ndryshme televizive. Migena ėshtė studente nė vitin e fundit pėr kanto dhe pėr Elvanėn, ajo ka qenė gjithmonė 'udhėheqėsja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nėnkolonelit Fatmir Gjatės, nė rrugėn qė ato kanė nisur, kanė gjetur gjithmonė mbėshtetjen e veēantė tė babait tė tyre, qė padyshhim njė pjesė e suksesit tė tyre i dedikohet atij


    Ora ėshtė 12/12/2018, 12:44