BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

(UPDATE) Presidenti Bamir Topi vlerėson se shoqėria shqiptare ka ende shumė pėr tė bėrė nė kuadėr tė respektimit tė tė drejtave tė njeriut, pavarėsisht institucioneve dhe korrupsionit nė shumė sektorė. Deklarata e kreut tė shtetit vjen gjatė njė takimi tė organizuar nga Institucioni i Avokatit tė Popullit, ku morėn pjesė edhe ambasadori i Shteteve tė Bashkuara, Withers dhe ambasadori i OSBE, Bosch.

“Shoqėria shqiptare ka ende shumė pėr tė bėrė. Ka ende shumė pėr tė pėrmirėsuar nė drejtim tė respektimit tė drejtave tė Njeriut, pavarėsisė sė institucioneve, dhe fenomeneve negative tė korrupsionit ekonomik dhe politik. Unė mendoj se sot ėshtė shumė e rėndėsishme tė theksojmė se demokracia, tė drejtat e njeriut dhe konstitucionalizmi janė konceptet dinamike, vazhdimisht nė zhvillim dhe nė progres. Si tė tilla edhe pėrpjekjet pėr tė ecur nė njė hap me kohėn, pėr tė plotėsuar parimet, standardet dhe vlerat e botės ku dėshirohemi tė integrohemi natyrshėm duhet tė jetė njė sfidė e pėrditshme pėr tė gjithė”- deklaroi presidenti Topi.

“Pavarėsia e gjyqėsorit ėshtė njė kolonė themelore e shoqėrisė demokratike, ėshtė guri i themeli mbi tė cilėn ndėrtohen shoqėritė demokratike. Asnjė institucion demokratik nuk mund tė ndėrmarrė apo nuk mund tė ndėrhyjė nė gjyqėsor. Askush nuk ėshtė mbi ligjin" - nėnvizoi Withers.

“Ka ende shumė pėr tė bėrė nė respektimin e tė drejtave tė njeriut. Qeverisje e mirė do tė thotė respekt pėr tė drejtat e qytetarėve, do tė thotė njė sistem i drejtė gjyqėsor, lufta kundėr krimit dhe korrupsionit dhe tė gjitha kėto mund tė arrihen vetėm nėse aktorėt e pėrfshirė kryejnė detyrat e tyre"- deklaroi Bosch.

Deklarimet e presidentit Topi dhe diplomatėve ndėrkombėtarė pėrsėrisin nivelin e korrupsionit dhe krimit qė vazhdojnė tė shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto