1
Meta: Berisha dhe Rama tė ulin tonet prej Mon 7 Dec 2009 - 7:32
Vizitor
Vizitor

Zevendeskryeministri dhe minsitri i Jashtem Ilir Meta ftoi kryesocialistin Edi Rama dhe kryeministrin Berisha te ulin tonet qe perdorin ndaj njeri tjetrit pasi keto nuk i sherbejne qellimit madhor te vendit per tu integruar.
"Eshte momenti qe si qeveria, si opozita te perqendrohen totalisht tek keto sfida qe jane vendimtare per gjithe vendin, sepse integrimi evropian eshte interesi yne kombetar, qe kalon mbi cdo interes te ngushte partiak, apo personal. Do doja ta quaja kete sezon ngacmimesh dhe provokimesh te panevojshme si nje grip stinor qe duhet ta leme sa me shpejt pas dhe te ecim te gjithe perpar sepse nuk kemi kohe per te humbur", tha Ilir Meta, Zv/kryeminister dhe Minister i Jashtem.
Meta nderkohe e cilesoi si primitivizem politik protesten e djeshme pushtetareve vendore te majte dhe planin e tyre per te vendosur plehra para kryeministrise. "Opozita ne kete drejtim ka shume se cfare duhet te beje si detyrim ndaj vendit, si detyrim dhe ndaj atyre qe kane votuar per te, pikerisht qe vendi te shkoje perpara dhe jo qe te shohim skena te cilat absolutisht tregojne per primitivizem dhe jo per stoicizem politik", vijoi Meta. Meta foli edhe per 8 dhjetorin dite te cilen e ai tha se shqiptaret kane shume arsye tashme per ta festuar...












