Nė Argjentinė, nis epoka "Maradona"!

LePuRuShJa
LePuRuShJa
♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫

<b>Shteti</b> Shteti : Europė
<b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
<b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122973
<b>Pikėt</b> Pikėt : 261009
<b>Votat</b> Votat : 311
<b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

Buzqeshje Nė Argjentinė, nis epoka "Maradona"!

Mesazh nga LePuRuShJa prej 31/10/2008, 01:01

Nė Argjentinė, nis epoka "Maradona"! Img_ph10

"Pibe d'Oro" ėshtė emėruar trajneri i ri i "ēelestėve". Do tė bashkėpunojė me ish trajnerin e tij Bilardo

Diego Armando Maradona realizoi ėndrrėn e tij: u bė trajneri i kombėtares argjentinase. Lajmin e bėri tė ditur vetė "Pibe de Oro", menjėherė pas takimit me Hulio Grondonėn, president i Federatės Argjentinase tė Futbollit. "Do ta bėj unė formacionin dhe zgjedhjen e futbollistėve,"tha ish numri 10 i Napolit pėr disa medie amerikano latine, duke konfirmuar se projekti i tij kishte fituar ndaj kandidatėve.

KANDIDATI - Maradona hyri nė zyrėn e Federatės Argjentinase tė Futbollit nė Buenos Aires sapo erdhi nga Gjeorgjia, ku luajti njė ndeshje bamirėsie. Diego ka qenė kandidati kryesor dhe u zgjodh nga presidenti Grandona, i cili u mor personalisht me zgjedhjen e trajnerit tė ri, pas dorėheqjes sė Alfio Baziles, mė 17 tetor. Mė 19 nėntor Argjentina do tė drejtohet nga trajneri provizor Serxhio Batista, ndėrsa Maradona do tė qėndrojė pranė skuadrės pėr tė filluar ambientimin. Debutimi i tij do tė jetė mė 11 shtator, nė miqėsoren e "luksit" ndaj Francės.

STAFI - Pas Maradonės, ka qenė edhe bashkėpunėtori i tij i ngushtė Karlos Biliardo. Ky i fundit ishte trajneri i Argjentinės nė vitin 1986, botėrori i fundit i fituar nga ēelestėt. Biliardo, qė do tė luajė rolin e drejtorit teknik, e ka drejtuar Maradonėn nė vitet mė tė lavdishme si futbollist. "Do tė kem bashkėpunim tė ngushtė me Diegon, por do tė jetė ai trajneri i skuadrės," - tha Bilardo, pas takimit me Grondonėn. Njė tjetėr pjesėtar i stafit, nė rolin e zv.trajnerit, ėshtė emėruar Pedro Troljo, ish futbollist nė Serinė A dhe pjesėtar i skuadrės qė humbi nė finale botėrorin

"Italia '90".

LUMTURIA - "Mė parė e kisha tė lehtė tė thosha se nuk e drejtoj Argjentinėn, sepse Grondona nuk ma jep mundėsinė,deklaroi Maradona pėr "El Carin". - Mendoja se tė tjerėt nuk donin tė mė jepnin pėrgjegjėsi, por, nė tė vėrtetė, unė nuk isha gati. Sot ėshtė njė histori krejt ndryshe. Unė jam i lumtur."

Maradona tha se nuk e besonte mundėsinė pėr tė drejtuar Argjentinėn, derisa Grondona e ftoi nė zyrat e federatės. "Nė fillim mendova se mos ishte kamera e fshetė,tha ai, qė shumė specialistė e konsiderojnė si futbollistin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave. - Pastaj, Grondona mė tha se i kishte sheshuar problemet me Biliardon dhe ky i fundit e pranoi rolin e drejtorit teknik.

Atje e kuptova se unė do tė isha trajneri i Argjentinės. Hulio mė tha se mė kishte zgjedhur qė nė fillim, por se i duhej kohė pėr tė sistemuar gjėrat. Kjo ka bėrė qė unė tė kem mundėsinė tė punoj me njė staf tė mrekullueshėm. Zyrtarisht, nuk kam firmosur asnjė kontratė, por do tė ishte diēka e shkėlqyer, nėse do tė ndodhte diēka e tillė ditėn e ditėlindjes."


Shtypi, "pro" dhe kundra...

Mungon vetėm firma mbi kontratė dhe prezantimi zyrtar para gazetarėve, por tani tė gjithė e dinė se Diego Armando Maradona do tė jetė trajneri i ri i kombėtares argjentinase. Lajmi ėshtė konfirmuar nga Federata Argjentinase e Futbollit dhe nga vetė "Pide d'Oro". Nė Argjentinė, mėngjesin e sė mėrkurės, tė gjitha gazetat (pa asnjė pėrjashtim) kishin si titull kryesor emėrimin e "legjendės". Legjendė si futbollisti, ndoshta mė i miri i parė ndonjėherė, por si trajner nuk ka ndonjė karrierė pėr t'u vlerėsuar.

Maradona ka punuar me Mandiju, njė skuadėr province, nė vitin 1994. 12 ndeshje nė turneun e Aperturės me njė fitore, 6 barazime dhe 5 humbje. Vitin tjetėr e provoi me Rejsingun: 11 ndeshje, 2 fitore, 6 barazime, 3 humbje. Pikėrisht me kėtė ekip ka arritur edhe kėnaqėsinė mė tė madhe si trajner, duke mundur 1 0 Boka Zhuniorsin "e tij" nė "Bombonera"; diēka e tillė nuk ndodhte prej 20 vitesh. Por, edhe te Rejsingu shkarkimi u bė i domosdoshėm.

Mbi mungesėn e eksperiencės, pėrveēse mosbesimin te njė karakter i paqendrueshėm, janė rreziqet mė tė mėdha qė shfaq emėrimi i Diegos. Nė njė sondazh tė bėrė nga gazeta "La Nacion", rreth 70% e argjentinasve janė kundėr zgjedhjes sė Grondonės. Gjithsesi, ka njė pjesė opinionistash qė e kanė pėlqyer emėrimin e Maradonės ose, tė paktėn e justifikojnė atė. "Maradona dhe Biliardo,shkruan "El Dia", - janė emrat qė nuk do tė harrohen ndonjėherė nga tifozėt argjentinas, sepse pėrfaqėsojnė periudhėn mė tė lavdishme tė futbollit qė ata kanė parė. Tė dy sė bashku fituan mė 1986 n dhe humbėn vetėm nė finalen e vitit 1990.

Nga "Meksikė '86" deri nė "Gjermani '08", kombėtarja jonė ka shumė emra dhe stile tė ndryshme, por asnjė nuk krahasohet me lavdinė e Maradonės dhe Biliardos. Ku i dihet, ndoshta rikthimi i tyre do tė shėnojė rikthimin e njė tjetėr "gjenerate tė artė." "Diego,shkruan "La Nacion",di si tė pėrfitojė nga lavdia e tij. Nė njė ndeshje pokeri ėshtė si dikush qė vė bast dyfishin e parave, duke rrezikuar shumė. Po kėshtu ka bėrė ai gjatė gjithė jetės sė tij."



E ke ba rrugė, tu ardhė e tu shku, kur tė dush
E megjithatė s'tė ve faj
Fryma s'merr leje sa herė vjen e ikė.

    Ora ėshtė 22/7/2019, 20:25