1
Ta pėrsėrisim vitin 2009 prej 23/12/2009, 17:16
Albatros
♫ Stafi Administrues ♫


Mesfushori i Barcelonės, Xavi Hernandez, ka deklaruar se punėt po shkojnė shumė mirė tek Barēa dhe se klubi spanjoll do tė bėjė gjithēka, pėr ta pėrsėritur suksesin e paparė ndonjėherė tė vitit 2009, por ai insiston se fitimi i 6 trofeve nė njė vit, nuk do tė jetė i lehtė qė tė arrihet.
Blaugrana janė klubi i parė nė histori tė futbollit qė e kompletuan vitin perfekt, duke fituar kėtė sezon Kupėn e Botės pėr klube, Superkupėn e Evropės dhe Superkupėn e Spanjės. Por, nuk duhet harruar edhe tri trofetė tjerė, qė i pėrkasin megjithatė vitit 2009, Ligėn e Kampionėve, La Ligan dhe Kupėn e Spanjės.
Ne do tė mundohemi ta pėrsėrisim atė qė e bėmė vitin e kaluar. Me punė tė madhe, ne do tė mundohemi ta arrijmė maksimumin e titujve sėrish. Ne do ta synojmė sėrish Ligėn e Kampionėve, por ti fitosh gjashtė tituj, nuk do tė jetė e lehtė tė pėrsėritet kjo, theksoi Xavi pėr tė pėrditshmen spanjolle, Marca.
Triumfi nė Kupėn e Botės pėr klube ishte spektakular, posaēėrisht pasi qė kjo ishte hera e parė, tha ai pėr uebfaqen goal.com.
Sipas mesfushorit spanjoll, kombinimi nė mes tė talentit dhe pėrpjekjeve, ėshtė formula e suksesit pėr njė klub nė futboll.
Talenti ėshtė gjithmonė njė plus nė lojė. Nė futboll, ashtu edhe nė sportet tjera, duhet tė jesh psiqikisht i pėrgatitur, por gjithmonė nevojitet edhe talenti dhe pėrpjekja pėr ta arritur atė qė e synon, tha nė fund pėrfaqėsuesi spanjoll.
Me 196 vota tė grumbulluara, Xavi Hernandez, tė hėnėn mbrėma u zgjodh lojtari i tretė mė i mirė nė botė nga FIFA, pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Po ashtu, ai ishte pjesė e njėmbėdhjetėshit mė tė mirė tė vitit 2009, tė vlerėsuar po ashtu nga FIFA.














