1
Rama dhe Meta nė Pragė, nė kongresin e PSE prej 7/12/2009, 07:29
Vizitor
Vizitor

Situata politike e krijuar nga perballja mes opozites dhe mazhorances ne
do te zhvendoset per dy dite ne Prage, atje ku dhe do te zhvillohet per dy dite kongresi i Partise Socialiste Europiane. Edi Rama dhe Ilir Meta jane ftuar qe te dy te marrin pjese ne kete aktivitet si anetare te kesaj internacionaleje. Socialistet shqiptare jane pergatitur konkretisht per te argumentuar perballe kolegeve europian qendrimin e tyre per zgjedhjet e 28 qershorit, sidomos ne dy perballjet e rendesishme qe do te kene me social-demokratin Stefan Foele i cili eshte edhe komisioneri i ri per zgjerimin e BE-se dhe kryetarin e socialisteve greke, Jorgo Papandreu. Ne dosjen e pergatitur nga selia roze per keto takime nuk do te mungojne edhe akuzat qė kryeministri Sali Berisha dhe pėrfaqėsues tė mazhorancės kanė bėrė pėr familjarėt e kreut tė opozitės, Edi Rama. Pjesė e kėsaj dosje ėshtė edhe fjalimi i pėrkthyer qė kryeministri Sali Berisha mbajti nė Kuvend, ku pėrfoli tė gjithė familjarėt e kryetarit tė PSSH-sė, Edi Rama. Nderkohe kryetari i LSI-se Ilir Meta i pyetur mbi kete aktivitet u shpreh se do ta shfrytezoje kete mundesi vetem per te diskutuar mbi proceset integruese dhe sfidat qe ka Shqiperia ne kete drejtim.












