1
Schumacher: Unė do tė bėj tė pamundurėn prej 25/1/2010, 19:40
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Michael Schumacher do tė luftojė pėr titullin e kampionit nė vitin 2010. Ai ėshtė i bindur se do tė realizojė qėllimin e tij qė ka vėnė para vetes. Mercedes GP do tė tentojė tė fitojė titullin kampion nė vitin 2010 me njėvendėshen MGP W01 qė do tė drejtohet nga Michael Schumacher e Nico Rosberg. Makina gjermane ka kaluar kolaudimet e fundit duke u prezantuar nė Shtutgart. Ėshte njė fillim i ri dhe jam mė shumė se i motivuar. Skuadra ėshtė e shkėlqyer dhe mund tė luftojė pėr titullin. Unė do tė bėj tė pamundurėn, tha Schumaher, qė ėshtė shtatė herė kampion bote. Tė jesh pjesė e shigjetave tė argjendta ėshtė shumė domethėnėse sepse kjo ėshtė njė shtyese pėr tė qenė gjithmonė nė krye, theksoi Michael Schumacher. Ndėrkaq, Rosberg nėnvizon se ky ėshtė realizimi i njė ėndrre pėr tė.
Jam i lumtur qė do tė punoj me njerėz si Norbert Haugh, Ross Brawn dhe Nick Fry. Do tė jetė njė kampionat i madh, tha Rosberg. Krahas tyre, me nota optimist ėshtė shprehur edhe Ross Brawn. Besoj se pėr mua do tė thotė shumė. Njė e nesėrme e mrekullueshme pėr skuderinė tonė edhe pse njė vit mė parė nuk kishte te ardhme. E rėndėsishme ėshtė qė mė nė fund kemi rikthimin e njė ikone tė vėrtetė si Mercedes. Kam pasur shumė privilegje nė karrierėn time por ėshtė shumė e veēantė tė jesh pjesė e kėtij projekti, tha shefi i skuderisė gjermane.














