1
Kreu i ISKSH-sė, Hana: Kontratat e reja nė janar prej Thu 17 Dec 2009 - 8:25
Vizitor
Vizitor

Kontratat e reja mes spitaleve dhe Institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetsor, tashme jane gati dhe do te fillojne te zbatohen nga nje janari i 2010. Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, u shpreh se kontratat e reja per vitin e ardhshem kane risi ne matjen e cilesise se shėrbimeve qe ofrohen.
ISKSH do tė lidhė kontrata me 39 spitale publike nga tė cilat 4 spitale janė nė nivel terciar. Pėrqindja e shfrytėzimit tė shtratit, pėrqindja e rishtrimeve pėrmes shėrbimit tė urgjencės brenda 72 orėve tė daljes nga pavioni pėr tė njėjtėn diagnozė, pėrqindja e pacientėve tė shėruar qė kanė dalė nga spitali, pėrqindja e kryerjes sė operacioneve cezariane tek gratė shtatzana; synimi ynė ėshtė qė njė pjesė e pagesės sė spitaleve tė bėhet nė bazė tė plotėsimit tė indikatorėve nė mėnyrė qė eficenca paguhet me buxhet shtesė tha Hana.
Nderkohe per ato spitale qe do te plotesojne dhe indikatoret e matjes se cilesise qe perfshin kontrata do te kete dhe bono ne fund te vitit, rreth 5% e buxhetit te pėrcaktuar. Ky eshte viti i dyte i kontratave qe po zbatohen per vetėfinacimin e spitaleve, reforme kjo e ngjashme me ate qe u zbatua ne sistemin parėsor.












