BOTASHQIPTAREFORUM


Mirėse Erdhėt Nė Botėn Tonė dhe Tuajėn VIZITORĖ ...
Pėr tu bėrė pjesė e sajė ju duhet tė Regjistroheni ..
Atėherė mos nguroni, ejani dhe na shfletoni ...

Stafi jonė ju uronė vazhdimė sa mė tė kėndshėm ...



You are not connected. Please login or register

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor


Vizitor

Konstitucionialisti Sabri Godo thote se kryeministri Berisha ka te gjithe te drejten kur thote se ne rast djegies se mandateve nga ana e te mandatuarve socialiste atehere ata do te zevendesohen me te emrat e tjere te listes, por shton nuk duhet kurrsesei te arrihet deri ketu dhe kėrkon te gjendet rruga e dialogut.

“Pėrsa i pėrket betimit, atje nuk ėshtė vėnė njė afat se brenda sa kohe duhet bėrė betimi sepse supozohet qė nė seancėn e parė tė hapjes sė parlamentit, mbasi ke marrė mandatin duhet tė shkosh nė parlament dhe tė bėsh betimin. Kėtu kemi gjėra anormale. Ai nuk ka shkuar tė bėjė betimin. Pėr sa kohė do ti lejohet kjo? Kėtu jemi tek pika e dytė qė thotė se humbet mandatin nė qoftėse nuk paraqitesh pa arsye pėr 6 muaj. Do tė quhet i djegur mandati i kėtyre deputetėve dhe do tė bėhet rekrutimi i klasės sė dytė, i atyre qė vijnė fill pas tyre dhe kushtetuta kėtė presupozon. Por them se kushtetuta nė shpirtin e saj, nė filozofinė e saj e shkruan kėtė ose e hap kėtė shteg kur behet fjalė pėr njė individ dhe nuk merret dot me mend qė kjo do tė shtrihej nė gjysmėn e parlamentit” thotė Godo.

Sipas Godos situata e krijuar nga vendimi politik i Partise Socialiste eshte anormal dhe del pėrtej llogjikes politike. Ai thote se nuk mund te kete vendim partiak per te mos u futur ne kuvend pasi mandati i deputetit nuk i takon partise, por zgjedhesve. Godo kritikon gjuhen e pėrdorur nga kryeministri Berisha, por thote se kjo ishte nje kunder reagim i akuzave te vazhdueshme qe vete Rama ka hedhur kundrejt familjes se kryeministrit. “Duhet qė Berisha tė moderojė mėnyrėn e tij tė tė folurit si kryeministėr nė parlament dhe tė heqė dorė nga ataket personale megjithėse atė vetė dhe familjen e tij e kanė rėnduar me tė vėrtetė me tė tepėrt, por ja qė i takon atij tė durojė pėr tė mirėn e kėtij vendi” tha Godo.

Godo thote se partite politike jane tashme aq te maturuara sa per te gjetur nje zgjidhje te krizes ne vend pa patur nevoje te ndėrhyrjeve te tjera, qofte kjo edhe e presidentit te republikes.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi

 © BotaShqiptareForum.com | Kontakto