Dashuri sipas shqiptarėve!

Share
avatar
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122992
<b>Pikėt</b> Pikėt : 260986
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Dashuri sipas shqiptarėve!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 30/1/2010, 01:01



Dashurojnė me pasion, po me kaq pasion vrasin nė emėr tė dashurisė, robėrojnė nėn kėtė emėr, ndėshkojnė, falin, dhurojnė vazhdimėsi.

Ja cilėt janė shqiptarėt nė raportet e dashurisė! Shoqėria shqiptare me vitet ka pėrjetuar forma tė ndryshme tė tė dashuruarit, nga “dashuritė e ndaluara” ku “mėkatarėt” paragjykoheshin dhe duhet tė martoheshin nė mos me dėshirė, tė detyruar, tek “liria” e dashurisė sot, ku ndjenja gjithėnjerėzore po fiton dimensionin e munguar.

Meshkuj qė nuk janė mė aq tradicional, por qė akoma e mbajnė njė kėmbė peng dhe femra qė kėrkojnė tė luftojnė si tė barabarta nė njė betejė qė u pėrket tė dya palėve njėlloj. Kjo ėshtė beteja shqiptare pėr dashurinė.

Dashuria ėshtė konsideruar gjithmonė si ndjenja mė e bukur qė njeriu pėrjeton. Ajo do tė vazhdojė tė mbetet e tillė edhe pse kohėt ndryshojnė, idetė tjetėrsohen. Ėshtė ndjenja qė ripėrtėrin shpirtin, e rilind atė. Ėshtė ajo pėr tė cilėn shpeshherė luftojmė ta kemi. Historitė pėrsėriten, nė kohė tė ndryshme, me personazhe tė ndryshme. E njėjta gjė ndodh kudo.

Nė vende tė ndryshme dashuria pėrjetohet njėsoj, midis njerėzve, tė cilėt dinė tė luftojnė dhe ta mbrojnė dashurinė qė i ka bashkuar. Por nga ana tjetėr ajo ka karakter tė caktuar dhe pėrjetohet nė varėsi tė kulturave tė ndryshme. Forca dhe pasione tė vrullshme, tradhėti e “thika” pas shpine, nėn njė emėrues tė pėrbashkėt, lufta e pakuptueshme e ndjenjave.

Kjo ėshtė dashuria, e ēuditshme me mėnyrat e saj. Nėse do tė kalonim nė pjesė tė ndryshme tė rruzullit tokėsor kjo ndjenjė e bukur duket se ka karakter tė caktuar nė varėsi tė kulturave dhe njerėzve, qė e pėrjetojnė. Shqiptarėt janė njė popull me karakteristika tė ēuditshme nė ndjenjėn e dashurisė.
Tranzicion ndjenjash

Shoqėria shqiptare mund tė cilėsohet si njė nga shoqėritė, e cila ka pėrjetuar forma tė ndryshme tė tė dashuruarit. Kjo falė ndryshimit tė kohėrave, qė e kanė karakterizuar kėtė shoqėri, duke ndikuar nė mėnyrė tė ndjeshme nė vendosjen e rregullave tė ndryshme, tė cilat kanė qenė njė diktat pėr mėnyrėn e arsyetimt, botėkuptimit dhe krijimit tė lirshmėrisė individuale.

A kanė qenė shqiptarėt gjithmonė tė lirė tė jenė vetvetja dhe tė dashurojnė ashtu siē mund tė dashurohet vėrtet? Nė fakt, jo. Shumė njerėz do tė jepnin pėrgjigje tė ndryshme, por duke arritur nė tė njėjtin rezultat. Dikur shqiptarėt e shihnin tė natyrshme tė fshihnin ndjenjat tyre, pasi dashuria midis tė rinjve konsiderohej e ndaluar nwse ajo do ishte e dukshme edhe jo e fshehtė.

Dhe nė fakt nuk kishe se si tė veproje ndryshe, nėse do i referohemi periudhės sė diktaturės, tė cilėn e jetuam pėr vite me radhė. Sistemi i cili krijoi nė mendėsitė shqiptare njė kulturė atavike dhe mentalitet tė prapambetur. Dashuria ishte “tabu”. Dy tė rinj duhet tė martoheshin dhe mė pas tė dashuroheshin, pasi nėse do ndodhte e kundėrta shumė prej tyre do vuanin, jo pėr faktin se nuk mundėn tė luftonin pėr ta jetuar, por pėr faktin se nuk do tė kishin shansin ta provonin kėtė luftė tė mirėfilltė dashurie.

Dashuria nė “liri”

Megjithatė me kalimin e viteve mentaliteti i shoqėrisė ka ndryshuar e deri diku ėshtė moderuar, madje edhe duke i kaluar parashikimet e sociologut mė optimist. Mbi frenimet e dikurshme kanė lindur ide tė tjera. Ide, tė cilat shkaktohen nga shkatėrrimi i shumė tė tjerave. Me ndryshimin e tyre ndryshoi bashkėjetesa e shumė pėrjetimeve, koncepteve apo fenomeneve nė njė shoqėri tjetėr.

Pikėrisht periudha pas-komunizėm, apo e thėnė ndryshme demokracia, solli natyrshėm mendime dhe botėkuptime tė tjera tek tė gjthė ne. Ose le ta themi mė thjesht, arriti “tė shkėlqente” pjesėn e fshehur tė shpirtit shqiptar. Ndjenja qė dikur nuk pati mundėsi tė pėrjetohej me tė gjtha nuancat e saj, sot shfaqet “lakuriq”, madje shpesh me njė lakuriqėsi neveritėse.

Pa paragjykime! Ēdokush ėshtė i lirė tė jetojė, por deri nė atė kufi ku nuk cenohet liria e tjetrit. Shoqėria shqiptare ka ndryshuar, ( me tė dyja anėt e njė medaljeje), duke sjellė me vete ndryshime tė njė mentaliteti, dikur tė rrėnjėsor nė prapambetje tė kota e tė pakuptimta. Tė rinjtė shqiptarė janė ata tė cilėt kanė krijuar edhe shembujt e njė shoqėrie tė civilizuar, e cila duke pėrcjellė tendenca tė reja drejt modernes dhe tė pavarurės ka krijuar edhe stereotipe kulturorė nė mėnyrėn e tė dashuruarit.

Stereotipi “mashkullor”

Megjithė kėto ndryshime dhe tendenca sociale tė reja, duhet tė pranojmė se jetojmė ende nė njė shoqėri maskiliste. Meshkujt, kryesisht synojnė tė tregojnė tiparet e njė “tė forti”, ku femrat duhet tė jenė ato, qė duhet tė binden e tė pėrshtaten. Ata mund tė cilėsohen si individė, tė cilėt kanė njė natyrė tė veēantė sidomos nė krijimin e raporteve specifike nė shoqėri dhe dashuri.

Shumica e tyre ka trashėguar nga brezat e tjerė atė pjesė mentaliteti, i cili ka jetuar me vite nė shoqėrinė shqiptare. E nė fakt s’kishte si tė ndodhte ndryshe. Shumė prej tyre le tė themi qė janė disi tė “infektuar” nga mėnyra e tė jetuarit mes dy epokave. Kalimi nga diktatura nė komunizėm natyrisht qė la gjurmė tek tė gjithė ne. Tė qenurit i “lirė” do t’u pėlqentė tė gjithėve, por kjo liri do tė shihej e kufizuar pėrballė partneres sė tyre.

Tepėr tė kujdesshėm, “sytė katėr” pėr tė parė ēdo lėvizje tė saj, pėr ta pėrndjekur deri nė fajėsi (pa dashur tė pėrgjithėsojmė). Si natyra mesdhetare, meshkujt shqiptarė do tė dallohen gjthmonė pėr egoizmin dhe xhelozinė, qė kanė ndaj partneres sė tyre. Dinė tė dashurojnė, dashurojnė ndoshta me tėrė forcėn e tyre, por shpesh herė dėshtojnė nė mėnyrėn se si e transmetojnė kėtė ndjenjė. Shumė prej tyre vuajnė nga komplekse, ekzistenca e tė cilave nė shumė vende perėndimore nuk njihet mė. Shpeshherė ata e shohin veten si njė racė “superiore”.

Ndonjwherė tė fiksuar pėr tė qenė dominant, reflektues tė njė shpirti posesiv po aq sa edhe shumė burrėror. Nėse do t’i krahasonim me meshkujt tipikė perėndimorė, shqiptarėt dinė tė dashurojnė ndryshe, kompleksivė duke i bėrė ata tė dallohen sė tepėrmi pėr mėnyrėn se si i tregojnė ndjenjat nė raporte tė ndryshme dashurie.

Stereotipi “femėror”

Pozitat inferiore duket se kanė nisur tė zbehen disi. Figura femėrore nė Shqipėri ēdo ditė lufton pėr tė qenė nė njė rol tė denjė nė shoqėri. Do tė tregoheshim shumė tė pavėrtetė nėse do tė tregonim vetėm kėtė panoramė. Formimi i femrave shqiptare ndryshon nga qytetet e mėdha nė ato mė tė vogla apo edhe nė zona tė largėta, ku kėmba e njeriut nuk shkel.

Nėse kalon “vijėn e verdhė” tė kryeqytetit nė njė vėzhgim tė shpejtė nuk mund tė mos befasohesh nga “zelli” qė tregojnė gratė teksa punojnė nė arė, kujdesen pėr kafshėt e shtėpisė dhe mė pas duhet tė kthehen nė familje pėr tė vazhduar akoma deri nė orėt e vona tė natės rolin e tyre si kujdestare, pranė burrit dhe fėmijėve. Nė kėtė familje tradicionale, dashuria ėshtė e diktuar nga sytė e fqinjit, farefisit, plakut mė tė vjetėr apo edhe fshatit.

Por po tw zhvendosemi nw qytete tw tjera mw tw zhvilluara diēka ndoshta ka ndryshuar. Nėse dikur ishte njė tabu thyerja e njė lidhje dashurore nga frika ndaj familjes apo shoqėrisė, duket se kėto zakone tė vjetra po largohen me kohėn. Dhe iniciativėn e “frikshme” femrat kanė ditur ta ndėrmarin mė lehtė. Ndikimi i shumė eksperiencave tė huaja i kanė bėrė tė rinjtė shqiptarė tė mendojnė se seksi nuk ėshtė mė njė tabu. Ēėshtja e virgjinitetit qė dikur konsiderohej e tillė, ka bėrė tė shihet ndryshe nga ndikimi i shumė kulturave tė huaja, tė importuara nė vend edhe nga niveli i lartė i emigracionit.

Emancipimi i femrės shqiptare ka bėrė qė edhe meshkujt t’i shohin gjėrat pak mė ndryshe. Edhe pse pėr shumicėn e tyre do ishte vėshtirė tė martoheshin me njė vajzė e cila ka patur eksperienca seksuale. Pėrkushtimi, qė kanė vajzat shqiptare nw njė lidhje dashurie ėshtė vėrtet pėr t’u admiruar. Shumė prej tyre janė ato qė duan njė lidhje tė vėrtetė, tė gjatė e tė bukur. Pasi tė tilla janė ato. Tė ndjeshme, tė pėrkushtuara dhe tė ndryshme. Tė vendosura tė bėjnė ēdo gjė pėr ta mbrojtur dashurinė e tyre. Sepse kjo ėshtė dashuria, njė marrėveshje qė zemrės nuk i bėhet dot.

Djemtė dhe vajzat shqiptarė, janė midis tė rinjve tė paktė qė megjithė komplekset qė kanė, konsiderohen si grupmoshat qė dashurojnė mė shumė. Qė nė adoleshencė ata i provojnė dashuritė e para me shumė emocion duke i parė me shumė pėrgjegjėsi dhe sy kritik pėr tė ardhmen. Shumė prej tyre pėrfundojnė nė martesė. Fakt qė ndryshon tėrėsisht nė shumė vende tė botės si nė Amerikė apo Europė, ku martesa shihet si njė iniciativė shumė serioze pėr t’u ndėrmarrė.

Si pėrkufizohen djemtė shqiptarė?

Nga forumet e ndryshme dhe diskutimet shqiptare djemtė shqiptarė shprehen se dinė tė dashurojnė dhe kėrkojnė tė dashurohen. E kanė tepėr tė vėshtirė tė flasin pėr ndjenjat e tyre midis miqve mė tė ngushtė, siē ndodh rėndom me femrat. Shpeshherė nė marrėdhėnie intime nuk duan tė tregojnė dobėsitė e tyre, pasi i tremben mendimit tė partneres dhe gjykimit nga shoqėria.

Shumica e tyre ende ruajnė nė kokė mentalitetin se femra me tė cilėn do tė ndajnė jetėn duhet tė jetė e “paprekur”, paradoksalisht vijon praktika e jetės sė tyre. Krenaria mashkullore e quan “ofendim” kur femra shpreh dėshirėn pėr tė qenė ajo ofruesja e njė pagese nė ambiente tė ndryshme, nė shumė vende tė Europės detaje tė tilla janė tė padallueshme. Edhe pse janė burrėrorė, interesantė, simpatikė, tė komunikueshėm, u pėlqen tė tradhėtojnė dhe tė falen sidomos, por kurrsesi tė njėjtėn gjė nuk do e mendonin pėr tė dashurėn e tyre.

Si pėrkufizohen vajzat shqiptare?

Femrat, nga natyra e ndjeshme janė mė tė hapura kundrejt dashurisė. Ato e kanė sa tė lehtė po aq edhe tė vėshtirė tė kalojnė nga njė lidhje nė tjetrėn. Shohin shumė pėrgjegjėsi qė nė lidhjen e parė dhe i marrin gjėrat mė seriozisht se meshkujt. Heqin dorė nga shumė liri personale pėr tė mbrojtur tė ardhmen e njė lidhjeje. U pėlqen qė tė flasin me partnerėt e tyre hapur nė lidhje me ēdo gjė edhe pse shpesh herė nuk mirėkuptohen ose konsiderohen si mendjelehta. Ato dinė ēfarė duan dhe e kėrkojnė vazhdimisht, por jo gjithmonė arrijnė ta marrin, ndoshta pėr shkak tė rrethanave apo edhe pse ndonjėherė mungon doza e duhur e guximit, apo edhe vetėvlerėsimit. Kanė frikė tė besojnė nė aftėsitė e tyre, por dinė nga ana tjetėr tė tregohen dinjitoze. Sigurisht qė janė tė bukura dhe tė lindura pėr tė dashuruar. Shumica e tyre duan tė kenė pėrkrah meshkujt shqiptarė, dhe jo tė juaj.



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 28/3/2017, 18:01