BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Mjeshtri


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Rritet shpėrblimi ditor pėr ushtarakėt shqiptarė tė dėrguar me misione paqeruajtėse jashtė vendit. Dy ditė mė parė qeveria ka vendosur pagesa tė reja pėr kėtė grup tė forcave tė armatosura. Pėrfitojnė tė dėrguarit nė Republikėn e Ēadit e Afrikės Qendrore, nė kuadrin e misionit ushtarak “MINURCAT” tė OKB. Veē tyre shpėrblim mė tė lartė do tė marrin edhe tė dėrguarit nė Bosnje-Hercegovinė, nė kuadėr tė operacionit ushtarak “ALTHEA” tė BE-sė dhe trupat e nisura nė Afganistan, nė kuadėr tė koalicionit ndėrkombėtar kundėr terrorizmit. Sa i pėrket kėtyre tė fundit, shpėrblimi ditor nuk do tė jetė mė 60 dollarė amerikanė dita, por 12 000 mijė lekė pėr nivelin e parė tė rrezikshmėrisė dhe 9 000 lekė pėr nivelin e dytė tė rrezikshmėrisė. Sipas vendimit tė qeverisė pėr trupat e dėrguara nė Ēad dhe nė Republikėn e Afrikės Qendrore, pagesa nga 60 euro do tė bėhet 9000 lekė. “Shpėrblimi ditor pėr ushtarakėt shqiptarė tė dėrguar nė Bosnje-Hercegovinė, nė kuadėr tė operacionit “ALTHEA”, tė Bashkimit Evropian, tė jetė 6 000 (gjashtė mijė) lekė, pėr ēdo ditė qėndrimi nė kėtė mision”, thuhet nė vendimin e qeverisė, ku saktėsohet pagesa pėr trupat e dėrguara nė Bosnje-Hercegovinė. Efektet financiare, qė rrjedhin nga zbatimi i kėtij vendimi, do tė pėrballohen nga buxheti i vitit 2010, miratuar pėr Ministrinė e Mbrojtjes. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2010. Vendimet e mėparshme, tė marra pėr pagesat e trupave tė nisura nė kėtė shtete, shfuqizohen. Pagesėn mė ta lartė edhe pėr nga shkalla e rrezikshmėrisė do ta kenė tė dėrguara nė Afganistan. Nė kuadėr tė koalicionit kundėr terrorizmit, vendi ynė brenda vitit 2010 do tė ketė 202 trupa tė dėrguara nė kėtė shtet. Pėr herė tė parė, 20 prej kėtyre trupave do tė merren me operacionet luftarake. Ka qenė qeveria qė ka premtuar rritjen e numrit tė ushtarakėve tanė nė misionet paqeruajtėse, pas anėtarėsimit nė NATO.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto