Dora qe jep, me me vlere se dora qe merr

Share

enigma
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
<b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
<b>Votat</b> Votat : 30
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

Buzqeshje Dora qe jep, me me vlere se dora qe merr

Mesazh nga enigma prej 1/2/2010, 14:26

Eshte kenaqesi dhe njekohesisht edhe nje gje mjaft e bukur dhe
dinjitoze kur degjon shprehje interesante dhe mjaft te goditura dhe mbi
te gjitha kuptimplote dhe domethenese sic eshte edhe shprehja e
mesiperme. Marr shkas per kete nisur nga nje interviste qe i ishte bere
nje nga protagonisteve me te shquara te mediave vizive prezantueses se
programit tashme shume te njohur ne TV Klan "Me shume dashuri" te te
famshmes Vera Grabocka. Zj. Alketa Vejsiu e cila nder te tjera
shprehet: "Eshte kaq bukur kur te gjithe japim nga pak. Eshte gati-gati
me bukur kur jep, sesa kur merr..."

Padyshim, s'ka se si mos te
te beje pershtypje per vete faktin se identiteti njerezor e kerkon nje
dukuri te tille, per vete faktin se e kaluara e hidhur me te gjitha
skenat e trishtueshme te saj te cilat kishin si emerues te perbashket
nje dukuri te vetme "diktaturen" nuk deshirohet nga askush tashme, per
vete faktin se njeriu i kohes kerkon te ece perpara, kerkon te jete me
largpames ne kendveshtrimet e veta, kerkon te stimuloje ne jeten e tij
ato aspirata qe deri dje thuajse ishin te parealizueshme dhe qe sot me
kurajen dhe vullnetin e tij jane bere pjese e realitetit qe jeton. Nje
program i tille sikurse eshte "Me shume dashuri" pervec titullit te tij
qe rrok cdo zemer njerezore mbart ne vetvete nje jete te tere pasi cili
do te ishte ai njeri qe nuk do te deshironte me shume dashuri ne jeten
e tij? Cili do te ishte ai njeri qe sapo te ngrihet ne mengjes te mos
deshironte rrezet e arta te diellit qe ndricojne cdo zemer njerezore?
Cili do te ishte ai njeri qe ne rrugetimin e tij jetesor aq te veshtire
dhe te lekundshem te mos deshironte te perballonte me lehtesi situatat
kritike qe te dhuron jeta? E pra te gjithe ne jemi te vetedijshem qe
kemi nevoje per pakez ngrohtesi. Nderkohe qe dita dites behemi
deshmitare te shume ngjarjeve rreqethese, te shume situatave prekese
dhe pervuajtese, behemi deshmitare te nje ekuivoku qe te perpin ne
momentin kur e shikon. Padyshim qe roli i mediave ka qene dhe mbetet
shume i fuqishem ne transmetimin e ngjarjeve te ndryshme dhe eshte
njeriu i cili ne shume raste bie viktime e ketyre ndodhive, bie pre e
tyre, kapet pas hallkave dhe edhe pse pa deshire, por koshient ecen
drejt nje rruge shume here te padeshirueshme, dhe pse? E thjeshte eshte
edhe pergjigja: "Keshtu bejne te gjithe, keshtu po bej edhe une".
Nderkohe qe ky eshte nje pjese e mentalitetit te brishte te njerezve. A
nuk eshte me dinjitoze te behesh iniciator i nje gjendjeje qe te dhuron
emocion? A nuk eshte me inkurajuese per jeten te mendosh te pakten mire
dhe te pakten te dhurosh qofte edhe nje buzeqeshje? Kaq e veshtire
eshte? Besoj se jo. Nuk besoj se na kushton shume qe ne momentin e pare
te dites ta fillojme ate pikerisht me nje buzeqeshje qe i dhurojme
njeriut tone te afert, mikut tone te punes, njeriut qe per nje moment
te caktuar ka nevoje per ne. Ne momentin qe ne dhurojme nje buzeqeshje
kemi bere nje hap mjaft te sigurt ne realizimin e fitimit te nje zemre
njerezore, ne kryerjen e nje sherbimi njerezor.

Kjo reflektohet
patjeter edhe ne jeten politike ku nuk jane te pakta ato raste qe
pasqyrohen ne ekranet televizive kur dy a me shume lidere te ndryshem
dalin para kamerave televizive duke u dhuruar te pranishmeve fillimisht
nje buzeqeshje e cila padyshim qe reflekton nje dashuri duke u dhene
njerezve nje mesazh mjaft domethenes qe "Ju duam me te vertete" dhe
"Per ju po mendojme" megjithese shprehje te tilla per shume njerez qe
jane te zhgenjyer nga realiteti dhe politika e kohes mbeten qesharake,
por gjithsesi duhet te pranojme nje realitet qe dicka ndryshon dhe jemi
drejt nje ndryshimi i cili zanafillen e vet e ka pikerisht tek kjo
dashamiresi dhe ky humanizem njerezor.

Pavaresisht se koha ka
sjelle problematika nga me te paperfytyrueshmet, nga me te
paimagjinueshmet mos te harrojme se ka shume njerez qe na duan dhe i
duam njekohesisht, ka shume njerez qe zgjasin para nesh doren e tyre te
ndihmeses, doren e tyre te arte, ka shume njerez qe kontribuojne ne
emer te dinjitetit njerezore, ne emer te humanizmit dhe te
personalitetit qe u ka dhuruar jeta. A ka gje me te bukur kur nje nene,
nje zonje e panjohur per shumekend del ne studio te programit ne fjale
dhe i hap porten e saj nje vajze te re duke e konsideruar ate si bijen
e saj dhe duke e bere edhe te ta ndjeje veten se nuk eshte e vetme ne
nje jete kaq te veshtire! A ka gje me interesante kur nje zoteri
perseri i panjohur per shumekend del ne media dhe i ofron nje ndihmese
arsimore nje nxeneseje shembullore edhe si shperblim per mundin dhe
sakrificat e saj gjate jetes! Dhe sa ka si keto raste. Ndaj mos
harrojme se pavaresisht se veshtiresite ne jete jane te shumta, ka plot
njerez te mire, dashamires, njerez qe kerkojne te ndihmojne pa interesa
vetem e vetem te bejne te lumtur nje zemer njerezore. Mos harrojme se
keshtu mund te realizohet edhe rimekembja e nje vendi. Kjo rruge eshte
ndjekur edhe nga vendet e tjera ne zhvillim. Askush nuk ka ecur perpara
ne jete i vetem pa ndihmesen e nje tjetri. Habitemi nderkohe qe
degjojme neper lajme per ngjarje te milionereve apo miliardereve te
shumte qe ka ne kete jete si p.sh rasti konkret i bashkepronarit te
"Microsoftit" Bill Gates i cili renditet njeriu me i pasur ne bote. Mos
harrojme se njerez te tille ne qender te jetes se tyre kane pasur
bashkepunimin dhe dashurine qe u kane dhuruar te tjereve per te pasur
nje rreth sa me te gjere bashkepunimi dhe padyshim edhe nje frytshmeri
ne punen e tyre. Mos harrojme se duhet kohe per nje investim ne jete qe
te behesh dikush dhe te arrish ate qe deshiron dhe nderkohe qe thuhet
shpesh "Nuk ka gje qe behet pa para" atehere ja ku jemi dhe ju them "le
te dhurojme qofte edhe nje buzeqeshje qe nuk na kushton as edhe nje
qindarke" Njeriu nuk ecen i vetem ne kete rrugetim, te gjithe kemi
nevoje per njeri-tjetrin, cdo hallk e jetes eshte e lidhur ngushte me
secilen fushe. Mjafton ciltersia ne jete dhe zemra e paster dhe e pasur
njekohesisht dhe ajo qe kerkohet, eshte e arritshme.

Dona20
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/06/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1826
<b>Pikėt</b> Pikėt : 3868
<b>Votat</b> Votat : 48
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Mos i merr gjėrat personalisht !! Njerėzit i bėjnė gjėrat pėr vete e jo pėr ty!!

Buzqeshje Re: Dora qe jep, me me vlere se dora qe merr

Mesazh nga Dona20 prej 20/2/2010, 16:31

Tė ndash do tė thotė tė kthehet dyfish.

Pa dhėn nuk merr gjė.. ;)

Burrelsja
ViP Nė B'SH ☆
☆ ViP Nė B'SH ☆

<b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
<b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
<b>Votat</b> Votat : 21

Buzqeshje Re: Dora qe jep, me me vlere se dora qe merr

Mesazh nga Burrelsja prej 13/7/2013, 13:13

CUDIIIII JAM BO KURRNACE KOHET E FUNDIT

Sponsored content

Buzqeshje Re: Dora qe jep, me me vlere se dora qe merr

Mesazh nga Sponsored content Today at 19:17


    Ora ėshtė 22/1/2017, 19:17