BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Albatros


♫ Stafi Administrues ♫
♫ Stafi Administrues ♫
Slobodan Petroviē, kryetar i Partisė Liberale Serbe nė Kosovė flet nė njė intervistė pėr BBC-nė, dhėnė gazetarit Ilir Kadia, pėr vizitėn dyditore nė Tiranė. Ai vlerėson vendimin e qeverisė shqiptare pėr t’i dhėnė 400 mijė euro komunės sė Graēanicės dhe vizitėn e Presidentit Tadiē nė Shqipėri.
Cili ėshtė qėllimi i vizitės suaj nė Tiranė?
Ne jemi kėtu pėr vizitė zyrtare me ftesė tė Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe kjo ka arsye tė shumta. Nuk ėshtė vetėm qėllimi financiar. Natyrisht qė ėshtė njė vizitė miqėsore dhe siē e ka cekur edhe Presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha kjo ėshtė njė vizitė historike. Ne kemi pasur nevojė ta dėrgojmė njė mesazh tė qartė. Dhe ky mesazh nuk ka tė bėjė vetėm me popullin e Republikės sė Shqipėrisė, por edhe mė gjerė. Dhe ajo qė ka bėrė sot Kryeministri Berisha dhe zėvendėskryeministri dhe Ministri i Jashtėm Ilir Meta ėshtė mė shumė se njė gjest simbolik...
Ju e keni fjalėn pėr 400 mijė eurot qė qeveria shqiptare i ka dhuruar sot pėr Graēanicėn apo jo?
Ajo ēka ishte si njė propozim gjatė vizitės nė Kosovė tė Kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm, ku kanė shprehur vullnetin pėr tė ndihmuar komunat e reja tė formuara dhe veēanėrisht atė tė Graēanicės ėshtė njė mesazh i qartė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe veēmas pėr komunitetin serb dhe natyrisht i jemi shumė mirėnjohės pėr ēfarė ka bėrė Qeveria e Shqipėrisė. Dhe nuk ėshtė fjala vetėm pėr kėtė ndihmė ekonomike, dhe tė jemi tė sinqertė qė nė Shqipėri ende nuk ėshtė tejkaluar kriza botėrore dhe jemi tė vetėdijshėm se ky shtet e ka tė njėjtin problem sikur e kanė edhe shtete tė tjera. Kjo i jep rendėsi tė veēantė ndihmės qė na ėshtė dhėnė.
Ju jeni prej serbėve tė paktė nė Kosovė qė merrni pjesė nė institucionet e Kosovės. Pse pjesa mė e madhe e serbėve, sipas jush, vazhdojnė t’i bojkotojnė ato?
Para se tė pėrgjigjem nė pyetjen tuaj ndiej nevojėn tė falenderoj tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė pėr ndihmėn, qė po na japin dhe shpreh dėshirėn qė tė njėjtin shembull ta japin edhe qytetarėt e tjerė nė rajon dhe ketė gjest tė Qeverisė do ta promovojmė edhe nė Bruksel edhe nė Uashington… Tė vijmė tek pyetja juaj.
Ka shumė arsye por ajo qė ėshtė trimėruese ėshtė dėshmia e zgjedhjeve tė fundit lokale, ku shumica e qytetarėve serbe morėn pjesė nė kėto zgjedhje dhe natyrisht qė pjesėmarrja mė e madhe ka qėnė prej punės sonė tė vazhdueshme, angazhimit tonė gjatė kėtyre dy viteve tė fundit. Kishte pasė mundėsi qė tė bėhej mė shumė por puna jonė e dy viteve ka qenė shumė mė e madhe se puna e mėparshme dhe natyrisht pėr njė pjesėmarrje tė tillė ka qenė e domosdoshme mbėshtetja e qeverisė sė Kosovės. Ne falėnderojmė tė gjithė ata qė na mbėshtetėn nė kėtė projekt. Njė nga arsyet pse serbėt i kanė bojkotuar mė parė institucionet nė Kosovė mund tė jetė sepse nuk e kanė parė interesin e tyre pėr t’i mbėshtetur kėto institucione, pasi ata qė kanė qenė para nesh nuk kanė bėrė mjaft siē kemi bėrė ne, qė edhe populli tė shohė interesin e tij. Dhe natyrisht si rezultat i angazhimit tė partisė time politike dhe tė atyre qė mbėshtesin kėtė parti kemi si dėshmi mė tė mirė pėrqindjen e serbėve nė kėto zgjedhje.
Ju shpresoni qė mund tė kthehet nė njė trend pjesėmarrja e serbėve nė institucionet e Kosovės?
Kjo ėshtė diēka natyrale kur tė gjithė qytetarėt shkojnė e kryejnė atė ēka ėshtė nė interes tė tyre dhe tė mbėshtesin qeverinė. Ėshtė pėrgjegjėsi e detyrė e jona qė ne si pjesė e kėtyre institucioneve tė japim kontributin tonė dhe tė angazhohemi nė maksimum qė kėtyre qytetarėve t’u japim dhe t’u mundėsojmė tė mira nė interes tė tyre. Ndaj angazhimi i Republikės sė Shqipėrisė na jep kurajo pėr tė bėrė mė shumė nė interes tė qytetarėve tanė.
Kryeministri Berisha konfirmon vizitėn nė Shqipėri tė Presidentit serb Tadiē. Si reflektojnė sipas jush marrėdhėniet mes Tiranės dhe Beogradit nė mesin e serbėve dhe shqiptarėve tė Kosovės?
Natyrisht qė ka shumė rėndėsi qė tė rezultojnė marrėdhėnie tė mira mes Beogradit dhe Tiranės, sepse kjo do tė reflektojė direkt edhe nė Kosovė. Dhe jemi shumė tė trimėruar nga takimet me Presidentin dhe Kryeministrin, po ashtu edhe me zv/kryeministrin Ilir Meta, tė cilėt na thanė se janė nė fazėn pėrmbyllėse tė pėrgatitjeve pėr vizitėn e Presidentit dhe kryeministrit Tadiē nė Shqipėri. Ne japim kontributin tonė pėrsa i pėrket stabilitetit, qė gjithsesi ka rėndėsi tė madhe pėr Kosovėn, sepse qėllimi i partisė tonė ėshtė tė rrėzojmė barrierat dhe tė ndėrtojmė ura.

http://www.botashqiptareforum.com

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto