BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Austriakja Andrea Fischbacher ėshtė kampione e re olimpike nė supersllallom tė madh (Super-G), derisa medalja e argjendtė i ka takuar Tina Mazes nga Sllovenia, kurse e bronzta i ka takuar amerikanes Lindsey Vonn. Fischbacher, e cila nė karrierėn e saj e ka shėnuar vetėm njė fitore nė kuadėr tė Kupės sė Botės dhe atė para dy viteve, deri te triumfi nė Lojėrat Olimpike Dimėrore nė Vancouver ka arritur me kohėn prej 1:20.14 minuta. Austriakja vendit tė saj ia ka sjell medaljen e parė tė artė nė skitė alpine nė Lojėrat e 21-ta Dimėrore. “Ka qenė njė ēmenduri e vėrtetė. Shtegu ka qenė mahnitės, ėshtė dashur vetėm tė jap maksimumin dhe tė arrijė deri te fitorja”, ka thėnė austriakja 24 vjeēare. E kėnaqur me paraqitjen e saj ka qenė edhe sllovenia Tina Maze, pėr tė cilėn kjo ėshtė medalja e parė olimpike nė disiplinat alpine tė fituar pėr Slloveninė qė nga viti 1994. “Nė start tė garės kam qenė nervoze. E kam parė se skitaret tjera kanė bėrė disa gabime dhe pėr kėtė arsye kam pasur frikė se mos do tė mė ndodh edhe mua e njėjta gjė”, ėshtė shprehur Maze. Ndonėse para fillimit tė Lojėrave nuk ka qenė e sigurt pjesėmarrja e saj nė Vancouver, Lindsey Vonn tashmė ka fituar dy medalje nė kėtė Olimpiadė. Megjithatė amerikania nuk ka qenė aspak e kėnaqur me medaljen e bronztė. “Nuk kam skijuar nė mėnyrė agresive, pra aq sa duhet andaj mendoj se pėr kėtė arsye edhe e kam humbur garėn”, ka nėnvizuar Vonn. Gara e ardhshme nė skitė alpine nė konkurrencėn e femrave ėshtė caktuar pėr tė martėn, kur nė program ėshtė gara e sllallomit tė madh.

Rezultatet

1. Andrea Fischbacher (Aus) 1:20.14

2. Tina Maze (Sllov) 1:20.63

3. Lindsey Vonn (SHBA) 1:20.88

4. Johanna Schnarf (Ita) 1:20.99

5. Elisabeth Gorgl (Aus) 1:21.14

Medaljet

1. SHBA 6 7 10 23

2. Norvegjia 5 3 3 11

3. Gjermania 4 6 4 14

4. Koreja e Jugut 4 4 1 9

5. Kanada 4 3 1 8

6. Zvicra 4 0 1 5

7. Suedia 3 1 2 6

8. Kina 3 1 1 5

9. Austria 2 2 3 7

10. Franca 2 1 4 7

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto