Mishel Platini, mik nė Asamblenė e Futbollit
KE pėrgatit pritjen e Presidenti i UEFA-s, si dhe vendos pėr tė shpėrblyer kuqezinjtė pėr barazimin me Portugalinė
Pėr herė tė parė, njė titullar i organizmit mė tė lartė tė futbollit europian do tė marrė pjesė nė punimet e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Zakonshme tė FSHF-sė, qė do tė mbahet mė 12 nėntor. Bėhet fjalė pėr presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, i cili mė 11 nėntor do tė vizitojė Tiranėn, dhe njė ditė mė pas do tė jetė mik i Asamblesė sė FSHF-sė.
Komiteti ekzekutiv i kėsaj tė fundit, nė mbledhjen e djeshme, pasi miratoi datėn e zhvillimit tė Asamblesė, foli gjatė pėr organizimin qė do t'i bėhet vizitės sė njeriut tė njohur tė futbollit, tashmė me petkun e zyrtarit mė tė lartė. Sipas burimeve pranė anėtarėve tė KE-sė, bėhet e ditur se tė martėn e 11 nėntorit, axhenda e Platinisė fillimisht konsiston me pėrurimin e fushės sė Krujės, qė ėshtė ndėrtuar falė bashkėpunimit tė FSHF-sė me UEFA-n, nė kuadėr tė projektit "Hat Trick 2".
Ndėrkohė mėsohet se kreu i UEFA-s do tė takohet me njė nga krerėt e shtetit shqiptar, Presidentin e Republikės, Bamir Topi, apo Kryeministrin Sali Berisha. Kjo ngelet pėr t'u pėrcaktuar nė ditėt e ardhshme. Gjatė vizitės, Platini do tė jetė i shoqėruar nga drejtuesit e FSHF-sė, si dhe anėtarėt e komitetit ekzekutiv. Platini do tė diskutojė me drejtuesit e federatės pėr problemet qė ka futbolli shqiptar, ku natyrisht pritet tė parashtrojė mundėsinė e UEFA-s, pėr njė ndihmė mė tė madhe nė tė ardhmen.
Pas takimeve nė ditėn e parė, paraditen e 12 nėntorit Platini do tė mbajė njė fjalim para Asamblesė, e mė pas do tė largohet nga Tirana. Kjo vizitė duket shumė domethėnėse, pas problemeve qė ka kaluar Shqipėria, ku kujtojmė kėtu pezullimin nga aktivitetet ndėrkombėtare. Pėrgjigjja pozitive ndaj ftesės sė bėrė nga presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, nuk ėshtė rastėsi, pasi kreu i UEFA-s, Mishel Platini edhe mė parė ka kėrkuar tė vijė nė Shqipėri gjatė konfliktit shtet-federatė, qė ēoi nė pezullimin pa afat tė futbollit tonė, e mė pas heqjen e kėsaj mase.
Kuqezinjtė, nga 3 mijė euro pėr pikėn me "luzitanėt"
Komiteti ekzekutiv nuk kishte si tė mos e diskutonte edhe paraqitjen e kombėtares nė dy ndeshjet e fundit, me Hungarinė dhe Portugalinė. Si gjithnjė, FSHF-ja, me nė krye presidentin Armand Duka, ėshtė treguar bujare dhe dje ka miratuar njė shumė prej 50 mijė eurosh, pėr barazimin historik qė kuqezinjtė morėn ndaj Portugalisė.
Mėsohet se nga kėto, 3 mijė euro do tė marrin pėr kokė lojtarėt titullarė, ndėrsa mė pak ata tė stolit. Anėtarėt e komitetit ekzekutiv kishin rėnė dakord pėr ta shpėrblyer kombėtaren me kėtė shumė qė pas ndeshjes me Portugalinė. Madje, kjo u diskutua gjatė festės sė kuqezinjve. Fillimisht kanė qenė pėr t'u dhėnė 2 mijė euro pėr lojtar, por kėsaj shume iu shtuan edhe njė mijė tė tjera. Nga ky shpėrblim, trajneri i kombėtares, Ari Han, nė bazė edhe tė kontratės qė ka nėnshkruar, pėrfiton 5 mijė euro. Kjo ėshtė pėrcaktuar nė pikat e kontratės, si njė bonus pėr holandezin, nė lidhje me pikėt qė do tė marrė ai nė drejtimin e Shqipėrisė.