1
Bashkiakėt e PS: Do japim pjesė nga paga jonė prej 10/1/2010, 14:29
Mjeshtri
♫ Anėtar/e ♫

Shoqata pėr mbrojtjen e autonomisė vendore, zhvilloi dje njė takim me kryetarin e bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, pėr situatėn nė veri tė vendit, nga pėrmbytjet. Pas njė takimi rreth 30 minuta, kryetari i kėsaj shoqate dhe njėkohėsisht kryetari i bashkisė sė Pogradecit, Artan Shkėmbi, deklaroi se tė gjithė bashkitė opozitare, do tė ndihmojnė financiarisht, por ndėrkohė do tė solidarizohen nė pėrpjekjet pėr tė mbledhur ndihma, pėr familjet e dėmtuara. Anėtarė tė tjerė tė shoqatės pėr mbrojtjen e autonomisė vendore akuzuan sėrish, kryeministrin Berisha pėr kėtė katastrofė, e cila sipas tyre ėshtė rrjedhojė e keq menaxhimit. Ne do tė jemi krah tyre pėr tė ndihmuar financiarisht, ku kryetarėt e bashkive dhe komunave do tė japin pjesė nga pagat e tyre, ku biznesmenė, punonjės tė administratės, dhe qytetarėt e qyteteve dhe komunave tona, do sensibilizohen qė tė kontribuojnė nė pėrmirėsimin e situatės, tha Artan Shkėmbi, kryetar i shoqatės pėr mbrojtjen e autonomisė vendore. Ndėrsa kryetari i bashkisė Pukė, Rustem Struga tha se kam qenė nė terren para dy ditėsh dhe kam parė se ēfarė shkakton korrupsioni, babėzia, dhe paaftėsia e kėsaj qeverie e cila ka hap portat pikėrisht nė kuotat kritike, ku specialistėt, drejtuesit, deri nė dikastere e deri te kryeministri nuk ia kane idenė se si funksionon sistemi energjetik atje dhe pikėrisht u krijua kjo situatė.













