Biografia e Pirro Ēako

Share
avatar
Vizitor
Vizitor

Buzqeshje Biografia e Pirro Ēako

Mesazh nga Vizitor prej 21/2/2010, 22:28

Biografia e Pirro Ēako

Pirro Ēako lindi nė Tiranė nė njė familje artistėsh. Tė dy prindėrit e tij ishin kėngėtarė, Gaqo dhe Luiza Ēako, njėri tenor dhe tjetra soprano. Ambjenti artistik familjar krioji traditėn qė ndoqi mė pas dhe Pirro... Por ai kish vendosur ndryshe, ėndrra e tij ish tė bėhej kompozitor e tė shkruante muzikė pėr tė prekur zemrat e mijėra njerėzve, ti bėnte ata tė gjenin nė kėtė muzikė njė ngjarje apo episod tė jetės. Njohuritė e para muzikore i merr nė moshen 6-vjeēare, duke ndjekur degėn e pianos pranė shkollės "Kongresi i Pėrmetit", me mesuese Lali Gabecin. Nė moshėn 9 vjeēare ndjek kursin e parė tė kompozicionit qė u hap nė Pallatin e Pionerėve ne Tiranė, me inisiativen e kritikut tė njohur tė muzikės Spiro Kalemi. Me pėrfundimin e shkollės 8 vjeēare nė degėn e pianos Pirro vazhdon studimet nė liceun artistik "Jordan Misja" nė Tiranė, nė degėn e kantos, pasi prindėrit aspironin qė tė bėhej njė pasardhės i tyre nė kėtė fushė. Studimet nė lice, tė cilat zgjatėn 4 vjet, ridimensionuan formimin e tij artistik tė deri atėhershėm.

Pas njė pėrgatitje dy vjeēare me kompozitorin Aritistin e Popullit Ēesk Zadeja pėr degėn e kompozicionit dhe nga ana tjetėr me Artistin e Popullit dirigjentin Rifat Tejqa nė degėn e dirigjimit, ju dha e drejta pėr tė ndjekur Akademinė e Arteve nė degėn e dirigjimit, tė cilėn Pirro e kreu me sukses. Me mbarimin e studimeve tė larta emėrohet nė Radio Tirana, ku pėr 5 vjet me rradhė punon si redaktor muzikė nė programin e dytė. Por ėndrra e tij ishte tė shkruante muzikė, prandaj, duke pėrfituar edhe nga pozicioni i favorshėm ku punonte, fillon tė shkruajė kėngėt e para nė anketat muzikore tė festivaleve pėr pionierė. Puna e tij krijuese jep frytet e saj hap pas hapi derisa nė vitin ’88 Pirro Ēako merr pjesė pėr herė tė parė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH dhe ėshtė fitues me kėngėn "E duam lumturinė". Do tė pasojnė me rradhė Fest ’89 me kėngėn "Jemi zemrat e ēdo moshe", si fitues i ēmimit tė dytė; Fest ’90 me kėngėn "Veē njė herė jetojmė", fituese e ēmimit tė tretė dhe Fest ’91 me kėngėn "Horoskop ’92", gjithashtu fituese e ēmimit tė tretė.

Karriera e tij premtuese ndėrpritet nga erėrerat e forta tė tranzicionit dhe ai, si mijėra bashkėatdhetarė, largohet nga Shqipėria drejt pėrėndimit, pėr njė jetė aq tė ėndėrruar dhe tė panjohur, pėr tu vendosur nė Paris. Me kalimin e viteve fillon tė ndjejė mungesėn e publikut shqiptar dhe bėn njė tentativė tė parė pėr tu rikthyer nė Dhjetorin e vitin ’94 ku merr pjesė nė Festivalin e RTSH me kėngėn "Njė tren drejt lindjes". Por situata nė Shqipėri nuk premtonte, kėshtu qė, me pėrmbushjen e kėsaj dėshire qė kish munguar prej kohėsh, rikthehet nė Paris pa ndonjė ide tė qartė mbi tė ardhmen.

Viti ’95 pėr Pirron nuk ishte si gjithė tė tjerėt. Pėr herė tė parė bėhet baba dhe dėshira pėr ti qėndruar afėr tė birit, Anthony, dhe Invės, e cila ndėrkohe kishte filluar tė hidhte hapa gjigandė ne karrierėn e saj, e detyrojnė pėr disa vite tė qėndrojė larg jetės artistike shqiptare. Gjatė kėsaj kohe njihet mė mirė me muzikėn variete franceze dhe e finalizon atė me marrjen e diplomės nė "Ecole Normale de Musique de Paris / Alfred Cortot" nė degėn e kompozicionit pėr muzikė filmi. Kjo kurorėzon dhe pasionin e tij pėr kompozicionin.

Ana tjetėr e pasionit mbetej muzika e bukur dhe publiku qė i mungonte gjithnjė e mė shumė. Pas njė periudhe 7 vjeēare, Pirro vendos tė rikthehet jo si turist, por kėsaj rradhė si kantautor, ėndrra qė e kishte tunduar gjatė gjithė jetės. Ideja se ishte djali i njė kėngėtari tė madh dhe bashkėshorti i njė sopranoje po aq tė talentuar e kishin vėnė pėrpara njė pėrgjegjėsie artistike. Do tė shfaqej dhe ai si kėngėtar njė ditė vallė?. Ėndrra u bė realitet nė Tetor tė vitit 2000, kur Pirro Ēako bashkė me Rovena Dilon fitojnė ēmimin e parė nė Festivalin e Kėnges Magjike nė interpretimin e kėngės "Pėr njė ēast mė ndali zemra". Kjo i dha besimin nė vetvete dhe hapi portat pėr tė vazhduar karrierėn si kantautor. Po atė vit ai fiton ēmimin e tretė nė Festivalin e 40 nė RTSH me kėngėn "Antinostradamus", por kėsaj rradhė vetėm si kompozitor.

Njė vit mė vonė sė bashku me Redon Makashin ėshtė fitues i ēmimit tė tretė me kėngėn "Falja njėrit dashurinė" nė Festivalin e Kėnges Magjike, ndėrsa nė vitin 2003 kėnga "Unė ai, Ti ajo" fiton ēmimin e kantautorit mė tė mirė po nė kėtė festival.

Nė Qershor 2004 publikon albumin e tij tė parė tė titulluar "Herėt a vonė". Brenda tij gjenden 15 kėngėt mė tė mira qė ka kompozuar e kėnduar qė nga pranvera e vitit 2000, ku pjesa mė e madhe e tyre do tė dėgjohen pėr herė tė parė nga publiku shqiptar. Nė projektet e tij pas albumit zė vend kompozimi i njė komedie muzikale qė do tė ishte njė eksperiencė e re si pėr autorin ashtu edhe pėr auditorin shqiptar.

    Ora ėshtė 17/10/2018, 00:50