1
Tre tė vdekur, tėrhiqet Togo prej Sat 9 Jan - 18:21
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Togo ėshtė tėrhequr nga Kupa e Afrikės, pasi numri i viktimave nga sulmi ndaj autobusit tė ekipit nė Angola, ėshtė ngritur nė tre. Ndihmėstrajneri Abalo Amelete, zyrtari pėr informim Stan Ocloo dhe shoferi kanė humbur jetėn. Ndėrsa, tė shtunėn pasdite kanė qarkulluar njoftime se edhe portieri Kodjovi Obilale ka vdekur pas plagėve tė marra nga sulmi tė premten.
Tė lėnduar janė edhe disa futbollistė tė tjerė. Organizatorėt kanė insistuar se gara do tė zhvillohet dhe ende kėrkojnė qė Togo tė luajė. Por mesfushori i Togos, Alaixys Romao, i tha tė pėrditshmes sportive franceze LEquipe: Jemi duke biseduar me ekipet e tjera nė grupin tonė duke u munduar ti bindim qė ta bojkotojnė garėn.
Togo pritej tė luajė kundėr Ganės tė hėnėn, nė ndeshjen e dytė tė parė nė provincėn veriore tė Angolės, Cabinda, ku ndodhi sulmi ndaj tyre. Bregu i Fildishtė dhe Burkina Faso janė ekipet e tjera nė Grupin B.
Sipas burimeve tė BBC-sė, organizatorėt janė duke u munduar tė bindin Togon tė mbesin nė Angola, duke iu premtuar pėrforcim tė sigurisė. Por, selektori i Togos, Hubert Velud, i tha radios franceze RMC se ai mendon se autoritetet e Angolės duhet tė konsiderojnė mundėsinė e anulimit tė garės.
Ne tė gjithė mund tė parashtrojmė kėtė pyetje. Ėshtė aktor i barbarizmit, ndėrsa ne jemi kėtu pėr tė festuar futbollin afrikan. Ne mendojmė se autoritetet nuk janė duke e marrė kėtė rast me seriozitet, tha ai.
Kapiteni i Togos, sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, i cili ishte nė autobus, por shpėtoi pa lėndime ėshtė kėshilluar nga klubi i tij, se do tė ketė nė dispozicion sa tė dėshirojė kohė, qė dėshiron pėr tu rikuperuar nga sulmi.
Ėshtė ndeshje futbolli, ėshtė njėra prej garave mė tė mėdha nė Afrikė dhe shumė njerėz do tė dėshironin tė jenė nė pozitėn tonė, por nuk mendoj se dikush do tė ishte i gatshėm tė japė jetėn. Nėse jam i gjallė nesėr, mund tė luajė pėrsėri futboll dhe vitin tjetėr mund tė marrė pjesė nė njė tjetėr Kupė tė Afrikės, por nuk jam i gatshėm tė vdes tani, tha ai, pėr BBC Afrika.
Souleymane Habuba, zėdhėnės i organizatorėve nga Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF), ka thėnė se gara do tė zhvillohet pavarėsisht sulmit. Brenga jonė kryesore ėshtė pėr futbollistėt, por gara do tė zhvillohet, tha Habuba i cili ėshtė i habitur pse Togo ka zgjedhur tė udhėtojė nė rrugė tokėsore, nė vend se tė fluturojė. Rregullat e CAF-it, janė tė qarta: ekipet duhet tė fluturojnė dhe jo tė udhėtojnė me autobus, shtoi ai.
Ndėrsa Federata botėrore e Futbollit (FIFA), ka shprehur brengosjen e tyre ndaj sulmit. FIFA dhe presidenti i saj, Sepp Blatter janė tė prekur thellė nga incidenti ndaj Kombėtares sė Togos, tė cilėve ju shprehin pėrkrahjen tonė. FIFA ėshtė nė kontakt me CAF dhe presidentin e saj, Issa Hayatou, nga tė cilėt presim njė raport tė plotė rreth ngjarjes, thuhej nė njė komunikatė tė FIFA-s.Kupa e Afrikės do tė fillojė tė dielėn edicionin e saj tė 27-tė. Ndeshja e cila shėnon fillimin e turneut do tė zhvillohet mes Angolės dhe Malit.
Kupa e Afrikės
Grupi A: Angola, Algjeria, Malawi, Mali
Grupi B: Burkina Faso, Gana, Bregu i Fildishtė, (Togo)
Grupi C: Benin, Egjipt, Mozambiku, Nigeria
Grupi D: Kameruni, Gabon, Tunizi, Zambia














