BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫


Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu me bashkėpunėtorė, sot me rastin e katėrvjetorit tė ndarjes nga jeta tė Presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, bėri homazhe tė varri i Presidentit Rugova dhe e vizitoi familjen Rugova.

Me kėtė rast, Presidenti Sejdiu, duke vlerėsuar punėn e madhe qė Presidenti historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova ka bėrė pėr Kosovėn, theksoi se ai ėshtė nė kujtesė tė pėrhershme dhe se i mungon shumė vendit.

“Presidenti historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, tė cilin e kemi nė kujtesė tė pėrhershme pėr punėn e madhe qė ka bėrė pėr Kosovėn, ishte njė njeri qė i mungon shumė vendit, njė njeri qė ka bėrė historinė nė kohėt mė tė vėshtira qė kemi pasur si popull, dhe mund tė themi njė njeri qė e solli koha dhe qė e bėri kohėn, e bėri epokėn e vet”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se ėshtė shumė me rėndėsi se e gjithė vepra e Presidentit Rugova ka qenė e pėrkushtuar pėr tė vėnė themelet e njė shteti demokratik, njė luftė e gjatė pėr pavarėsinė e vendit, por nė parimet mė tė mira universale tė tė drejtave dhe lirive njerėzore dhe tė humanizmit, pra tė njeriut i cili me kalibrin apo personalitetin e tij ka ditur qė nė mėnyrė tė shkėlqyeshme tė artikulojė zėrin dhe ndjenjėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri, nė kuptim tė organizimit tė rezistencės sė brendshme, por edhe nė kuptim e shpalosjes sė identitetit tonė para botės.

Nuk ėshtė e rastėsishme, vijoi Presidenti Sejdiu, se njė nga frontet mė tė rėndėsishme tė fituara ėshtė e vėrteta pėr Kosovėn jashtė dhe mbėshtetja e fuqishme pėr Kosovėn nga jashtė.

“Puna e Presidentit Rugova ėshtė kolosale dhe ai ishte vėrtet njė kolos i Kosovės, njė burrė i madh i vendit”, tha Presidenti Sejdiu.

I pyetur nga gazetarėt pėr ēėshtjen e kompletimit tė kompleksit memorial pėr Presidentin Rugova, Presidenti Sejdiu shprehu besimin e tij se nė proces do tė ketė qasje tė drejtpėrdrejta pėr t’i dhėnė fizionominė finale idesė pėr tė pasur njė kompleks memorial, ashtu siē e kanė burrat e mėdhenj tė vendit.

Po sot, Presidenti Sejdiu me bashkėpunėtorė vizituan familjen e Presidentit Rugova, pjesėtarėt e sė cilės e falėnderuan Presidentin Sejdiu pėr kujdesin e vazhdueshėm qė Presidenti ka pėr familjen e Rugova.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto