Shen Valentini, ja "sekretet" per te gjetur dashurine!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122992
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260986
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Shen Valentini, ja "sekretet" per te gjetur dashurine!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 12/2/2010, 17:17

Nese kete vit nuk jeni nder ata qe do te festojne Shen Valentinin - jo per zgjedhjen tuaj, por sepse ende jeni ne kerkim te “shpirtit binjak” -, ja ku vijne nga shkenca disa truke per te bere qe personi qe ju pelqen t'ju thote "po". Me e fundit, qe i drejtohet sidomos meshkujve, vjen nga nje kerkim i publikuar kete jave, sipas te cilit kyci per te fituar zemren e nje gruaje eshte xhentilesa dhe bujaria. Edhe vetem per takim gjate nje mbremjeje, ajo preferon gjithmone burrat me te sjellshem dhe altruiste. Kete e tregon studimi i publikuar ne revisten “British Journal of Psychology” dhe qe eshte drejtuar nga Pat Barclay i “McMaster University” ne Kanada.

Ekspertet kane perfshire 150 femra dhe 155 meshkuj, te cileve u kerkuan te gjykojne “pretendentet” e shfaqur ne foto, shoqeruar Edhe me nje pershkrim karakterial te secilit subjekt. Doli qe femrat preferojne, si per marredheniet afatgjate, ashtu Edhe per nje mbremje, meshkujt xhentile dhe bujare, te pershkruar si te dashur te se ardhmes dhe te impenjuar ne misione vullnetare. Ndersa burrat preferojne grate e impenjuara ne kete drejtim, vetem kur behet fjale per marredhenie te gjata dhe serioze. Ne te kundert, per nje takim pa impenjim ndiejne thuajse nje urrejtje per grate teper altruiste.

Gjithashtu ekziston edhe studimi matematik mbi “fenomenin e gjuetise”, i realizuar nga skuadra e Robert Seymour te “University College” te Londres, qe ka treguar sesa me e vazhdueshme te jete faza e gjuetise, aq me shume pretendenti fiton pike ne syte e gruas, qe ka nevoje pikerisht per kete “muaj mjalti” per te kuptuar nese eshte vertet ai “burri i pershtatshem”. Nje tjeter studim ka zbuluar se kercimi mund te “shnderroje bretkun ne princ” dhe te beje qe femra te bie “viktime” e nje terheqjeje fatale. studimi i William Brown te “Rutgers University” ne New Brunswick (SHBA) ka treguar se trupi i nje burri te afte ne kercim ka nje fuqi terheqjeje, te tille sa qe kercimi mund te konsiderohet nje element i vertet ne selektimin seksual, ose me sakte ne garen e nisur ne kete rast nga individe meshkuj per te fituar zemren e femres. Me tej, nje tjeter studim i drejtuar nga Peter Todd i “Indiana University” dhe i publikuar ne revisten “Proceedings of the National Academy of Sciences” ka sjelle se fundi paksa zhgenjim per te dashuruarit, duke treguar se mashkulli zgjedh femren vetem per bukuri, ndersa gruaja e zgjedh burrin qe t’i garantoje siguri.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 27/3/2017, 04:47