1
Vieira nė Man City prej 9/1/2010, 18:28
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Patrick Vieira ka kompletuar transferimin nė Manchester City nga kampioni i Italisė, Inter. Tė premten, reprezentuesi francez ėshtė bėrė pėrforcimi i parė i menaxherit tė ri tė Manchester Cityt, Roberto Mancini, dhe ka nėnshkruar kontratė gjashtėmujore me mundėsi vazhdimi pėr njė vit tjetėr. Kontrata e 33-vjeēarit nė Inter ishte paraparė tė skadojė gjatė verės, ndėrsa ish-kapiteni i Arsenalit ishte i vendosur tė kėrkojė paraqitje tė vazhdueshme nė pėrpjekje tė zėrė vend nė Kombėtaren e Francės pėr Kampionatin Botėror.
Vieira 33-vjeē, nė City do tė bartė fanellėn me numrin 24, ndėrsa pritet tė pėrfitojė 145 mijė euro nė javė.
Jam kthyer nė Angli, sepse mendoj se City ėshtė klub me ambicie tė mėdha. Ende kam ėndrra nė futboll dhe njėra prej tyre ėshtė tė kthehem nė Premierligė dhe tė fitoj titullin. Kam ardhur pėr tė dhėnė diēka pėr klubin dhe besoj nė fuqinė e ekipit dhe mundėsinė tė fitojmė tituj, deklaroi Vieira.
Mancini i cili kishte punuar me Vieiran nė Giuseppe Meazza, ka thėnė pėr uebfaqen zyrtare tė klubit www.mcfc.co.uk:
Patrick ėshtė mesfushor i klasit botėror me mentalitet fitues dhe do tė pėrshtatet shumė mirė nė ekip. Ai mė njeh shumė mirė dhe ėshtė me rėndėsi se ka njohuri pėr gjithēka nė Premierligė. Nuk do ti nevojitet kohė pėr tu pėrshtatur. Patrick ėshtė njėri prej futbollistėve mė tė mėdhenj tė gjeneratės sė tij, i cili ka fituar shumė tituj nė karrierėn e deritashme. Jam i sigurt se tifozėt e Cityt do ta presin ngrohtė dhe do tė jenė tė kėnaqur me kontributin qė do tė bėjė ai.
Vieira iu bashkua Arsenalit nga Milan mė 1996 dhe u bė anėtar kyē i ekipit tė Topxhinjėve qė fitoi tre tituj nė Premierligė dhe katėr FA Cup. Ai kaloi nė Juventus mė 2005 dhe kaloi njė sezon nė klub qė fitoi Scudetton, para se ta humbė atė pėr pėrfshirje nė skandalin pėr kurdisje tė ndeshjeve dhe u pėrjashtua nė Serie B.
Vieira mė pas kaloi nė Inter ku fitoi tre tituj nė Serie A dhe dy Kupa tė Italisė. Ai ka bėrė 107 paraqitje me Francėn dhe fitoi Kampionatin Botėror 1998 dhe Kampionatin Evropian 2000.














