BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Buzqeshje Ekipi i dekadės prej Sun 27 Dec 2009 - 19:07

Mjeshtri


♫ Anėtar/e ♫
♫ Anėtar/e ♫
Ky ekip ėshtė i rrezikshėm nė krah, di tė shėnojė nga largėsia, ėshtė i kujdesshėm nė zonėn e mbrojtjes dhe fiton tituj me kampionė. Ky ėshtė ekip mė i mirė i dekadės nė futboll i pėrzgjedhur nga mediumi ESPN. Nė mesin e ekipit tė yjeve mė tė mėdha botėrore tė 10 viteve tė fundit nuk kishte vend pėr sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres, ikonėn e Real Madridit, Raul dhe yllin ukrainas, Andriy Shevchenko – tė cilėt nuk gjenden as nė bankėn rezervė.

Vetėm tre nga 11 futbollistėt e formacionit bazė sot janė tė pensionuar nga futbolli, tė tjerėt tė gjithė janė aktivė, madje edhe ata pesė qė janė zgjedhur si rezervistė. Ekipin nė formacionin 4-2-3-1 e ka formuar mediumi ESPN, me njė panel sportiv prej shtatė gazetarėve.

Portier – Gianluigi Buffon
Juventus i pagoi Parmės 51.5 milionė euro nė verėn e vitit 2001 dhe tregoi se ēka do tė thotė tė bėsh investim tė mirė. ESPN e ka pėrshkruar Buffonin si “mbret tė zonės dhe portier tė shkėlqyeshėm me refleks tė pėrkryer”.

Mbrojtės i djathtė – Cafu
Shpėrtheu nė futbollin evropian me Romėn, ku e fitoi Scudetton. Kishte kaluar tė tridhjetat kur iu bashkua Milanit, mirėpo nė San Siro arriti tė fitojė edhe Ligėn e Kampionėve. Ai shėrbeu si shembull pėr futbollistėt e tė sotmes nė kėtė rol, bashkėkombėsit e tij brazilianė Dani Alves dhe Maicon.

Mbrojtės i majtė – Roberto Carlos
Njėri prej mbrojtėsve mė ofensiv i viteve tė fundit ishte pjesė e ‘Galaktikėve’ tė Real Madridit. Shumė herė tregoi kapacitetet e tij fizike dhe me goditje tė fuqishme nga distanca befasonte portierėt kundėrshtarė.

Qendėrmbrojtės – Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini
Tė dy qendėrmbrojtėsit janė italianė. Cannavaro dhe Maldini janė dy qendėrmbrojtėsit mė tė mirė, tė cilėt nė dhjetė vitet e fundit kanė vrapuar nė fushat e futbollit. Cannavaro fitoi Kampionatin botėror mė 2006, ndėrsa Maldini e ngriti trofeun e Ligės sė Kampionėve.

Mesfushor nė qendėr – Claude Makelele dhe Andrea Pirlo
Dėshtimi i ‘Galaktikėve’ filloi nė momentin kur nga Real Madrid nė Chelsea u transferua i palodhshmi Makelele. Ai nė ekipin mė tė mirė tė dekadės do tė kishte detyrė tė kalojė kilometra, ndėrsa lojėn do ta organizonte fituesi i Kampionatit botėror dhe i Ligės sė Kampionėve, Andrea Pirlo.

Krah i djathtė – Lionel Messi
E krahasojnė me Maradonėn, por ai ka vetėm 22 vjet dhe ka arritur shumė mė tepėr se legjenda argjentinase nė karrierėn me klub. Messi pėrkujton kohėrat e vjetra, kur futbolli ishte romantik, shkathtėsi nė tė cilėn vlerėsoheshin vetėm lėvizjet e jashtėzakonshme.

Krah i majtė – Cristiano Ronaldo
Arrogant, gjithmonė i gatshėm tė turpėrojė kundėrshtarin, por shembull i njė futbollisti tė shkėlqyer. Ai ėshtė bėrė i paprekshėm me shpejtėsinė e tij, fuqinė, ndėrtimin fizik dhe teknikėn e jashtėzakonshme.

Mesfushor ofensiv – Zinedine Zidane
U pensionua nga futbolli me atė goditjen primitive me kokė nė gjoksin e mbrojtėsit italian Marco Materazzi nė finalen e Kampionatit botėror 2006, por mbetet i paharruar nė kujtesė. Ai ėshtė ndoshta edhe futbollisti mė i mirė i dekadės sė fundit, realizator i njėrit prej golave mė tė mirė nė dhjetė vitet e fundit nė finalen e Ligės sė Kampionėve 2002.

Sulmues – Ruud van Nistelrooy
Nė epokėn e sulmuesve tė vetmuar, futbollistėve tė cilėt ėshtė dashur tė shėnojnė gola dhe tė mbajnė topin nė posedim, holandezi ėshtė nė kulm. I fuqishėm, vendimtar dhe luftarak, realizoi njė mal me gola. Ai shėnonte nga tė gjitha pozitat, nė tė gjitha mėnyrat, thjesht i shkėlqyeshėm.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto