1
Opozita rikthehet nė shesh nė janar prej Sat 2 Jan - 17:27
Mjeshtri
♫ Anėtar/e ♫

Opozita do ti rikthehet protestave nė muajin janar. Socialistėt kanė mbyllur dy ture protestash nė tė gjithė vendin me tė njėjtin objekt, hapjen e kutive. Turi i parė i protestave u zhvillua para 20 nėntorit, njė qytetet kryesore tė vendit pėr tu finalizuar nė Tiranė mė 20 nėntor, nė njė tubim maratonė qė zgjati 48 orė nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit. Pasi nuk morėn asnjė pėrgjigje nga kryeministri pėr hapjen e kutive, socialistėt zhvilluan dhe njė tur tė dytė, kėsaj radhe me sloganin Hap kutitė ose largohu, i cili u pėrmbyll nė Tiranė pak ditė mė parė, ku kėrkesave politike iu bashkangjitėn dhe ato ekonomike dhe sociale. Socialistėt kanė paralajmėruar protesta pa mbarim deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre pėr vitin 2010.













