BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
18 shkurt 2010

Zagreb,Kroaci

Presidenti i Republikės, Prof. Dr. Bamir Topi takoi sot nė Zagreb Nėnsekretarin amerikan tė Shtetit, Xhejkob Lju.

Presidenti Topi vlerėsoi bashkėpunimin e shkėlqyer midis Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe shprehu bindjen se kėto marrėdhėnie do tė njohin dimensione tė reja nė tė ardhmen. “Ne u jemi mirėnjohės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr mbėshtetjen dhe ndihmėn e gjithanshme qė i kanė dhėnė Shqipėrisė, si nė rrugėn e transformimeve tė brendshme demokratike e nė konsolidimin e demokracisė shqiptare, ashtu edhe pėr angazhimin e vazhdueshėm e kontributin e madh nė mbėshtetje tė procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė NATO”, - u shpreh Kryetari i Shtetit nė kėtė takim.

Nė vijim tė bisedės, Presidenti Topi e njohur z. Lju me disa prej zhvillimeve mė aktuale nė vend, duke vėnė nė dukje dhe arritjet e vendit nė politikėn e jashtme, angazhimin serioz e me pėrgjegjėsi nė NATO, si dhe vazhdimėsinė e procesit eurointegrues tė vendit nė kuadėr tė bashkėpunimit me BE-nė. Temė e bisedės ishte dhe zhvillimi i tryezės politike tė bisedimeve mes mazhorancės dhe opozitės nė Shqipėri dhe u vlerėsua se mbledhja e saj ėshtė njė hap konkret dhe pozitiv qė dėshmon rifillimin e dialogut politik, por edhe vullnetin e palėve pėr gjetjen e njė zgjidhjeje konstruktive. Presidenti i Republikės u shpreh se ėshtė i angazhuar institucionalisht e personalisht tė kėrkojė e tė gjejė pikėtakimet mes mazhorancės e opozitės. Nė kėtė pikė, Nėnsekretari amerikan i shtetit ēmoi pėrpjekjet e Presidentit tė Republikės duke i konsideruar si shumė tė rėndėsishme pėr rifillimin e dialogut politik dhe rivendosjen e legjitimitetit e funksionimin e institucioneve demokratike.

Duke vėnė nė dukje faktin se Kosova dje festoi dyvjetorin e Pavarėsisė sė saj, Presidenti Topi shprehu mirėnjohjen e shtetit dhe tė mbarė popullit shqiptar pėr qėndrimin e SHBA-sė ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Kryetari i Shtetit nėnvizoi rolin moderator tė Shqipėrisė dhe faktorit shqiptar nė rajon, pėr ruajtjen dhe forcimit e paqes e qėndrueshmėrisė afatgjatė nė Ballkan, gjė qė u vlerėsua edhe nga zoti Xhejkob Lju. “Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe krijimit tė njė shteti tė ri shumėetnik e demokratik qė respekton tė drejtat e tė gjitha pakicave, rajoni i Ballkanit ėshtė projektuar i tėri drejt integrimit euroatlantik” – u shpreh Presidenti Topi.

Nėpėrmjet Nėnsekretarit amerikan tė Shtetit, z. Lju, Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit amerikan, Hilari Klinton i pėrcollėn Presidentit Topi pėrshėndetjet mė tė ngrohta e miqėsore si dhe vlerėsimet pėr partneritetin dhe kontributin e Shqipėrisė nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto