BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala po merr pjesė nė “Forumin pėr Investime-Italia dhe Evropa Juglindore”, me ftesė tė Ministrit te Zhvillimit Ekonomik te Republikės sė Italisė,Claudio Scajola

Ministri i Ekonomisė dhe Financave,Ahmet Shala, sė bashku me ministrat e rajonit tė Evropės Juglindore, mė 11 shkurt 2010, bėnė hapjen e sesionit tė parė tė kėtij forumi tė rėndėsishėm pėr vendet ne zhvillim siē ėshtė edhe Republika e Kosovės. Nė kėtė sesion tė pranishėm ishin Kryeministri i Shqipėrisė z. Sali Berisha, Ministri i Zhvillimit Ekonomik tė Italisė,Claudio Scajola, Ministri i Ekonomisė i Shqipėrisė,Dritan Prifti, Ministri i Ekonomisė i Rumanisė,Adrian Videanu, Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Ekonomisė se Moldavisė,Valeriu Lazar, Ministri i Tregtisė sė Serbisė,Slobodan Milosavljevic. Gjatė prezantimit tė tij para 400 pėrfaqėsuesve tė ndėrmarrjeve italiane, Ministri Shala paraqiti mundėsitė qė ofron Kosova pėr investitorėt e jashtėm, dhe nė kuadėr tė kėsaj u shpreh se: “njėra ndėr pėrparėsitė e Kosovės ėshtė perspektiva e qartė evropiane e saj, dhe po ashtu Kosova ėshtė njė vend i sigurt, demokratik ku respektohen tė drejtat dhe liritė e njeriut dhe tė drejtat e zhvillimit tė bizneseve dhe ekonomisė sė lirė tė tregut”, tha ministri Shala.“Pėr kėtė arsye, ftoj tė gjithė biznesmenėt italianė qė tė vijnė nė Kosovė dhe tė investojnė nė fusha tė ndryshme. Kosova iu ofron mundėsi pėr investime nė energjetikė, transport, telekomunikacion, turizėm, arsim, shėndetėsi, bujqėsi si dhe nė shumė fusha tė tjera, ku mendoj se pėrfitimet nga zhvillimi i bizneseve do tė jenė shumė tė mira. Nė kėtė drejtim, Qeveria e Kosovės ka miratuar njė pako pėr tatimet, tė cilat janė nga me tė ulėtat ne Evrope”, shtoi ai. Ministri i Zhvillimit Ekonomik tė Republikės sė Italisė, Claudio Scajola nė prezantimin e tij pohoi se ky forum ėshtė njė rast pėr ta shfrytėzuar nė drejtim tė zhvillimit ekonomik dhe investimeve italiane nė shtetet e Evropės Juglindore qė pėrfaqėsohen sot nė nivel ministrash. Ai po ashtu shprehu bindje se Bashkimi Evropian nuk do te jete i vetėm 27 shteteve, por edhe i shteteve tė cilat aspirojnė tė jene pjesė e Bashkimit Evropian, dhe pėr kėtė Italia ka dėshmuar se ėshtė pėrkrahėse e vazhdueshme e kėtyre shteteve nė proceset e integrimit nė kėtė union.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto