BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Berisha: Katastrofa qėndron prej Thu 7 Jan - 20:03

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Pėr tė dytėn ditė me radhė, Kryeministri Sali Berisha paralajmėron se veriu ėshtė i rrezikuar nga katastrofa pėr shkak tė pėrmbytjeve. Nė njė mbledhje urgjente tė qeverisė, pėr situatėn nė Shkodėr dhe Lezhė, ėshtė miratuar vendimi pėr ngritjen e Komitetit Ndėrministror tė Emergjencės Civile, i cili do tė kryesohet nga Ministri i Brendshėm, Lulzim Basha dhe qė do tė jetė pėrgjegjės pėr menaxhimin e situatės sė krijuar. “Potencialisht katastrofa qėndronte dhe qėndron si shpatė e Demokleut. Sepse, sė pari, zona e pėrmbytur nuk mund kurrė tė asistohet sikur tė ishte jashtė pėrmbytjes. Ka fėmijė, tė sėmurė, gra e tė moshuar dhe njė farė hezitimi i ligjshėm pėr tė pranuar evakuimin”, u shpreh Berisha. Duke bėrė tė ditur tė dhėnat e fundit nga terreni, kreu i ekzekutivit tha se reshjet e shumta tė ditėve tė fundit kanė rritur me rreth 100 herė prurjet nga lumi i Drinit, i cili nė verė sillte rreth 15 m3/ ujė nė sekondė, ndėrsa tani 1500 m3/ujė nė sekondė. Kryeministri paraqiti si problematike situatėn nė liqenin e Fierzės, por siē tha ai, pėr momentin problematik ėshtė liqeni i Komanit, pėr shkak tė kapacitetit tė tij tė vogėl. Berisha pėrsėriti apelin pėr banorėt e kėtyre zonave qė tė lėnė shtėpitė, pasi rritja e nivelit tė ujit rrezikon jetėt e tyre. “Deri tani, nga 950 familje tė kėrcėnuara, 430 janė evakuuar. Shfrytėzoj rastin nga mbledhja e qeverisė t’u bėj thirrje tė marrin tė gjitha pėrgjegjėsitė dhe tė jenė nė lartėsinė e pėrgjegjėsisė pėr t’u evakuuar, sepse ėshtė jashtėzakonisht e rėndė pėr vendin, qoftė edhe njė jetė e vetme e humbur. Qeveria ėshtė e vendosur t’u japė atyre tė gjithė ndihmėn, por ata vetė duhet tė pranojnė tė marrin vendimet e duhura. Nuk duhet tė rrinė nėn kėrcėnim as edhe njė orė tė vetme. Trimėri ėshtė tė gjesh rrugėn pėr t’u pėrballur me menēuri me kėtė situatė dhe ky ėshtė largimi, shmangia e katastrofės”, u shpreh Berisha. Duke folur mbi situatėn nė Lezhė, Kryeministri bėri pėrgjegjės detin, i cili mori pėrpara pritat e betonit, duke pėrmbytur Talen dhe fushė Kuqen. Nė kėtė kontekst, ai kėrkoi nga autoritetet tė merren masa pėr eliminimin e rrezikut qė vjen nga lumi i Vjosės, teksa vlerėsoi se duhet bėrė njė rishqyrtim i situatės nė tė gjitha argjinaturat. Nė mbledhjen e Qeverisė, Berisha tha se “shkarkimet nga ana e Korporatės Elektroenergjetike deri tani, as edhe njė ditė tė vetme, nuk kanė qenė kėrcėnuese pėr nivelin e argjinaturave pritėse tė komunės sė Dajēit. Gjithmonė ėshtė qėndruar njė metėr e gjysmė, njė metėr, 50 centin nėn nivelin maksimal qė kjo argjinaturė pret. Natyrisht, rrjedhjet e ndryshme, rritja e madhe e Gjadrit, Kirit dhe fryrja e detit, qė tė gjitha kanė bėrė qė deri tani tė jenė tė pėrmbytura mbi 1200 hektarė tokė, kanė bėrė qė, nga lajmet e fundit qė kam, fryrja e liqenit tė ketė filluar tė ekspansojė edhe nė komunėn e Rrethinave”.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto