15 Eksperienca qė duhet te kalosh para martesės

Share

enigma
♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫

<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 24/12/2009
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 465
<b>Pikėt</b> Pikėt : 1098
<b>Votat</b> Votat : 30
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Un nuk enjoh zemren time, ajo eshte enigma me e madhe per mua

Buzqeshje 15 Eksperienca qė duhet te kalosh para martesės

Mesazh nga enigma prej 1/2/2010, 14:19

Dil me njė djalosh vetėm nga dėshira pėr t’u argėtuar.
Duhet
ta pranosh se je tashmė e ndėrgjegjshme se njė burrė nuk paraqet
gjithmonė cilėsitė e duhura pėr t’u bėrė i fejuari yt, nuk tė telefonon
kur thotė se do ta bėjė kėtė vetėm se ai interesohet vetėm pėr vehten e
tij dhe nuk tė kushton vėmėndjen qė ti meriton. Por megjithatė ky ėshtė
njė tip qė tė kėnaq herė pas herė sepse ėshtė tepėr i shkathėt kėshtu
qė mundohu ta shfrytėzosh duke mbajtur parasysh faktorin kėnaqėsi
personale.

2.Jeto vetėm
Nėse nuk do qė
trajektorja e jetės tėnde tė jetė vetėm ajo qė shkon nga shtėpia e
prindėrve tė tu tek shtėpia e tė fejuarit apo bashkėshortit tėnd me njė
ndalesė nė konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu tė jetosh
njė eksperiencė tė tė jetuarit tėrėsisht e pavarur. Autonomia totale do
tė thotė tė shijosh tėrėsisht jetėn nė shoqėrinė tėnde, aftėsia pėr tė
kryer dhe pėrmbushur tė gjitha detyrat vetjake. “Mė pėlqente tej mase
tė jetoja vetėm, kujton Suzana, njė gazetare 34- vjeēare, mund t’i
kushtosh njė mbasdite tė tėrė ritualeve tė bukurisė ose tė gatuash tėrė
kohės. Tė jetosh vetėm do tė thote tė piqesh sa mė shumė, nėse dikush
tjetėr paguan faturat pėr ty ose kryen punėt e shtėpisė pėr ty, kjo nuk
tė mėson kurrė tė marrėsh pėrgjegjėsitė e jetės tėnde”.

3.Kapėrce frikėn e tė rėnit nė dashuri kokė e kėmbė

gjitha kemi frikė kur bėhet fjalė pėr tė krijuar marrėdhėnie
sentimentale. “I fejuari im mė mashtronte dhe qė nga ky rast e kam tė
vėshtirė tė krijoj besim tek burrat”, kujton Laura 32- vjeēare. Nga kjo
tė duket se pas unazės sė martesės, vellos dhe gjithė ceremonisė edhe
ty do tė tė ndodhė e njėjta gjė. Pavarėsisht nga kjo ēlirohu nga frika
jote dhe mbėshtetu nė arsye mė tė forta pėr t’u lidhur me njė burrė.

4.Besoji xhepave tė tu
Do
tė jetė fėminore tė mendosh se kur tė martohesh do tė jetosh nė kurriz
tė burrit tėnd apo se prindėrit e tu do tė vazhdojnė tė tė ndihmojnė
ekonomikisht. As mos e ēo nėpėr mend qė tė shmangėsh pėrgjegjėsitė e
tua ekonomike. E mira do tė jetė tė kursesh dhe njė pjesė tė detyrimeve
mujore t’i pėrmbushėsh vetė. Njė marrėdhėnie nuk duhet tė ketė asnjė
kufizim apo kusht tė ēfarėdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk ėshtė
e rėndė ta pyesėsh bashkėshortin tėnd se si shkoni nga ana financiare…

5.Ji spontane
Mos
ki frikė tė jesh e ndryshme nga dita nė ditė, merr pjesė nė konkurse qė
mendon se do t’ia dalėsh mbanė , shijoje lirinė qė ke pėr momentin dhe
mos ia ver veshin shpesh mikeshave tė tua. Nėse jeta jote paramartesore
ėshtė njė rutinė e vėrtetė, kėshtu ka rrezik tė vazhdojė edhe nė
bashkėjetėsė dhe mė pastaj. Nuk rrezikon asgjė tė provosh diēka qė s’e
ke provuar, si mund tė thuash pėr japrakėt me gjethe rrushi qė nuk tė
pėlqejnė nėse nuk i ke provuar kurrė.

6.Hiq dorė nga njė punė qė nuk tė pėlqen
“Ndihesh
nė siklet nė punėn tėnde? Nėse nuk beson nė tė, ėshtė e pamundur qė t’i
dedikohesh asaj me entuziazėm. Por mos shpreso qė tė largohesh nga puna
jote, siē bėjnė shumė vajza tė tjera duke shpresuar se do tė takosh njė
djalė dhe pastaj do tė japėsh dorėheqje. “ Unė kisha dy preokupacione:
nuk mė pėlqente puna ime (isha shitėse) dhe nuk kisha tė fejuar -
shpjegon Alma, 29 vjeē.
Por nuk e kuptoja pse mė ishte krijuar
ideja se po tė ndėrroja punė do tė gjeja edhe tė fejuar. Mendoja se
puna qė nuk mė pėlqente mė pengonte tė gjeja edhe lumturinė nė
dashuri.” Krejt e gabuar. Nė vend qė tė ndėrrosh punėn pėr tė gjetur
njė tė fejuar, mė mirė gjej njė punė qė ke pasion. Dashuria nuk duhet
tė shdėrrohet as nė njė barrierė mbrojtėse as njė arenė ku ty tė tė
jepet mundėsia tė luftosh.

7.Gjej miq tė rinj
Por
ama tė mos jenė brenda rrethit tėnd shoqėror tė zakonshėm, si psh miq
tė shkollės, tė punės apo tė rrethit familjar… Fito mė shumė liri, dil
zbulo eksperienca tė reja dhe njihu me njerės tė rinj. Kėshtu dil me
mikeshėn tėnde qė njohe nė supermerket apo me djaloshin simpatik dhe
interesant qė njohe nė njė ekspozitė apo panair. Nėse e kalon tėrė
kohėn me tė njėjtėt njerėz dhe nė tė njėjtat vende, asnjėherė nuk do tė
zbulosh aftėsitė dhe kufizimet e tua.

8.Bėju mikja mė e mirė vetvetes
Mendon
se je robinė e klishesė “arri idealen” dhe se kjo nuk tė jep mundėsi tė
shfrytėzosh jetėn tėnde deri nė fund? Mendohu mirė. Sillu nė mėnyrėn mė
tė mirė qė mendon dhe qė tė pėlqen pėr tė gjetur burrin e endrrave tė
tua.
Dėrgo :PC:
dhe ha darkė nėn dritėn e qiriut ose lejoi vehtes njė seancė ēlodhėse
nė njė institut bukurie. Pėrdore kėtė etapė tė jetės tėnde pėr tė
zbuluar se ēfarė tė argėton, shijo vehten me dhurata qė i ke merituar
plotėsisht dhe para sė gjithash mėso tė marrėsh dhe tė dhurosh sa mė
shumė dashuri. Ē’tė kushton tė pranosh njė tufė me :PC: kur mendon se pas kėsaj do tė kesh pėrkrah pėr gjithė jetėn njė burrė tė mrekullueshėm.

9.Bėj blerje tė rėndėsishme
Njė
kolltuk tė rehatshėm, njė pardesy praktike, njė udhėtim… Nėse zotėron
mjetet e duhura, bėj blerjet e duhura, mendohu se gratė e martuara nuk
mund t’i lejojnė vehtes gjithēka edhe pse mund tė fitojnė para nė
mėnyrė tė mjaftueshme. “Im shoq administron paratė tona, – tregon Aida
33- vjeēare, dhe kur guxoj t’i kėrkoj ndonjė gjė duhet ta bisedoj me tė
paraprakisht dhe t’i marr atij aprovimin. Kur mė shkrepte pėrpara diēka
nė kokė pėr ta blerė e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh mė tani”.

10.Mėso pėr jetėn nė cift qė tė pret
“Unė
u martova me tė parin dhe tė vetmin djalė qė njoha, tregon Ilva 27
vjecare, dhe nuk kisha asnjė ide pėr jetėn seksuale, sepse nuk kisha
patur marrėdhėnie me askėnd pėrpara”Prandaj nė situata tė tilla shija
qė provon kur zbulon kėtė veprim si dhe veprimi vetė shpsh janė
zhgėnjyes. Jo vetėm sepse zbulimi mund tė duket mė joshės se sa
rezultatet e veprimit qė mundtė zhgėnjejnė nė njė masė tepėr tė madhe.

11.Mbrohu nga padrejtėsitė

mos kesh njė burrė nė jetėn tėnde nuk do tė thotė tė mos kėrkosh dhe tė
mbrosh tė drejtat e tua dhe tė lejosh qė padrejtėsi tė caktuara tė
bėhen nė kurrizin tėnd, si psh tė mos kesh tė drejtė tė kėrkosh njė
tavolinė tė mirė nė restorant ose tė kėrkosh ė zesh njė vend tė
privilegjuar social. “ Mė pėrpara me shumė vėshtirėsi e kuptoja pėrse
duhet tė kėmbėngulja nė kėrkimin e njė tė drejte, thote Meri 27
vjecare, stiliste, por tani jam tepėr e vetėdijshme sepse nuk mund tė
lesh askėnd tė tė marrė nėpėr kėmbė dhe se duhet tė mėsosh tė mbrosh tė
drejtat e tua etėm, me hir ose pahir”.

12.Mėso tė gatuash
Po
pate kėtė aftėsi do tė dish si tua fitosh zemrėn miqve tė tu. Kjo ėshtė
tepėr pozitive edhe nė marrėdhėniet me burrin tėnd tė ardhshėm. Kjo nėn
kupton qė duhet ta kalosh nivelin e omletės dhe makaronave dhe tė
kalosh nė gjėra mė tė komplikuara si tė tavat me te mbushura dhe
mishrat me garnityrė.Mund tė konsultohesh me njė libėr guzhine se si tė
pėrgatisėsh gjellrat pėr tė pėrmirėsuar teknikėn tėnde tė gatimit.
Kėnaqėsia jote kur tė tė vleresojnė se je as nė guzhinė do tė jetė
tepėr mė e madhe se kėnaqėsia qė vetė pjatat ofrojnė.

13.Mėso tė duash trupin tėnd
“Nuk
e keni idenė se sa kohė kaloja me fiksimin se kisha shtuar nė peshė,
thotė Irisi 28 vjecare, pėrpara se tė martohesha. Pas kėtaj fillova tė
pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rėndėsi kishte qė ky I pėlqente
burrit tim” Duhet tė tė mbushet mendja se bukuria e vėrtetė qėndron
brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron njė burrė dhe qė pamja e
jashtėme mbase tė kalojė edhe nė plan tė dytė. Por ėshtė mė e vėshtirė
kur je vetėm dhe I vetmi burim informimi nė kėtė fushė mbetet pasqyra.
E vetmja zgjidhje ėshtė tė mėsosh tė duash trupin tėnd dhe kur ke
mundėsi tė punosh ta ndryshosh atė pa kaluar nė teprime qė shpsh cojnė
nė degradim…

14.Shko me pushime me mikeshat e tua
Telefono
mikeshat e tua mė tė mira, mbush makinėn me karburant ose prento
biletėn e avionit, vėr disa bluza pambuku, jeans dhe disa tė brėndėshme
nė njė cante dhe nisu “ Njė nga gjėrat e lezetshme tė tė qėnit beqare
ėshtė liria pėr tė shkuar ku tė teket pa u preokupuar pėr asgjė, thote
Mimoza 29 vjecare, Motra ime mė e madhe ėshtė e martuar dhe shoh se I
kushtonqimet e kokės qė tė udhėtojė. Ndėrsa unė mund tė kaloj gjithė
Evropėn sepse nuk kam preokupime familjare dhe as njė burrė me tė cilin
duhet tė mė pėrputhen shijet.

15.Por ata cfarė mendojnė?
Pėr pjesėn mė tė madhe tė burrave mosha ideale pėr t’u martuar ėshtė 32 vjec.
72%
janė pėr klasiken dhe preferojnė tė bėjnė propozimin pėr Martesė duke I
rėnė nė gjunjė tė dashurės sė tyre.85% e tė martuarve mendojnė dhe
shpresojnė ta kalojnė jetėn sė bashku me bashkėshorten e tyre deri nė
vdekje.

    Ora ėshtė 21/1/2017, 07:24