1
Skenderaj:Drenicasit kremtuan dyvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės prej 18/2/2010, 20:32
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Me homazhe nė varrezat e Jasharėve nė Prekaz, Polac dhe vende tė tjera, dhe nė Kompleksin Pėrkujtimor tė UĒK-sė nė Marinė, mandej me vizita nėpėr familjet e dėshmorėve tė kėsaj komune, dhe me njė akademi solemne nė Shtėpinė e Kulturės, ėshtė shėnuar dyvjetori i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės edhe nė komunėn e Skenderajt. Nė kėto aktivitete kanė marrė pjesė personalitete tė shquara tė Kuvendit dhe Qeverisė sė Kosovės, FSK-sė, Policisė sė Kosovės, Shoqatave tė dala nga lufta dhe institucioneve tė tjera tė shumta tė komunės sė Skenderajt dhe mijėra qytetarė. Pasi ka bėrė homazhe nė varrezat e dėshmorėve nė Prekaz, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thėnė se: Jasharėt pėr Kosovėn hapen njė epokė tė madhe, epokėn e lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė. Duke u pėrulur para kėtyre burrave e grave, qė gjithēka qė patėn e dhanė pėr tė ardhmen tonė, ne nderojmė tė gjithė dėshmorėt dhe ata qė nė forma tė ndryshme ranė pėr lirinė tonė, edhe ata qė nuk kanė varre, apo nuk kanė as ndonjė gurė tė koka, por qė pėr ne kanė hapur perspektiva tė reja, ka thėnė kryeparlamentari Krasniqi. Ndėrkaq, ministėr i FSK-sė, Fehmi Mujota, u zotua se obligimet qė i ka dhėnė koha do tė kryhen me pėrkushtimin tė madh. FSK do tė jetė pėrherė nė mbrojtje tė qytetarėve dhe tė shtetit tė Kosovės, rrėnjėt e tė cilit janė nė gjakun e derdhur tė vajzave dhe djemve mė tė mirė tė kombit, tha ai. Duke folur nė akademinė solemne tė organizuar nė Shtėpinė e Kulturės nė Skenderaj, Flora Brovina, shtetin e ri tė Kosovės e ka krahasuar me foshnje e cila erdhi nė jetė para dy vitesh nga pellgu i gjakut tė dėshmorėve dhe sakrificės kombėtare. Nga ana e tij, Rifat Jashari, pasi uroi pėr pėrvjetorin e shtetėsisė tha. Ishalla Zoti na jep tė mbarėn, na jep shėndet e na e kthjell mendjen dhe e ēojmė Kosovėn pėrpara. Ndėrsa, Sami Lushtaku, kryetar i komunės, konstatoi se pavarėsia e Kosovės ėshtė kurorėzim i sakrificave tė gjeneratave tė tėra tė cilat nuk u nėnshtruan dhe nuk u pajtuan me robėrinė.














