1
Kuze, vėzhgon Ramėn e Shalėn prej 23/12/2009, 17:21
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Pas mbrojtėsit kosovar, Mėrgim Mavrajt, Kombėtares shqiptare ka gjasa tė mėdha qė nė tė ardhmen e afėrt ti bashkohen edhe dy futbollistė me prejardhje nga Kosova, e qė luajnė nė Evropė.
Bėhet fjalė pėr sulmuesin e klubit nga Bundesliga, Hannover 96, Valdet Ramėn dhe sulmuesin e skuadrės nga Premierliga skoceze, Dundee United, Andis Shalėn (tė birin e trajnerit Kujtim Shala).
Trajneri kroat, Josip Kuze ka konfirmuar se ėshtė i interesuar pėr dy sulmuesit kosovarė. Ai tregon se Valdet Ramėn e ka vėzhguar nga afėr nė fundjavė nė takimin ndėrmjet Hannoverit dhe Bochumit, ku ekskluzivisht kishte shkuar pėr ta parė Mėrgim Mavrajn.
Gjatė ndeshjes pata rastin ta shoh sulmuesin e Hannoverit, Valdet Rama, qė luajti pėr 25 minuta. Natyrisht se ėshtė e pamundur qė pėr njė kohė kaq tė shkurtė tė jap njė vlerėsim pėr tė. Megjithatė, duhet ta respektojmė faktin qė ai po luan nė Bundesliga. Ne do tė vazhdomė ta vėzhgojmė atė nga afėr, ka thėnė Kuze pėr Express, tė martėn.
Ish-trajneri i Dinamo Zagrebit ka bėrė tė ditur se pėrveē Ramės, ėshtė duke e pėrcjellė edhe sulmuesin 21-vjeēar, Andis Shala.
Mė ėshtė sugjeruar edhe futbollisti i ri, Adis Shala, i cili luan nė Dunde. Nuk ka pasur diēka konkrete, por ėshtė njė futbollist qė do ta vėzhgojmė nė tė ardhmen e afėrt, theksoi Kuze.
Aktualisht nė Kombėtaren shqiptare luajnė gjashtė kosovarė: Arian Beqaj, Lorik Cana, Armend Dallku, Debatik Curri, Besart Berisha dhe Samir Ujkani.
Ndėrsa nė tė kaluarėn fanellėn kuqezi e kanė bartur edhe Besnik Hasi, Mehmet Dragusha, Bekim Kastrati dhe Blerim Rrustemi.
Mavraj gėzon Kuzen
Selektori i Shqipėrisė, Jospi Kuze, si duket, do ta zgjidhė problemin e mbrojtjes, repart i cili nuk ka qenė nė nivel tė duhur viteve tė fundit.
Trajneri kroat ka vendosur qė ta angazhojė nė Kombėtaren shqiptare, mbrojtėsin kosovar, Mėrgim Mavraj, i cili aktivizohet te skuadra e Bundesligės gjermane, Bochum.
Kėtė vendim ish-trajneri i gjigantit kroat, Dinamo Zagreb, e ka marrė nė fundjavė, gjatė ndeshjes Hannover Bochum, ku e kishte vėzhguar shtatlartin nga afėr.
Madje Kuze ka kėrkuar nga drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit (FSHF) qė ti kryejnė tė gjitha proceduarat teknike, pėr angazhimin e 23-vjeēarit nė ekipin kuqezi.
Mavrajn e kam vėzhguar nė dy ndeshje, ndėrsa pas 90 minutave tė takimit Hannover Bochum, jam bindur qė ai i ka tė gjitha kualitetet tė luajė nė Kombėtare. Prandaj kam kėrkuar nga drejtuesit e FSHF-sė qė ti kryejnė punėt teknike, rreth angazhimit tė tij nė Kombėtare, ka thėnė Kuze, pėr Express.
Pas ndeshjes Hannover Bochum (2:3), trajneri kroat ka takuar kosovarin me pasaportė gjermane sy mė sy, ku kanė biseduar rreth pėrfshirjes sė tij nė ekipin kuqezi.
Kuze ėshtė ndarė tejet i kėnaqur nga ky takim, pasi Mavraj i ka shprehur gatishmėrinė qė ta veshė fanellėn e Shqipėrisė.
Pas ndeshjes kam biseduar personalisht me Mėrgim Mavrajn. Ai ėshtė shprehur i gatshėm tė luajė pėr Shqipėrinė, gjė qė mė ka gėzuar pa masė, ka theksuar Kuze.
Mavraj nė vitin 2007, ishte pajisur me pasaportė shqiptare, nė kohėn e trajnerit kroat, Otto Bariē. Mirėpo mbrojtėsin kosovar nė vend tė Kombėtares A, e kishin ftuar me skuadrėn U-21 tė Shqipėrisė, gjė qė nuk i pėlqeu.
Pas kėsaj ai refuzoi tė veshė fanellėn kuqezi, duke zgjedhur pėrfaqėsuesen U-21 tė Gjermanisė, me tė cilėn debutoi nė vitin 2007, nė ndeshjen miqėsore kundėr shpresave tė Italisė.














