1
Asambleja e PS, zgjidhje pėr krizėn prej Fri 15 Jan - 19:06
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫

Asambleja Kombėtare e socialistėve pritet tė paraqesė propozime konkrete, qė do ti hapin rrugė zgjidhjes sė krizės politike. Tė dielėn PS do tė mbledhė asamblenė, e cila do tė trajtojė ēėshtje tė shtetit ligjor dhe demokracisė. Mėsohet se nė fund tė kėsaj mbledhjeje, e cila pėr nga formati ėshtė e njėjtė me mbledhjen e fundit, ku u analizua kriza ekonomike, do tė miratohet njė rezolutė e cila do tė pėrbėjė nė vetvete ofertėn e PS-sė pėr daljen nga kriza, duke i lėnė maxhorancės hapėsirė tė reflektojė mbi tė. Propozimet pritet tė kenė nė qendėr njė rol mė tė madh tė opozitės nė reformat e ardhshme qė do tė prekin dhe institucione tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar. Socialistėt mbajnė top sekret kėto propozime deri ditėn e asamblesė, e cila pritet, pėr kėtė qėllim, tė zhvillohet me dyer tė mbyllura pa praninė e mediave. Nuk pėrjashtohet tė risillen pėr diskutim dhe teza tė hedhura mė parė pėr njė konceptim tė ri tė institucioneve tė rėndėsishme nė vend, por qė kėsaj radhe hidhen si kusht pėr tė arritur njė marrėveshje qė do tė ēojė nė zgjidhjen e krizės aktuale politike nė vend, qė prej zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Njė grup pune i drejtuar nga sekretari socialist pėr ēėshtjet Ligjore, Fatmir Xhafaj, do tė bėjė analizėn e funksionimit tė shtetit nėn qeverisjen e tė djathtėve, por do tė paraqesė dhe propozime konkrete. Nė grupin e punės janė pėrfshirė deputetėt Ilir Gjoni, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Ditmir Bushati, Fatmir Toēi dhe Armando Subashi, tė cilėt sipas njė ndarje tė tematikės do tė paraqesin ekspertizėn e tyre rreth ēėshtjeve tė korrupsionit, gjyqėsorit, zgjedhjeve, marrėdhėnieve tė parlamentit, funksionimit tė institucioneve kushtetuese, mediave etj. Do tė jetė Xhafaj qė do tė drejtojė kėtė ekspertizė tė situatės sė funksionimit tė shtetit nė kėtė mbledhje tė asamblesė, i cili do tė paraqesė nė fund dhe rezolutėn finale tė kėtij diskutimi. Deputeti i qarkut tė Tiranės, Ilir Gjoni do tė trajtojė ēėshtjet e rendit dhe sigurisė kombėtare, funksionimit tė shtetit nė kushte emergjencash etj. Damian Gjiknuri do tė trajtojė ēėshtjet e zgjedhjeve dhe hetimit parlamentar tė tyre, duke dhėnė argumente pse kėrkohet njė hetim i tillė. Nuk pėrjashtohet tė paraqiten nė kėtė mbledhje dhe opsionet e PS-sė pėr pėrmirėsimet e Kodit Zgjedhor pėr zgjedhjet e ardhshme bazuar nė rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Deputeti Sajmir Tahiri, pritet tė trajtojė ēėshtjet e korrupsionit nė vend, bazuar nė raportet e institucioneve ndėrkombėtare dhe reformat qė kėrkohen pėr tė pėrmirėsuar kėtė situatė. Deputeti Ditmir Bushati, pritet tė trajtojė ēėshtjet e marrėdhėnieve parlamentare dhe garantimin e kontrollit parlamentar nga ana e opozitės. Njė nga ēėshtjet e mirėfunksionimit tė demokracisė ėshtė dhe roli i medias, i cili do tė trajtohet nga deputeti i qarkut tė Vlorės, Fatmir Toēi, ku pritet tė jepen dhe propozime konkrete pėr njė televizion publik tė pavarur nga politika. Ish anėtari i KLD-sė, deputeti i Fierit, Armando Subashi do tė trajtojė ēėshtjet e Pushtetit Gjyqėsor, ku pritet tė jepen dhe propozimet konkrete pėr reformėn nė kėtė fushė.
Grupi i punės
Fatmir Xhafa
Ilir Gjoni
Damian Gjiknuri
Sajmir Tahiri
Ditmir Bushati
Fatmir Toēi
Armando Subashi
Grupi i punės
Fatmir Xhafa
Ilir Gjoni
Damian Gjiknuri
Sajmir Tahiri
Ditmir Bushati
Fatmir Toēi
Armando Subashi














