BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Mjeshtri


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Spanja gjatė presidencės sė BE-sė do tė mbėshtesė Shqipėrinė nė procesin e integrimit evropian. Ambasadori i Spanjės, Manuel Montobio, vendit qė mban presidencėn e radhės sė BE-sė, zhvilloi dje njė takim tė posaēėm me zv.kryeministrin dhe Ministrin e Jashtėm, Ilir Meta, duke i konfirmuar mbėshtetjen ndaj Shqipėrisė nė proceset integruese. Zyra e shtypit pranė Ministrisė sė Punės sė Jashtme bėn tė ditur se nė kėtė takim ishte prezent dhe kreu i delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, ambasadori Helmut Lohan. Nė qendėr tė takimit ishin bisedimet lidhur me prioritetet e presidencės spanjolle tė Bashkimit Evropian gjatė 6 mujorit tė parė tė 2010. Nė kėtė kontekst, ambasadorėt Montobio dhe Lohan e informuan kryediplomatin Meta edhe mbi ndryshimet e reja strukturore tė Bashkimit Evropian, pas hyrjes nė fuqi tė Traktatit tė Lisbonės si dhe pėr vendosjen e kanaleve tė komunikimit gjatė periudhės tranzitore tė Presidencės spanjolle. Meta i siguroi ambasadorėt pėr njė bashkėpunim tė hapur, tė ngushtė dhe konstruktiv nga ana e Qeverisė shqiptare, duke theksuar se gjatė muajve tė ardhshėm, Qeveria do tė vazhdojė tė ndjekė me prioritet tre sfidat imediate tė integrimit tė vendit, qė janė plotėsimi nė kohė i Pyetėsorit tė KE, mbyllja e etapave tė fundit pėr liberalizimin e vizave dhe zbatimi i rekomandimeve tė Progres Raportit tė fundit tė Bashkimit Evropian. Dy ambasadorėt Montobio dhe Lohan, e siguruan zv. kryeministrin pėr mbėshtetjen e plotė tė Unionit nė realizimin e kėtyre objektivave madhore pėr Shqipėrinė. Spanja do ta drejtojė Presidencėn e BE-sė deri nė qershor tė vitit 2010. Gjatė kėsaj periudhe, Shqipėria ka shpallur si synim kryesor tė sajin heqjen e regjimit tė vizave me shtetet e BE-sė. Gjatė kėsaj periudhe, Shqipėria ka nisur procesin e pajisjes sė pasaportave biometrike, si njė nga kushtet kryesore pėr tė pėrfituar nga procesi i liberalizimit tė vizave. Pėrpara Spanjės, Presidencėn e BE-sė e ka kishte Suedia. Gjatė Presidencės suedeze, Shqipėria mori pyetėsorin pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE. Qeveria shqiptare shpreson tė dorėzojė kėtė pyetėsor brenda kėtij gjashtė mujori, pėr tė marrė mė pas dhe vlerėsimet pėrkatėse nga KE-ja.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto