1
Historia e kishes se laēit prej 31/1/2010, 20:47
enigma
Specialist/e

E
marta e 13 e peligrinimit tek Kisha e Shen Ndout ne Laē ka mbledh qindra mijera
njerez nga te kater anet e vendit, madje dhe tej kufijve pikerisht per te
prekur nga afer gjurmet e shenjtit. Nuk se eshte thjeshte nje neuroze
kolektive, siē dhe mund te paramendohet tek sheh varg te shkeputur ngjitur njeri
tjetrit san e shkuarje dhe ne ardhje tek kodra e Kishes se Shenjte mu siper
Laēit. E marta e 13 eshte dhe piku I njerezve, por qe nga e marta e pare, kur
rituali fillon, Laēi si qytet fillon e disafishohet dhe aty mund te takosh
njerez te te gjithe aneve. Qe prej 18 marsit, ose te martes se pare, qyteti
ritualisht 4 a 5 fishohet. Trenat, vetem ne keto dite, te kujtojne funksionimin
me kapacitet te plote para viteve 90-te, kur ishte e vetmja alternative
udhetimi masiv. Furgonat, autobuset, gjithfare targash e markash, qe sjellin nje
lume njerezish nga viset Verilindore, Shkodra, Lezha, Mati, Dibra, por dhe nga
Tirana e krahinat jugore, madje dhe nga Kosova e Maqedonia, rreken te bejne
punen dhe xhiron e muajit, kater te marta keshtu. Duke iu avitur Qershorit
numeri i pelegrineve vjen gjithnje e ne rritje, per te arritur ne shifren e 1
milion njerezve me 13 qershor te ēdo viti, e perkthyer ndryshe 1/3 e popullsise
se vendit. Qe ne oret e para te mengjesit ky lum i papushim njerezish, drejtohen
varg per ne nje koder qe te krijon ndjesine e nje ēatie, e tera perbere nga gure
te bardhe. Te gjithe per atje ne maje, tek Shenjtorja e Shna Ndout. Rruga behet
me kembe, megjithese ka nje rruge makine. Policia ka vene rregull. Sidomos deri
ne ora 14.00, ku me se shumti, pelegrinojne te ardhurit, pas kesaj ore, me te
shumtet jane vendalinjte, qe shkojne te marrin bekimin e Shenjtit.Kjo dite eshte
e shenuar edhe per lypesit, qindra e qindra gati ne ēdo meter rruge, vijne nga
ane e anes, edhe per te prekur mrekullite e Shenjtit, por edhe per te fituar.
Por ndryshe nga vende te tjera, ketu shumica e tyre jane me devijime fizike te
llahtarshme Ne fund te fundit, edhe per keta, Shenjti ka gjetur nje rruge per
ti ndihmuar; qe per 13 te marte te fitojne sa per tere vitin. Urimit te tyre
Te ndihmofte!, nuk ke si te mos i tundohesh per te rremuar neper xhepa. Ndersa
kalon siper Laēit, njerezit besimtare fillojne te kryejne ritet sipas gjurmeve
te Shna Ndout. Me se pari, nje vend pushues ne formen e shpines, ku mendohet te
kete pushuar shenjti. Besimtaret mundihen te imitojne Shenjtin qe sipas tyre ka
klauar ne vargmalin e Kurbinit. Ndersa teki shpella e Shna Vlashit njerzit
marrin dhe me vete ne qese te vogla per ta pasur si derman ne shtepi e pune, per
vete dhe te afermit e tyre. Ne kete peligrinazh marrin pjese te gjithe
besimtaret e feve te ndyrshme. Shnda Ndou, si askush tjeter, ka qene shquar per
dialog nderfetar e jo per ballafaqime luftarake, nuk e ka thene asnje fjale
kunder myslymaneve, edhe pse bashkejetesa ne mes tyre ne vendlindjen e ti.
Deshmitare te shumte okulare te thone se ketu jane bere mrekulli te pabesueshme.
M. Lleshi shprehet kam pare me syte e mij se si e sollen nje vajze pa goje e qe
nuk ecte ne kembet e veta. Fjeten nje nate ketu, te nesermen i erdhi goja dhe
kembet. Po keshtu gjithesecili nga persponat qe kan frekuentuar ket kishe
shprehen se kane degjuar nga mrekullit ne te ēuditeshme, qe po imperjetojn edhe
ne ditetb e sotme, pai njhin njrez qe sipas tyre kane gjetur derman ne kete vend
te shenjte.




Forumi


