BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...


BOTASHQIPTAREFORUM


You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Strukturat komunale nė Graēanicė, tė dala nga zgjedhjet e 15 nėntorit, pėrballen me mungesė tė objektit komunal. Qytetarėt e Graēanicės thonė se kėrkojnė shėrbime nga kėto struktura, por edhe nga ato tė institucioneve tė Serbisė.

Komuna e Graēanicės ka nisur punėn qė nga fillimi i kėtij viti, por strukturat komunale tė dala nga zgjedhjet lokale tė 15 nėntorit tė vitit tė kaluar, vazhdojnė tė mos kenė infrastrukturė apo objekt institucional.

Ngjitur me murin qė rrethon kishėn ortodokse serbe nė Graēanicė, objekti trekatėsh, privat, qė dikur ishte i destinuar pėr veprimtari hotelerie, me disa improvizime, tashmė ėshtė shndėrruar nė objekt ku janė vendosur strukturat komunale.

Nė hyrje tė saj nuk ka tė vendosur asnjė tabelė me mbishkrim, ose shenjė identifikuese tė institucioneve tė Kosovės.

Bojan Stojanoviq, kryetar i komunės sė Graēanicės, thotė se pėr ēėshtje tė caktuara, siē ėshtė edhe objekti institucional, ėshtė dashur tė mendohet mė herėt, qė nga momenti kur ka filluar procesi pėr decentralizimin.

“Nuk ėshtė dashur qė tė bėhet pyetja se kush do tė jetė kryetar i komunės, por ėshtė dashur qė tė mendohet se ku do tė vendoset personi, i cili do t’i fitojė zgjedhjet dhe si do tė funksionojė sistemi”.

“Fatkeqėsisht, kjo nuk po ndodh as sot, rreth 40 ditė pas formimit tė komunės dhe kam pėrshtypjen se kemi ngecur tė mbėrthyer nė mes tė politikės dhe teknikės”, thotė Stojanoviq.

Nė anėn tjetėr, nė Graēanicė, veprimtarinė e zhvillojnė edhe strukturat e dala nga zgjedhjet serbe.

Por, as kėto struktura nuk kanė ndonjė objekt tė adresuar si komunė. Qytetarėt e Graēanicės thonė se varėsisht nga nevojat e tyre, kėrkojnė shėrbime nga, siē i quajnė ata, tė dyja institucionet

Sllavisha Niēiq thotė:

“Qytetarėt janė tė ndarė. Disa janė pėr institucionet e njėrės palė, ndėrkaq disa pėr institucionet e palės tjetėr. E, disa i pėrkrahin qė tė dyja. Por, kėtu nė Graēanicė dhe rrethinė, nuk ka probleme tė theksuara”.

Niēiq shton se qytetarėt pėrkrahin gjithēka qė ėshtė pėr tė mirėn e tyre.

Gjithashtu, Jovan Mitroviq, njė i ri nga Graēanica, thotė se qytetarėt u janė drejtuar tė dyja strukturave, por mė shumė atyre serbe, pėr shkak se shumica janė tė punėsuar nė institucionet serbe.

Megjithėkėtė, ai thekson se me dėshirė do tė pranonte tė punonte nė institucionet e Kosovės.

“Do tė punoja menjėherė, me kusht qė tė hy nė ndonjė institucion shtetėror, cilindo, pėrveē nė ushtrinė e Kosovės”, shprehet Mitroviq.

Ndryshe, deri mė tash, pavarėsisht se qytetarėt kėrkojnė shėrbime nga tė dy strukturat, ato nuk kanė shėnuar deri mė tash ndonjė pėrplasje nė mes vete, tė ēfarėdo forme.

Politikania serbe nga Graēanica, Rada Trajkoviq, shpreh mendimin se tė dy strukturat nuk kanė pasur shkak pėr t’u konfrontuar.

“Deri mė tash nuk kemi pasur probleme. Ndoshta edhe pėr shkakun se tė dyja palėt nuk kanė pasur, ta quajmė ashtu, objekt institucional dhe nuk kanė pasur arsye tė konfrontimit”, thotė Trajkoviq.

Ndėrkaq, lidhur me dualizmin e institucioneve nė Graēanicė, zoti Stojanoviq thekson:

“Dualizmi nė formė tė sistemeve ekziston dhe pėr kėtė nuk guxojmė tė gėnjehemi. Por, nuk i takon komunės sė Graēanicės qė ta zgjidhė kėtė ēėshtje”.

“Pėr ne, ata nuk paraqesin problem. Sa na pėrket neve, ata sikur nuk ekzistojnė nė kėto hapėsira, sepse as ata nuk na bėjnė probleme, e as ne atyre”.

Nė anėn tjetėr, institucionet shėndetėsore dhe ato tė arsimit nė Graēanicė, pavarėsisht se mbajnė tabelat me mbishkrimin e Republikės sė Serbisė, nga drejtuesit e tyre nuk konsiderohen si institucione paralele.

Zonja Trajkoviq, e cila aktualisht ėshtė edhe drejtore e Shtėpisė sė Shėndetit nė Graēanicė, thotė se kėto institucione kanė lindur pas ardhjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė dhe pėr shkak tė, siē shprehet ajo, mosdėshirės sė shqiptarėve qė tė punojnė bashkėrisht.

“Kėto janė institucionet e vetme, tė cilat janė nė funksion tė ofrimit tė sigurisė shėndetėsore pėr banorėt. Nėse kėtu nuk ekzistojnė institucione tjera, atėherė nuk mund tė konsiderohen si paralele dhe nuk duhet shpallur si tė tilla”, thekson Trajkoviq.

Ajo shton se kėto institucione kanė ndihmuar qė tė ruajnė qėndrimin e serbėve nė Kosovė dhe, rrjedhimisht, kanė ndihmuar edhe bashkėsinė ndėrkombėtare dhe institucionet e Kosovės pėr ruajtjen e multi-etnicitetit nė kėtė vend.

Ndėrkaq, siē thotė kryetari i komunės sė Graēanicės, Stojanoviq, mundėsia e ndėrlidhjes sė sistemeve, sa i pėrket shėndetėsisė dhe arsimit, ėshtė temė e shtruar.

“Tė jeni tė sigurt se tė gjithė ne, nėse kemi qėllime tė mira, mund tė vijmė nė njė pėrfundim. Ėshtė e pamundur qė tė de-instalohen ata mekanizma, sepse kjo nuk do tė ishte mirė pėr popullin serb nė Kosovė”, thotė Stojanoviq.

Sidoqoftė, zonja Trajkoviq shpreh mendimin se mbijetesa e institucioneve tė Kosovės, ose Serbisė, nė Graēanicė do tė varet nga vetė ato.

“Unė mendoj se nė kėtė rast do tė pasqyrohet teoria e Darvinit. Ai qė do tė ketė mundėsi tė ofrojė shėrbime dhe i cili e ka funksionalitetin e tij, ai do tė mbijetojė”, pėrfundon zonja Trajkoviq.


_________________________________________________________________________________


● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ Dėgjo Tani ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ● ♫ ●
http://www.botashqiptareforum.com
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto