1
Bosch te Topi pėr tryezėn:Gati qė tė japim asistencė prej Fri 12 Feb - 17:22
Saranda
♫ Stafi Administrues ♫

Nė prag tė tryezės sė tė shtunės, Presidenti Bamir Topi vijon takimet me faktorin ndėrkombėtar nė vend. Mesditėn e djeshme, kreu i shtetit priti nė zyrėn e tij Shefin e Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, Ambasadorin Robert Bosch. Sipas njoftimit tė zyrės sė shtypit tė Presidencės bėhet e ditur se takimi ishte pikėrisht nė kuadėr tė bisedimeve qė do tė fillojnė mė 13 shkurt mes kreut tė maxhorancės, Sali Berisha dhe kryetarit tė Partisė Socialiste, Edi Rama. Kreu i shtetit shqiptar, pasi e falėnderoi Ambasadorin Bosh pėr deklaratėn e djeshme mbėshtetėse ndaj rolit dhe tryezės politike tė thirrur nga Presidenti, vlerėsoi si shumė tė frytshėm e tė vlefshėm rolin dhe asistencėn e Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri pėr konsolidimin e institucioneve demokratike, forcimin e shtetit tė sė drejtės, si dhe respektimin e tė drejtave tė njeriut, thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Nė tė njėjtėn kohė bėhet e ditur e Ambasadori Bosch shprehu edhe njėherė vlerėsimin pėr rolin e Presidentit Topi, duke e siguruar njėkohėsisht atė pėr tė gjithė gatishmėrinė e OSBE-sė pėr tė ofruar pėrvojėn dhe asistencėn e saj nė rifunksionimin e suksesshėm tė demokracisė parlamentare shqiptare.














