1
Berisha: Mosnjohja e zgjedhjeve nga Rama, nuk ėshtė problem prej 1/12/2009, 11:30
Vizitor
Vizitor

Duke etiketuar me tone entuziazmi si mė tė mirat e zhvilluara ndonjėherė, zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri Berisha i ka bėrė tė ditur rivalit tė tij politik, Rama se mos njohja e tyre prej tij nuk pėrbėn ndonjė problem. Madje kreu i qeverisė ėshtė shprehur se ndihet i nderuar nga ky fakt.
"Zoti Rama te jem i sinqerte me ty, mosnjohja e ketyre zgjedhjeve nga ti, vetem me nderon. Dhe te ftoj kurre te mos i njohesh. Zgjedhjet i ka firmosur opozita shqiptare por zgjedhjet nuk i njeh ti. Kete qendrim mbante vetem Enveri ndaj zgjedhjeve", tha Berisha.
Nė tė njetėn linjė ka qenė dhe kryetarja e Kuvendit, e cila ndodhej nė Malėsi tė Madhe. "Ne cilin vend te botes ku institucionet ngrihen mbi zgjedhje te lira dhe te ndershme, te certifikuara nga e gjithe bota, humbesi thote se eshte legjitimitet i cunguar. Ti je ne minorance, je mbrapsht, kur kerkon qe te nxjerresh jashte sistemit Partine Socialiste", u shpreh Topalli.
Nga qyteti i Lezhės, Berisha i ėshtė drejtuar sėrish kreut tė PS-sė, duke e akuzuar atė pėr mendėsi enveriste. "Ti nuk je i biri i Enverit, po ke nje gje me te keqe akoma. Ti kalon femijerine tende ne studion e babait tend duke lustruar bustet e Enverit. Ne rast se baballareve tuaj ne u rezervuam koshin e plehrave te historise, ty Lana dhe vetem Lana te pret", vijoi Berisha.
Tonet mes palėve u ashpėrsuan qė pas protestės sė opozitės, ku kjo e fundit pėrcaktoi 5 dhjetorin afatin limit pėr hapjen e kutive, nė rast tė kundėrt do tė kėrkojė vetėm zgjedhje tė parakohshme.












