BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


UPDATE - Njė breshėri automatiku ėshtė shkrehur sot nė mesditė mbi tre vėllezėrit Mulliri nė fshatin Vidohovė tė Devollit. Dy prej tyre, Taulanti dhe Xhiliani kanė mbetur tė vdekur nė vend, ndėrsa mė i vogli Edi 18 vjeē ėshtė plagosur rėndė. Mėsohet se masakra ka ndodhur pėr shkaqe xhelozie, ndėrsa bie pista e gjakmarrjes qė u pėrfol nė fillim.

Ngjarja ndodhi nė mesditė rreth orės 14:00, kur tre vėllezėrit gjendeshin nė njė lokal nė fshatin e tyre. Autori i ngjarjes, tashmė i identifikuar ka shkrehur njė karikator tė tėrė mbi tė rinj. Fillimisht u dha se kanė vdekur tė tre por mė pas gjatė transportimit nė spital u mėsua se njėri prej tyre ka arritur nė mbijetojė por ėshtė shumė rėndė.

Afro, njė orė pas ngjarjes sė rėndė policia indentifikoi si autor tė ngjarjes sė rėndė shtetasin Besim Karaj me origjinė nga Thumana. Forca tė shumta policie janė vėnė nė ndjekje tė tij, pasi banorė tė zonės thanė se njė person i armatosur qė qėllonte nė ajėr ėshtė parė duke ikur nėpėr fshat. Janė marrė masa tė shumta pasi duke qenė zonė kufitare ka mundėsi qė tė largohet jashtė kufinjve.

Fshati Vidohovė ndodhet nė kufi me Greqinė dhe pėr kėtė ėshtė kėrkuar ndihma e policisė greke e cila po lėviz me patrulla pėrgjate kufirit me Shqiperinė. Nė ndihmė tė policisė lokale janė nisur edhe repartet e RENEA-s me helikopter per shkak se dyshohej se autori ndodhej ne fshat i armatosur.

Nė fillim u dha se ngjarja ndodhi pėr arsye gjakmarrje, pasi tre tė ekzekutuarit janė djemtė e Liljana Mullait. Kjo e fundit nė vitin 2008, masakroi dhe hodhi nė pus nipin 8 vjeēar tė dashnorit tė saj. Ajo tashmė vuan dėnimin nė burg, ndėrsa gjatė seancave gjyqėsore ka thėnė se" e vrava fėmijėn pasi Gentiani (i dashuri) nuk pranoi tė martohej me mua".

Por mė pas kjo pistė ra pasi u identifikua se autori nuk ishte nga fisi Xhihani. Sipas tė dhėnave tė para tė policisė e cila njoftoi edhe indetifikimin e autorit, bėhet fjalė pėr vrasje pėr shkaqe banale. Njėri nga djemtė e vrarė (Taulani) kishte lidhje jashtėmartesore me gruan e autorit, Besimit.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto