BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Mjeshtri


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Lėvizja pėr Mendim Ndryshe nė PS e konsideron 6 marsin si afatin e fundit kur do tė presė tė gjithė grupin parlamentar tė PS-sė qė tė hyjė bashkė nė kuvend, pėrndryshe ata nuk do tė djegin mandatin e tyre. Deputeti socialist Kastriot Islami, gjatė njė interviste televizive dje nė "Alsat" deklaroi, se do tė pritet vendimi i selisė rozė deri nė javėn e parė tė marsit, mė pas ky grupim do t'i kthehet Kuvendit. "Gjatė marsit ėshtė afati i fundit ku ne qėndrojmė jashtė Parlamentit. Kjo do tė thotė se, ne si Parti socialiste, e cila ka ende mundėsi qė tė reflektojė ndaj bojkotit, do futet deri nė 6 mars, atėherė edhe ne do tė futemi me deputetėt e tjerė tė PS-sė. Nė qoftė se PS, nuk do tė futet, unė personalisht po dhe njė pjesė tjetėr nuk e humbim mandatin, pra nuk mund ta fusim veten nė njė interpretim kushtetues tė tillė, qė ekziston apo jo mandati, aq mė tepėr qė pėr mua si frymė ėshtė e dėshtuar", u shpreh Kastriot Islami. Sipas tij nėpėrmjet bojkotit, drejtuesi i selisė rozė po tenton tė arrijė diēka tjetėr. Deputeti socialist kritikon dhe qėndrimin e partisė sė tij ndaj pėrmbytjeve nė Shkodėr. Pėr Islamin PS del jashtė karakterit tė saj duke u kthyer nė njė kopje tė keqe tė PD. "Unė do tė thosha qė PS po del jashtė karakterit tė saj. Jam i shqetėsuar qė nė PS nuk ndėrmerren veprime qė i takojnė njė opozite. Tani shoh simptoma tė PS dhe sindromin e Berishės. Sa herė qė ka njė ngjarje tė tillė, tentojnė tė bėjnė tė njėjtėn gjė qė bėnte Berisha", vijoi Islami. Pėrveē Islamit, edhe deputeti tjetėr socialist, pėrfaqėsues i Lėvizjes pėr Mendimin Ndryshe, Marko Bello ėshtė shprehur se nuk do tė djegė mandatin e tij dhe do tė futet nė parlament para afatit tė skadimit tė tij. Por nga ana tjetėr, edhe deputetė tė tjerė, si Blendi Klosi ėshtė shprehur i bindur se kėrkesat e PS-sė pėr transparencėn e zgjedhjeve do tė zgjidhen para afatit tė skadimit tė mandatit tė deputetėve, duke u shprehur se socialistėt do tė hyjnė nė kuvend para 7 marsit. Ndėrsa kreu socialist, Edi Rama ka pėrsėritur qėndrimin e tij se mandatet nuk do tė digjen, ndėrsa nėse nuk hapen kutitė, 7 marsi do t'i gjejė deputetėt socialistė jashtė kuvendit.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto