BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Rian Bingham jeton duke fluturuar anembanė vendit, pėr tė pushuar njerėz nga puna. Mjaft njerėz mund t’a neverisin njė karrierė tė tillė. Por Rian, interpretuar vėrtetėsisht nga aktori i hijshėm i Hollivudit, Xhorxh Kluni, ėshtė i dhėnė kokė e kėmbė mbas kėsaj pune.

“Up in the Air” “Nė ajėr”, ėshtė filmi mė i fundit i Jason Reitman. Ky ėshtė njė film pėr marrėdhėniet, izolimin njerėzor nė kohėt moderne dhe humbjene vendve tė punės. Ajo qė e bėn mė pikant filmin, janė intervista tė vėrteta me njerėz qė kanė humbur vendet e punės. Filmi u kandidua pėr ēmimin Globi i Artė, dhe gjithashtu pritet tė jetė kandidaturė dhe pėr ēmimet Oskar.Rian ėshtė mbi botė, le tė themi. Ai shpenzon mė shumėkohė nė aeroplane, dhe hotelet e aeroporteve sesa nė shtėpinė e tij nė Omaha tė Nebraskės. Ai ėshtė udhėtari i pėrsosur: i organizuar, i rregullt nė paketime, efiēent. Linjat ajrore e trajtojnė atė si mbret, dhe kanė arsye pėr kėtė. Ryan ka mbledhur rreth 10 milion milje si njė udhėtar i rregullt.

Jeta e Rijanit ecėn pa u prekur nga askush. Ai e kalon shumicėn e kohės nė ajėr, dhe atij i pėlqen kjo mėnyrė. Pa “ bagazhe shtesė”.

Tė qenurit i pavarur e ndihmon Rian nė punėn e tij. Ai pushon njerėz nga puna pėr tė jetur. Ai e sheh vehten e tij mė shumė si njė kėshilltar pėr ndryshimin e karrierės sė tė tjerėve se sa si njė vrasės i punės sė tyre. Ai ėshtė krenar pėr mėnyrėn e lehtė qė i komunikon pushimin nga puna dikujt.

Por e ardhmja e tij ndryshon kur ai njihet me Alex, versionin femėr tė tij.

Romanca e re i prish ekuilibrin Rianit. Dhe mbas kėsaj ai ulet me kėmbė nė tokė. Kompania e tij vendos qė tė pushojė njerėzit pėrmes Internetit, nga ndėrtesa e saj, nė vend qė tė dėrgojė njė zyrtar tė sajin, si ai, pėr tė njoftuar pushimin nga puna personalisht.

Realizuesi i filmave Reitman thotė se pėr herė tė parė, Rian varet nga njerėzit. Ai thotė:

“Nuk mund ta interpretonte askush mė mirė se Xhorxh Kluni. E shkrova skenarin me tė nė mendje. E shkrova pėr zėrin e tij, pėr mėnyrėn e tij tė tė shprehurit”.

Xhason Reitman, i njohur pėr ēmimin me filmin “Juno”, sjell njė tjetėr komedi, me bazė dramėn . Ky film ka tė bėjė me teknologjinė moderne, marrėdhiniet, punėn, frikėn nga angazhimet, dhe sė fundi, nevojėn pėr tė komunikuar me tė tjerėt.Vera Fermiga interpreton Alex, dhe thotė:

“ Ajo mishėron tė gjitha arsyet se pse ėshtė e vėshtirė tė jesh grua nė ditėt tona. Zgjedhjet e vėshtira dhe kundrathėnėse mes karierės, familjes, tė kesh njė romancė dhe gjithashtu tė jesh e respektuar”.

Karakteret e Reitmanit janė tė mprehtė, me tė metat e tyre, tė vėrtetė, qė tė lėnė pa fjalė. Dialogėt janė inteligjentė. Grupi i aktorėve ėshtė i pėrzgjedhur.

Kohėt e vėshtira ekonomike, dhe shkurtimi i vendeve tė punės ėshtė njė nga temat e filmit.

Filmi “Up in the Air” , i lė shikuesit paksa tė paorientuar, tė turbulluar, dhe tė paqartė pėr atė ēka pritet, apo pėr atė ēka ne presim , dhe se si tek e fundit, do tė shkojė rrjedha e jetės.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto