BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Dilema pėr procesin mė tė diskutueshėm

Prishtinė, 18 shkurt - Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Kosovės ende nuk ka marrė vendim pėr zgjedhjet nė Gjakovė, pavarėsisht paralajmėrimeve, qė ēėshtja tė vendosej nė javėn qė shkoi.

Ankesa ėshtė parashtruar nga kandidatja pėr kryetar tė komunės sė Gjakovės, Mimoza Kusari-Lila, e cila kohė mė parė ka parashtruar kėrkesėn pėr mbrojtjen e kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė kundėr vendimit tė certifikimit tė zgjedhjeve nga ana e KQZ-sė pėr kryetar tė komunės sė Gjakovės tė datės 4 dhjetor 2009.

Nė seancėn dėgjimore tė 9 shkurtit, trupi gjykues nė pėrbėrje tė pesė anėtarėve, i kryesuar nga kryetari Enver Hasani, i kanė dėgjuar argumentet e tė dyja palėve, tė nėnpresidentės sė AKR-sė, Mimoza Kusari Lila si parashtruese e kėrkesės dhe kryetares sė KQZ-sė, Nesrin Lushta si palė kundėrshtare, tė cilat i kanė paraqitur argumentet e tyre pėr vendimin e certifikimit tė zgjedhjeve nė komunėn e Gjakovės.

Edhe pse ishte paraparė, qė brenda asaj javė tė merret vendim lidhur me kėtė kėrkesė, Gjykata Kushtetuese e Kosovės, ende nuk e ka marrė vendimin lidhur me kėtė kėrkesė. Vigan Qorrolli, zėdhėnės i Gjykatės Kushtetuese, tha se kjo gjykatė ende nuk ka marrė asnjė vendim, deri mė tani lidhur me kėrkesėn e ish kandidates pėr kryetare tė Gjakovės, Mimoza Kusari Lila, pėr mbrojtjen e kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė, kundėr vendimit tė certifikimit tė zgjedhjeve nga ana e KQZ-sė pėr kryetar tė komunės sė Gjakovės, dhe se sipas tij ky vendim pritėt tė merret shumė shpejt.

“Unė nuk mund t’ju garantoj se kur do tė merret ky vendim, pasi qė kjo i takon kolegjit dhe gjykatės nė pėrgjithėsi, ajo ēka mund tė ju them ėshtė se deri mė sot ende nuk ėshtė marrė asnjė vendim. Kjo ėshtė ēėshtje e agjendės sė gjykatės ashtu siē e ka paraparė, por pritet shumė shpejtė tė merret njė vendim pėr kėtė”, tha zėdhėnėsi Qorrolli.

Ndėrsa, lidhur me atė se cili do tė jetė vendimi i Gjykatės Kushtetuese, pas seancės dėgjimore tė 9 shkurtit, kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta nuk dėshiron ta paragjykojė. Nga ana tjetėr, Mimoza Kusari-Lila, e cila edhe ka ngritur kėrkesėn nė Gjykatėn Kushtetuese pėr shkeljet nga KQZ-ja, i ka bėrė duke certifikuar zgjedhjet pa u shqyrtuar ankesat e subjektit tė saj politik, pati thėnė se kjo ishte shansi i fundit qė procesi tė kurorėzohet me kurorėn e demokracisė sė re, sepse sipas saj ajo ēka ka ndodhur me procesin zgjedhor sidomos nė komunėn e Gjakovės, ishte shkelje flagrante e demokracisė.

Zgjedhjet nė Gjakovė janė fituar nga AAK-ja, kryetari Pal Lekaj, i cili po qeverisė nė mandatin e tij tė dytė, nėse Gjykata Kushtetuese nuk vendos ndryshe.

Kjo ėshtė ēėshtja e parė qė ka shkuar nė Gjykatėn Kushtetuese pėr zgjedhjet nė Kosovė, ndėrsa vetė Gjykata ka filluar funksionimin nė vjeshtė, dhe ende nuk ėshtė konstituar nė tėrėsi.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto